Lekun nuk e ha as qeni
Shprehje popullore dhe politike e Shqipërisë së viteve 1980 që shpjegonte gjendjen ekonomike të inflacionit të fshehtë të atyre viteve. Përdorej për të shpjeguar se lekun në formë monedhe apo kartëmonedhe, nuk e han dot askush në kushtet kur nëpër dyqane nuk ka mallra që mund të blihen me këto para.
Përgjatë të gjithë dekadës nga viti 1980 deri më 1990, Shqipëria u përball me situatën kur paraja në qarkullim e shpërndarë nga qeveria në formën e pagave dhe pensioneve, u rrit me ritme më të shpejta se sa sasia e mallrave të disponueshme që mund të bliheshin me këto para. Për rrjedhojë, një pjesë jo e vogël e qytetarëve, edhe në rastet kur kishin para në duar, nuk kishin çfarë të blinin me këto para. Fjalorthi Politik Shqiptar