Kuvendarët

Problemi, që kemi ne sot nuk është mungesa e intelektualit si emër. Problemi qëndron sepse intelektualë prej së vërteti ne nuk kemi dhe as nuk kemi patur në parlament. Po të kishim patur intelektualë prej së vërteti, gjërat me shumë mundësi do të shkonin pak më ndryshe në këtë vend. Intelektuali ka një fije respekti për veten dhe të vërtetën, mirëpo mënyra se si ka vepruar parlamenti dje dhe sot nuk është se ka ndonjë ndryshim.

Xhabyni

Gjatë kohës, kur opozita kishte vendosur që të mos merrte pjesë në seancat parlamentare disa prej opinionistëve u angazhuan në një debat që është i drejtë. Pra, fakti që parlamenti është mbushur me persona të inkriminuar, me shkollim të dyshimtë apo qoftë edhe pa shkollim fare. Këto kuvendarë nuk ndodhen vetëm në pozitë por edhe në opozitë.retorika-e-politikaneve-ne-kosove-

Gjithsesi, është më se e vërtetë që kuvendi jonë është mbushur me persona që kanë precedentë penalë dhe kjo për hir të së vërtetës është një fatkeqësi për këtë demokraci me aftësi të kufizuara që kemi ne si shoqëri. Ajo që më bëri përshtypje, në disa nga shkrimet e opinionistëve, ishte krahasimi i Kuvendit me atë të fillim viteve 1990 i cili qe mbushur me intelektualë, me kuvendarë me shkollë të lartë. E ky është një argument më se i vërtetë, por pyetja që shtrohet është “Po çfarë ndryshimi kanë sjellë në ligjvënie këto intelektualë-kuvendarë?”

Historia e kuvendit dhe shtetit tonë ka treguar që këto intelektualë në postin e Kuvendarin nuk kanë sjellë ndonjë risi për të cilën mund të mbahen mend. Ato, po njësoj si gangsterët sot, kanë ngritur duart e tyre sa herë që liderët e tyre vendosnin se duhej të votohej në një mënyrë. Madje, nëse sot gangsteri edhe kundërshton një ligj të caktuar (ndoshta dhe për sy e faqe), intelektuali-kuvendar nuk është mbajtur ndonjëherë për ndonjë kundërshtim të ndonjë rasti flagrant.

Fjala vjen, nuk mbaj mend ndonjë intelektual-kuvendar në parlamentin e vitit 1996 të kundërshtonte autokratizmin e Berishës. Siç nuk mbaj mend ndonjë intelektual-kuvendar në parlamentin e vitit 2000 që të ketë kundërshtuar Nanon (përveç parodive të katarsisit) në çështje jetike, apo t’i përplasë në surrat abuzimet dhe korrupsionin që ishte bërë frymëmarrja e qeverisjes së tij. Të tillë shembuj më nevojiten edhe në parlamentarizmin intelektual të viteve 2005-2013, ku për asnjë moment nuk kemi parë një lëvizje intelektuale në shërbim të popullit.

Në thelb, kuvendarët tonë intelektualë nuk ishin (sidomos pas 2009) vetëm se disa kukulla që ngrinin dorën apo bënin ndonjë fjalim që për hir të mirë shkrimit dhe të qenurit ish-gazetarë dilte nëpër faqet e gazetave. Kështu kanë qenë intelektualët-kuvendarë që nga koha e diktaturës, apo harruat se sa shkrimtarë, piktorë, skulptorë e kështu me radhë kishim në Kuvend e Komitet Partie asokohe?!

Problemi, që kemi ne sot nuk është mungesa e intelektualit si emër. Problemi qëndron sepse intelektualë prej së vërteti ne nuk kemi dhe as nuk kemi patur në parlament. Po të kishim patur intelektualë prej së vërteti, gjërat me shumë mundësi do të shkonin pak më ndryshe në këtë vend. Intelektuali ka një fije respekti për veten dhe të vërtetën, mirëpo mënyra se si ka vepruar parlamenti dje dhe sot nuk është se ka ndonjë ndryshim.

Ajo që i mungon kuvendarëve tanë është kurajo-ja për të thënë të vërtetën. Kjo kurajo nuk vjen domosdoshmërisht prej intelektualizmit, mund të jesh një punëtorë i thjeshtë edhe mund ta thuash të vërtetën. Pikërisht kuvendarët kurajoz na kanë munguar dhe na mungojnë. Këto kuvendarë, nuk kanë qenë asnjëherë shumicë që të ndërtojnë dhe të zotohen të zbatojnë një ligj në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë. Prandaj më duket cinizëm që të vlerësosh kuvendarët-intelektualët e djeshëm ndaj kuvendarëve-gangsterëve të sotshëm.

Gjatë kohës që Ciceroni u përball me rrezikun e diktaturës së Krasit dhe Çezarit ai iu drejtua skllavit dhe njëkohësisht mikut të tij duke i thënë “Ruajtja e republikës dhe jo qeverisja e saj është detyra më e rëndësishme e një senatori”. Asnjë prej kuvendarëve tanë nuk ka pasur e me shumë mundësi nuk e ka si qëllim fjalinë e mësipërme.

You may also like...