Libraritë e Tiranës

Sot për sot Tirana është qyteti me numrin me te madh te librarive ne Shqipëri. Me poshtë do të rendisim libraritë, vendndodhjen dhe karakteristika që kanë këto librari.
Libraritë në Shqipëri janë të vogla, me pak investime, të paorganizuara dhe zakonisht janë biznes familjar, d.m.th punonjësit janë pjesëtarë të një familje a fisi, vështirësi financiare.
Të vogla do të thotë me hapësirë të vogël për metër katror, pak rafte dhe shumë pak libra, janë në formë dyqani e ndërtese e deri në formë kioske.

Janë të paorganizume, do të thotë që nuk kanë sistem për librat që shesin e që kanë në zotërim, furnizimet janë të parregullta dhe fondi i librave është i vogël ne krahasim me numrin e botimeve, shpesh me mungesa, pa organizim ne shoqata apo forume. Pak investime do të thotë, që libraritë janë hapur nga individë si nevojë për të fituar apo për një farë lidhje që kanë pasur në të kaluarën me të. P.sh shumë nga librarët në Tiranë apo edhe në qytete të tjera janë ish-shitësit e librarive të vjetra gjatë komunizmit që më pas i privatizuan dyqanet. Shumë të tjerë janë sipërmarrës që kanë besuar se mund të fitonin apo edhe kontribuonin në kulturë. Por në asnjë rast shteti apo komuniteti a shoqëria nuk i kanë ndihmuar këto njerëz apo të kenë hapur librari. Shteti ka më se 20 vjet që nuk ka asnjë lloj qasjeje ndaj këtij aktiviteti. Po ashtu edhe shoqëria, komuniteti, lagjja etj. Biznes familjar do të thotë, që të punësuarit janë pjesëtarë të një familjeje apo farefisnie. Shkaqet dihen, janë të ardhurat e pakta dhe klima e mosbesimit. Vështirësitë financiare dihen vijnë nga monopoli i librarive shkollorë, mungesa e ligjit për librin dhe libraritë, po ashtu edhe me dobësimin e arsimit etj.

Libraritë sipas rendit

Libraria e Evës
Kështu njihet nga të gjithë në Tiranë kjo librari-kioskë e famshme e cila ndodhet fiks përballë Xhamisë së Et’hem Beut dhe afër Bibliotekës Kombëtare dhe ka një hapësirë rreth . Është një librari e lezetshme dhe një pike reference për të gjithë librarët, lexuesit dhe blerësit e librave. Libraria Eva është shumë e këndshme dhe plot me informacion rreth shumë botimeve pasi ka të paktën 15 vjet aty dhe ka shumë njohuri rreth autorëve që botojnë libra vetë. Vendi i librarisë është fantastik dhe aty has lloj-lloj personazhesh dhe karakteresh qe rëndom vijnë nga biblioteka te libraria. Eva ka jo shumë tituj pas libraria është e vogël por aty për një kohe te gjatë gjeje libra që si gjen në librari tjetër. Te kjo librari gjen libra që vijnë nga Kosova të cilët zakonisht nuk i gjen në librari të tjera.

Libraria Adrion
Libraria Adrion është libraria më e madhe në Tiranë, rreth 200m katror dhe hapësirë dhe libra të shumtë. Veç funksionit si librari Adrion Ltd ajo ushton edhe shpërndarjen e librit dhe revistës në gjuhë të huaj e shqip. Libraria furnizohet mirë dhe aty mund të gjesh shumë tituj librash, revistash nga të gjitha fushat. Si librari ajo njihet edhe për tregtimin e librit në gjuhë të huaj, kryesisht anglisht, italisht frëngjisht. Mund të themi se është një nga libraritë më të suksesshme në mbarë Shqipërinë. Libri në gjuhë të huaj, sidomos librat Oxford Classics dhe librat për Shqipërinë dhe romanet e autorëve shqiptarë në gjuhë të huaj e bëjnë që të ketë shumë sukses, pasi është e vetmja që ofron këtë lloj literature. Libraria Adrion po ashtu ka edhe një filial në aeroport ku mund të gjeni libra në shqip.

