Lajmi i fundit: Krijohet Shoqata “Bashkimi për Integritetin e Ditës Kombëtare të 1 Prillit”

20580_240481451749_1230819_nMe shqetësimin se gjatë vitit të fundit 1 prilli ka humbur prestigjin e vet si dita e gënjeshtrave në Shqipëri për t’u njohur më së shumti si Dita e Ngjalës, apo Dita e Ngjalave të të Gjirit të Lalzit, një grup intelektualësh vendosën të krijojnë Shoqatën “Bashkimi [mbarëkombëtar] për Integritetin e Ditës Kombëtare të 1 Prillit”.

“1 prilli ka qenë dhe duhet të mbetet dita e bukur e gënjeshtrës, për të cilën populli shqiptar ka një të shkuar legjendare dhe krenare,” tha Sabri Matrallënga, intelektual, gjeneral në lirim dhe inxhinjer, me rastin e themelimit të SHBIDK1P. “Për rrjedhojë, një situatë e tillë e vërtetë si aleanca Meta – Rama nuk duhet kurrsesi të zëvendësojë vlerat e 1 Prillit,” shtoi ai.

Shoqata ka në plan të kërkojë pranë Autoritetit Kombëtar të Markave dhe Patentave, shpalljen e 1 prillit si markë dinstiktive me origjinë të certifikuar si dhe do të lobojë pranë medias që kësaj date t’i referohen vetëm për artin e bukur të gënjeshtrës dhe të mos e lidhin atë me asnjë ngjarje të vërtetë. Ruritania News Agency

You may also like...