Legen

– Kuptimi i parë, enë me bazë të gjerë që në përgjithësi përdoret në tualet për të larë këmbët ose për të bartur rroba e palara për në lavatriçe ose nga lavatriçja për në varëse. Shembull: Fut këmbët në legen me ujë të ngrohtë, merr legenin dhe var rrobat, hidhi një legen me ujë të nxehtë nga ballkoni atij legenit që po bërtet nga poshtë.

Kuptimi i dytë – Njeri i ulët, pa dinjitet, i cili supozohet se është aq hajdut i panginjur sa i bën të skuqen edhe hajdutët me dinjitet, ose ata që shqetësohen se mos bien tepër në sy.

Shembull: Kryeministri Edi Rama përdori fjalën “legen” për të përshkruar një pjesë të drejtorëve të shtetit të emërtuar prej tij, të cilët, sipas tij, “ia nxijnë faqen qeverisë përballë popullit”. Rama nuk bëri të ditur se për çfarë legenësh e kishte fjalën, por media bëri të ditur se ai do të thërriste të gjithë deputetët për t’i kërkuar llogari të hollësishme për legenët nën përgjegjësinë e tyre. Lexo më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...