Libraria te shkallët e Bibliotekës Kombëtare
PO ashtu si edhe libraria e Evës edhe kjo është një librari Kioskë me pronare Nezihatin, një grua e moshuar e cila pi cigare gjithë ditën, e vogël dhe me pak libra dhe hapësirë po sa e librarisë së Evës. Te kjo librari e ke të vështirë të gjesh ato që do. Autorëve shqiptarë s’ua merr librat dhe çdo gjë ajo e merr kur i intereson ndonjë titull. Ka më shumë punë me revistat dhe gazetat, kuptohet edhe me biletat e telebingos apo Lotarisë Kombëtare.

Libraria Nazmisë
Libraria e Nazmisë është një kioskë e vogël pranë muzeut historik, 2 me 2, duket e vogël por Nazmija është e papame si tregtare librash. Në kioskë ka libra të rinj dhe shumë të vjetër. Faktikisht Nazmija ka shumë libra të vjetër, si romane të kohës së komunizmit, libra historikë, libra tekniko-shkencorë, fjalorë të vjetër etj. Është librare dhe tregtare e egër e cila gjatë gjithë vitit shet libra edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Kuptohet që njeh vetëm botimet e vjetra mirë, për botimet e reja se çan kokën dhe as furnizohet. Përveç librarisë ka dhe shumë libra të vjetër edhe në magazinën që ka, po ashtu ndonjëherë gjen edhe libra në gjuhë të huaj. Furnizohet edhe me botimet e Kosovës, zakonisht libra pa vlerë. Punon me nënën edhe vëllanë, i cili shet edhe në rrugë.

Librari Agolli
Librari Agolli është e vendosur përkarshi selisë së partisë socialiste. Ka qenë librari shumë e lezetshme dikur, e cila furnizohej mirë, kishte shumë libra dhe me një hapësirë 30m katror. Siç thashë ka qenë shumë e mirë dhe me shumë tituj librash, ku mund të gjeje libra të mirë. Ka pas qenë shquar për fondin me autorë shqiptarë. Duke qenë se është në qendër të Tiranës mund të gjeje shumë libra të autorë shqiptarë nga rrethet. Tashmë kjo librari është zvogëluar dhe e lënë pas dore dhe me pak libra dhe pa interes. Po ashtu kjo rënie shpjegohet edhe me lidhet edhe me mungesën e investimit dhe përkujdesjes nga pronarët.

Libraria Baça
Libraria e Baçës ka qenë ne fillim te rrugës së Kavajës, majtas te kolonat siç njihet. Ajo u mbyll para dy vitesh fatkeqësisht në presion nga shteti, pasi ai e shiti. Pronari, Isuf Baca ka qenë librar i lezetshëm dhe për një kohë të gjatë shumë i informuar për botimet në shqip, pasi gjithmonë fondi i librave që mbante në librari ka qenë i përzgjedhur, ngase ai ka qenë edhe lexues dhe shijues e ndonjëherë shkruante edhe tregime. Për një kohë të gjatë ka qenë nga libraritë më të mira në Tiranë derisa u mbyll. Isufi ka pas edhe një shtëpi botuese “Botime Baça”, e cila po ashtu e ka mbyllur aktivitetin.

Librari Vera
Librari Vera gjendet pranë ish-ambasadës Jugosllave, me pronare librare Verën. Libraria e Verës është relativisht e madhe. Vera është librashitëse shumë e egër, pasi s’ka edhe shumë punë, dhe të ardhurat i ka të pakta. Fillimisht librarinë e ka pas pranë parlamentit, por më pas lëvizi në rrugë të Durrësit pranë Ministrisë së arsimit. Vera ka pak libra nga botimet e reja dhe furnizohet pak pasi ka dyqan të ri dhe pak klientë. Ajo zotëron një fond tumirë nga botimet e para viteve ’90, ku gjen romane, fjalorë dhe historikë. Aty mund të gjesh për shumë nga ata që i duan këto botime. Ajo tash po has shumë vështirësi por punon pasi ska ca me bo tjetër. Bashkë me të puno Skënderi i cili ka një shtëpi të vogël botuese për fëmijë “Extra”.

