Lajmet aspak serioze të një të enjte, kandimi I Mziut, xhepi heterogjen

Kandimi i Mziut

Kur e pyetën, Lulzim Bashën, për cilësitë e kandidatëve që do të vendoste si kandidatë për kryetarë bashkie ai premtoi se do të kishte kandidatë jo të kriminalizuar. Për të nisur kështu ai i pari ndërtimin e një parimi të tillë.

Sot, në vazhdën e këtij parimi, Partia Demokratike zyrtarizoi kryetarin aktual të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziun, i cili sipas të dhënave të konstatuara nga Ruritania Agency Neës vazhdon të ketë një proces të hapur gjygjësor dhe se vendimi nuk është dhënë ende. Por, duke patur parasysh që gjykatat përgjithësisht i kanë lënë të lirë të gjithë kryebashkiakët e akuzuar nga prokuroria, shanset janë që edhe Mziu të shpallet i pafajshëm dhe si trofe të kësaj pafajsie të ketë fitoren e tretë radhazi.

Xhepi heterogjen

Në fund të një seance të bezdisshme dhe shumë lodhëse Saimir Tahiri, nga xhepi i vet heterogjen nxorri një urdhër të korrigjuar. Sipas ministrit, kjo akuzë e rëndë, flet për një urdhër që Lulzim Basha ka tentuar të hedhë gazin homogjen mbi protestuesit të 21 Janarit 2011.

Batuta e Tahirit që vetëm një rrëshqitje e çastit që Doktorin e beri te dhjesë nga gallata! Aq sa ai i kujtoi akuzat e Pepsi-Colas në 1997.

Gazetari jonë në parlament na lajmëroi që një akuzë e tillë u komentua gjerësisht si akuza që Berisha i bëri Nexhmie Hoxhës në fillim të viteve 1990 ku e arrestoi këtë të fundit për kafen kontrabandë.

You may also like...