Lajmi jep dorëheqjen nga Shqipëria, barsoleta, një kandidat për ta zëvendësuar

17 qershor 2012 – (Lajme Ruritania) Udhëheqësi i partisë së informacionit, Lajmi, dha dorëheqjen sot nga detyra e informimit të shqiptarëve duke deklaruar se një kombinim faktorësh negativë e bëjnë të pamundur kryerjen e detyrës së vet.

“Ruritania ka qenë gjithmonë një vend i çuditshëm dhe puna e Lajmit këtu ka qenë gjithmonë e vështirë, por gjatë muajve të fundit, kanë ndodhur do gjëra të cilat i kanë bërë lajmet të tepërta,” thuhet në një njoftim për shtyp.

“Pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, shtëpia e kryeministrit të Shqipërisë është e rrethuar me më shumë roje se sa Shtëpia e Bardhë në SHBA, ndërsa Ilir Meta rezultoi i ndershëm përballë akuzave për korrupsion, partia Socialiste në opozitë ia fut vetes në mënyrë të përsëritur dhe një racist italian ka një djalë budalla që vjen të marrë diplomë te Meti, për të cilin, sëfundmi kanë bërë edhe një këngë. Në këtë situatë, Lajmi nuk është në gjendje të kryejë detyrën e vet themeltare dhe rrjedhimisht ka vendosur të japë dorëheqjen,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Duke përfituar nga kjo dobësi e momentit e Lajmit, Barsaleta ka nisur sakaq fushatën elektorale për të fituar zemrat e shqiptarëve.

You may also like...