Librari Kycuku
Librari kycyku eshte nga të parat librari dhe distributor në Tiranë, i vendosur te 21 Dhjetori te ish zyrat e Nëntorit. Agimi Kycyku, pronari ka punuar fillimisht te një shtëpi botuese, ai ka mbledhë te libraria shtëpitë botuese kryesore por edhe ato dytësore, duke pasur kështu një numër të madh botimesh. Më pas ai hapi një librari në të cilën ai shet librat me cmim shumice për libraritë e tjera. Gimi kuptohet nuk merr të gjitha botimet por priret të marrë më shumë librat që shiten nga publiciteti. Ka një sistem primitiv shpërndarje në Tiranë dhe con libra në rreth vetëm me pagesë direkte pra me porosi. Është distributor alla shqiptar ka nuhatje vetëm për shitjen. Tash Gimi ka hap një shtëpi botuese “Kycyku”. Autorët shqiptarë i urren.

Librari Dita
Bashkë me Gimin, Njaziu pronari i librarisë përbejnë dy distributorët më kryesorë në të gjithë Shqipërisë. Kjo librari ka një numër madh botimesh dhe është e madhe. Kjo librari punon me rrethet dhe ka organizim të mirë për situatën te ne. Librat i shet me ulje për librarët e tjerë, midis të tjerave autorët mund të çojnë librat e tyre që tua shesë. Së bashku me librarinë Gimit këto dy librari relativisht të mëdha janë dy distributorët kryesorë për të gjithë Shqipërinë.

Librari Nektari
Librari Nektari gjendet në rrugë të Kavajës pranë Xhamisë së Dine Hoxhës. Eshtë një librari e vogël dhe e fokusuar në tregtimin e librave të besimit mysliman, e cila ka një fond dhe numër mesatarisht të lartë. Atje mund të gjeni literaturë të përkthyer në gjuhën shqipe, Kuranin, libra të shkencave fetare, libra të dijetarë myslimanë, libra propagandistikë, metoda të gjuhës arabe, fjalorë arabisht-shqip, histori etj. Po ashtu mund të gjeni libra të autorëve shqiptarë rreth islamit. Kjo librari ka dhe një shtëpi botuese “Nektari”, e cila ka botuar me vite literaturë fetare.

Libraria te Kisha Ortodokse Ngjallja e Krishtit
Kjo librari gjendet te ambientet e Kishës së re ortodokse pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo librari është e madhe dhe e re, por ka pak tituj. Aty mund të gjeni dhe blini libra fetarë të krishterë të ritit ortodoks. Mund të gjeni Bibla, libra për mësime fetare, arkeologji dhe arkitekturë të Kishave, dhe një periodik fetaro-kulturor, etj. Me kalimin e kohës kjo librari do të pasurohet.

Libraria te Kisha Ortodokse te rr.Kavajës
Kjo është një librari e vjetër dhe me më shumë libra se ajo e mësipërmja, sigurisht ka libra të klerit ortodoks. Vendndodhja është në rrugë të Kavajës pranë kishës Katolike.

Qendra e librit Genziah pranë Kishës Katolike
Kjo librari gjendet pranë Kishës Katolike “Zemra e Krishtit” në rrugë të Kavajës. Libraria tregton libra të klerit katolik. Aty mund të gjeni Biblën, libra me mësime fetare, fjalorë biblikë, teologji, histori etj. Kjo Librari është e vogël dhe jo me shumë qarkullim. Por aty mund të gjeni libra të dobishëm dhe periodikun Hylli i dritës dhe kolonën e botimeve Françeskane. Po ashtu kjo librari ka dhe një shtëpi të vogël botuese.

Librari Fan Noli
Kjo është një librari e vogël dhe tregton vetëm librat e shtëpisë botuese Fan Noli e cila te ne njihet për botimin e Frojdit, Jungut dhe Fromit. Libraria gjendet në rr.Kavajës, përballë shkollës Zonja e Këshillit të mirë. Te kjo librari mund të gjeni të gjitha botimet e shtëpisë botuese “Fan Noli”, po ashtu edhe botime te Kosovës.

Autori nuk është një person historik, herë tjetër libraritë e tjera. Informacioni është krejt në nivel personal.

You may also like...