Ku do të shkojnë të gjithë punëtorët?

NOURIEL ROUBINI

Nju Jork – Novatorët teknologjikë dhe drejtorët duken shumë mendjelehtë në kohën tonë mbi atë që mund të sjellë e ardhmja. Teknologjitë e reja të prodhimit kanë gjeneruar entuziazëm të lartë mbi atë që disa e shohin se Revolucioni i Tretë Industrial. Në vitet e ardhshme, përmirësimet teknologjike në robotikë dhe automatizim do të rrisin prodhueshmërinë dhe eficencën, gjë që nënkupton përfitime domethënëse ekonomike për kompanitë.

Por, për sa kohë nuk ndërmerren politikat e duhura për të ushqyer rritjen e vendeve të punës, mbetet e paqartë nëse kërkesa për punë do të vijojë të rritet ndërkohë që teknologjia ecën përpara.

Përparimet teknologjike të kohëve të fundit duket se kanë tri karakteristika: ato kanë tendencën të kërkojnë shumë kapitale (duke favorizuar në këtë mënyrë ata që kanë resurse financiare); kërkojnë shumë aftësi (rrjedhimisht favorizojnë ata që kanë sakaq një nivel të lartë njohurish teknike); dhe janë kursyese të punës (rrjedhimisht reduktojnë numrin total të punëtorëve të pakualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar në ekonomi). Rreziku ëeshtë që robotika dhe automatizimi do të heqë punëtorë të nivelit të ulët në manifakturë para se pluhuri i Revolucionit të Tretë Industrial të ulet.

Zhvillimi i shpejtë i softeve kompjuterike inteligjente përgjatë dekadave të fundit ka qenë ndoshta forca më e rëndësishme që i ka dhënë formë revolucionit të pritshëm në manifakturë. Novacioni në programe, bashkë me teknologjitë e printimit tridimencional, do t’i hapë dyert për punëtorët që janë mjaftueshëm të arsimuar për të marrë pjesë; për të gjithë të tjerët, gjithsesi, mund të duket se revolucioni po ndodh gjetkë. Në të vërtetë, fabrika e të ardhmes mund të përbëhet nga 1 mijë robotë dhe një punëtor që i menaxhon ato. Edhe dyshemeja e dyqanit mund të pastrohet më mirë dhe më lirë nga një robot Roomba se sa nga ndonjë punëtor.

Për vendet e zhvilluara, kjo mund të ngjajë si lajm i vjetër. Në fund të fundit, përgjatë 30 viteve të fundit baza e manifakturës në ekonomitë aziatike në zhvillim ka nxjerrë jashtë loje fuqitë e vjetra industriale të Europës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut. Por nuk ka garanci se rritja e punësimit në sektorin e shërbimeve do të vijojë të zëvendësojë humbjet e vendeve të punës në industri.

Për fillestarët, teknologjia po zë pjesën gjithnjë e më të madhe të vendeve të punës në shërbime, duke i lejuar atyre të zhvendosen në Azi apo në vendet e tjera në zhvillim. Dhe, rrjedhimisht, teknologjia do të zëvendësojë manifakturën dhe shërbimet si burime vendesh pune edhe në tregjet në zhvillim gjithashtu.

Sot, për shembull., një pacient në Nju Jork mundet që të bëjë radiografinë, e cila dërgohet në mënyrë dixhitale, në, fjala vjen, Banglore të Indisë, ku  një radiolog shumë i aftë e lexon atë për një të katërtën e pagës që do të merrte një radiolog me bazë në Nju Jork. Por sa kohë do të vijojë kjo seri sa një soft kompjuterik të jetë në gjendje t’i lexojë këto imazhe më shpejt, më mirë dhe më lirë se sa një radiolog në Banglore?

Në të njëjtën mënyrë, në dekadën e ardhshme, Foxconn, i cili prodhon iPhone dhe mallra të tjera elektronike, planifikon të zëvendësojë pjesën më të madhe të forcës së vet punëtore prej 1.2 milionë kinezësh me robotë. Dhe shumë shpejt programet e njohjes së zërit do të zëvendësojnë call center-at në Bangalore dhe Manila.

Novacionet teknologjike që pakësojnë vendet e punës do të prekin arsimin, shëndetësinë, qeverinë dhe madje edhe transportin. Për shembull, a do të kemi ne sërish nevojë për kaq shumë mësues në dekadat e ardhshme nëse pjesa më e mirë e këitj profesioni mund të prodhojë kurse gjithnjë e më të sofistikuara në internet të cilat mund t’i ndjekin miliona studentë njëkohësisht? Nës jo, si do t’ia bëjnë gjithë këto ish mësues të fitojnë jetesën?

Edhe qeveritë po shkurtojnë vendet e punës – veçanërisht qeveritë e ngarkuara me deficite dhe borxhe të larta. Dhe, përmes transformimit të mënyrës se si shërbimet i jepen publikut, tendenca e e-qeverises mund të kompensojë humbjet e vendeve të punës me përfitime në produktivitet.

Edhe transporti po revolucionarizohet nga teknologjia. Brenda pak vitesh, makinat pa shoferë – kortezi e Google dhe të tjerëve – mund të bëjnë të panevojshme miliona vende pune.

Dhe, natyrisht, novacionet teknologjike që janë invensive në përodrimin e kapitalit dhe kursyese në punë është vetëm një nga faktorët – bashkë me efektin e fituesit që i merr të gjitha – që po sjellin rritje të pabarazisë në të ardhura dhe pasuri. Rritja e pabarazisë bëhet pas kësaj një pengesë në rritjen e kërkesës (përveç të qenit burim i destabilitetit shoqëror dhe politik), për shkak se shpërndan të ardhurat nga ata që shpenzojnë më shumë (familjet e shtresës së ulët dhe të mesme) te ata që kursejnë më shumë (individët pasuri të madhe dhe kompanitë korporative).

Dukshëm, kjo nuk është hera e parë që bota është përballur me probleme të tulla dhe e shkuara mund të na ndihmojë dhe të na shërbejë si një model për zgjidhjen e këtyre problemeve. Vonë në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzet udhëheqësit u përpoqën të minimozojnë pasojat më të këqija të industrializimit. Puna e fëmijëve u ndalua nëpër të gjithë botën e zhvilluar, orari i punës dhe kushtet e punës u bënë më njerëzore dhe rrjetet e sigurisë shoqërore u krijuan për të mbrojtur punëtorët e dobët dhe për të stabilizuar makroekonominë e tyre (shpesh delikate).

Ndërsa ne kërkojmë zgjidhje të ndriçuara për sfidat që na paraqet Revolucioni i Tretë Industrial, një temë e përgjithshme është para syve tonë: Fitimet nga teknologjia duhet të drejtohen te një pjesë më e madhe e popullsisë nga ajo që ka përfituar deri tani. Kjo kërkon një komponent madhor në arsim. Në mënyrë që të krijohet mirëqënie me bazë më të gjerë, punëtorët kanë nevojë për aftësi për të marrë pjesë në një botë të re dhe të mirë që nënkuptohet se do të krijohet nga ekonomia dixhitale.

Edhe kjo mund të mos mjaftojë, gjë që do të bëjë të nevojshme sigurimin e të ardhurave permanente mbështetëse për ata, vendet e punës së të cilëve do të zhduken nga programet kompjuterike dhe makineritë. Edhe këtu ne duhet të mësojmë me kujdes leksionet e historisë.

You may also like...