Kriza Identitare e Universiteteve Evropiane

VÍCTOR PÉREZ-DÍAZ*

MADRID – Arsimi i lartë në Evropë është në ditët më të pa sigurta të tij. Ku duhet të jetë fokusimi primar i tyre- kërkimet shkencore, trajnimi profesional apo përfshirja sociale? A duhet të investojnë më shumë qeveritë në arsimin e lartë për të përforcuar rritjen afatgjatë ekonomike? A duhet të lihen të garojnë të pa ndihmuara universitetet në një treg të lirë global?

Edhe pse në mes të një diskutimi mbi rolin e tyre në të ardhmen. Universitetet Evropiane nuk duhet të humbasin identitetin individual, traditën dhe qëllimin social që i dallon. Kjo nuk do të jetë e thjeshtë. Administratorët e universiteteve përballen me një presion të madh nga lart- pra, nga institucionet Evropiane dhe qeveritë e vendeve- e po kështu edhe nga kërkuesit shkencorë, pedagogët dhe studentët e tyre.

Për më tepër që parametrat e debatit po bëhen gjithnjë e më të mjegullta. Nga njëra anë, universitetet janë të lidhura nga marrëveshje afatgjata me qeveritë, nga ana tjetër, ato përballen me reformatorë të përkushtuar që e shohin zgjidhjen tek tregu e që tentojnë të forcojnë konkurrencën mes institucioneve, të inkurajojnë stafin dhe të mobilizojnë studentët duke theksuar rëndësinë e nxënies së studentëve.

Natyrisht që një këndvështrim i tillë gjeneron implikime të ndryshme për të ardhmen e studentëve. Universitetet tradicionale kanë kryer kërkime, ofrojnë një edukim profesional dhe i ofrojnë të rinjve të vendit të tyre baza kulturore kur ato hyjnë në shoqëri. Sot, asnjë nga këto qëllime nuk paraqitet e sigurt. Përkundrazi rreziku më i madh që i kanoset universiteteve Evropiane është zgjatja dhe konfuzioni mbi qëllimin e tyre përfundimtar.

Kërkimi i të vërtetës përmes shqyrtimit, eksperimentimit, argumentimit racional dhe kritikës mutuale ka qenë përherë një raison d’être për universitetet. Duke reflektuar këtë, disa prej institucioneve Evropiane të inkurajuar prej qeverive që të ballafaqojnë kërkimet e tyre më të mira me kërkimet e universiteteve në SHBA.

Por jo të gjithë institucionet Evropiane kanë patur si qëllim kryesorin të tyre shndërrimin në një institucion kërkimor. Shumica e tyre kanë për qëllim që të përgatisin studentët e tyre për botën e punës. Gjithsesi, aftësitë që kërkohen sot jashtë akademisë po ndryshojnë shumë shpejt saqë universitetet po përpiqen për t’i mësuar ato në auditorët e tyre – si fjala vjen mendimi kritik, arsyeja analitike, zgjidhja e problemeve dhe shkrimin – përmes ekspertizës profesionale që rritet përmes stazhit që fitohet në punë. E nëse vitet e shkollës nuk përkthehen në rritje të njohjeve të aftësive atëherë shumica e justifikimit ekonomik të investimit në arsimin e lartë bie poshtë.

Universitetet gjithashtu kanë patur një mision për shërbimin ndaj publikut: pra për ta furnizuar studentin me njohuri kulturore thelbësore për jetën. Në fakt ky qëllim mund të duket tërësisht kontroversial me shoqërinë pluraliste të Perëndimit por universitetet duhet t’u mësojnë studentëve një botëkuptim mbi modelet , historinë dhe bazat e filozofisë mbi të cilat ato duhet të mbështeten për të debatuar. Pa një njohje të logjikës të ambientit të tyre socio-kulturor studentët mund t’i shohin universitetet si një vend i thjeshtë për të arritur qëllimet e tyre vetjake, për të krijuar lidhjet e duhura, për t’u kënaqur me jetën studentore dhe mbase për të marrë një sens sipërfaqësor mbi sensin e diversitetit.

Cilëndo prej udhëve që duhet të marrë universiteti Evropian, mbajtja e një identiteti vetjak përballë ndryshimeve globale dhe reformave në arsim do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë. Kërkuesit nuk janë më të kufizuar nga muret e kullës së fildishtë por puna e tyre është tanimë një pjesëz e një rrjeti më të madh përgjatë dhe pjesëmarrjes të sektorit privat. Pasja e profesorëve, që një herë e një kohë ishin qendra e imazhit të kolegjeve, po zëvendësohet nga pedagogët me kohë të pjesshme të cilëve u mungon lidhja konstante me institucionet e tyre.

Sikundër koncepti emergjent për universitetet – dikush që tërhiqet nga bota e korporatave– edukimi “manaxherial” duke aplikuar “praktikën më të mirë” (dhe përherë i gatshëm që të lëviz më tej në një pozicion tjetër më të mirë) – duke ruajtur respektin më të vogël për institucionin e jetës dhe traditës.  Studentët shihen gjithnjë e më shumë si konsumatorë të një shërbimi e ftohen për të zgjedhur gjithnjë e më shumë mësuesit, kurrikulën dhe vendndodhjen.

Disa mund t’i duken këto ndryshim interesante. Por qëllimi i tyre do të jetë humbja nëse ne i kërkojmë ato, dobësimi i identiteteve të universiteteve Evropiane, shumica e të cilave përdoren për të funksionuar në një botë të patronazhit shtetëror dhe rregullave strikte. Politik bërësit duhet të jenë në dijeni për demin që sjellin në edukim dhe kulturë këto reforma të cilat në zhargonin e përditshëm justifikohen si të orientuara drejt të ardhmes.

Universitetet duhet të mbrojnë memorien e tyre institucionale, traditën e tyre dhe përkushtimin ndaj cilësdo gjeneratë të re të studentëve. Një rrjet i drejtë dhe i duhur alumni mund të ndihmojë në këtë fushë. Alternativa e kësaj është eksperiencë edukative në bazë formulash që jo vetëm ka një mungesë të theksuar karakteri individual por edhe i mungon qëllimi moral.

* Víctor Pérez-Díaz, President i Qendrës së Kërkimit ASP në Madrid dhe pjesëtar i Akademisë Amerikane t Arteve dhe Shkencës dhe gjithashtu Akademisë Evropiane. Është autor i Tregu dhe Shoqëria Civile, Evropa dhe Kriza Globale: Ekonomia, Gjeostrategjia, Shoqëria Civile dhe Vlerat

Perktheu: Xhabyni

You may also like...