Lajmet johistorike të javës
Ministri i Mbrendshëm Sajmir Tahiri deklaroi se një operacion policor që solli arrestimin e babait të tij për kontrabandë ilaçesh, mbetet në thelb një operacion i suksesshëm, pavarësisht se ka ende “nevojë për përmirësime”.
Zëdhënësja e partisë më katundare në vend, pas traumave që ka pësuar duke punuar në selinë Blu, deklaroi se po ta kishte në dorë, nuk do t’i jepte leje pronarëve të kësaj partie të vinin në Tiranë. Më shumë.
Zbardhet plani sekret i Laurës për regjimin e vizave
Lazarati na ndihmon – Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike CEZ bëri të ditur se për çudinë e të gjithëve, 30 për qind e banorëve të republikës së pavarur dhe krenare të Lazaratit, paguan rregullisht faturat e energjisë elektrike. Një banor i Lazaratit tha se pagesat bëhen si kontribut i fshatit për pjesën tjetër të Shqipërisë. “Ne po punojmë fort në bashkëpunim me Ministrinë e Mbreshmshme dhe veçanërisht Ministrin Tahiri, për të ndërgjegjësuar pjesën tjetër të popullsisë që të paguajë dritat me të njëjtën korrektesë që na karakterizon në tregtinë e mariuanës,” tha banori. “Sllogani ynë është: ‘Siç nuk harron të mbjellësh tokën, mos harro të paguash dritat!’” shtoi ai.
Rekordi Historik i Lul Bashës – Kryebashkiaku i Tiranës Lul Basha bëri histori kësaj jave duke u bërë kryebashkiaku i parë që përballet me një protestë nga tifozët e skuadrës së futbollit Tirona. Burime nga Bashkia bëjnë të ditur se ai e ka parë si shumë banale dhe të zakonshme që Tirona të bëhet sërish skuadër kampion kështu që ka vendosur të realizojë një rekord tjetër, ta çojë Tironën në kategorinë e dytë. “Ka ndodhur mbi 25 herë që Tirona të bëhet kampion kështu që ne menduan të realizojmë diçka që askush tjetër nuk e ka bërë, ta çojmë në kategorinë e dytë,” tha burimi nga bashkia.
Një Dashnore në këmbim të biçikletës – Oferta më e re e gocave të Tironës për të gjithë gangsterët politikanë me makina të shtrenjta është që t’i gjejnë dashnore pa patur nevojë të ekspozojnë veten në majë të makinave luksoze.
“Duke marrë parasysh se policia nuk guxon të gjobisë këto tipat, ne kemi menduar se e vetmja zgjidhje është që t’ia fitojmë zemrën,” bëri të ditur organizatorja e fushatës.