Kursi fiks i këmbimit valutor
Regjim i këmbimit valutor në të cilin autoriteti monetar përcakton një kurs fiks të këmbimit të monedhës kombëtare me një apo disa monedha të vendeve të tjera partnere tregtare dhe garanton zbatimin e këtij kursi këmbimi në vijimësi, duke mbajtur rezerva të mjaftueshme në monedha të huaja si dhe duke kontrolluar rreptë masën monetare në monedhë kombëtare. Vendet që e përdorin këtë regjim kanë avantazhin e stabilitetit në kostot e kompanive eksportuese dhe disavantazhin e mospasjes nën kontroll të emisionit monetar në shërbim të rritjes ekonomike të vendit. Është i ndryshëm nga Kursi i Lirë i Luhatshëm, (shif), i cili zbatohet aktualisht në Shqipëri. Lexo më shumë: Fjalorthi Politik