Lufta e monedhave

Përpjekje e vendeve të ndryshme për të ruajtur avantazhet e veta tregtare përmes zhvlerësimit gradual të monedhave të tyre në raport me monedhat e vendeve konkurrente. Synimi është që përmes pasjes së një monedhe inflacionare, mallrat e prodhuara dhe të paguara në këtë monedhë të kushtojnë më lirë në tregun ndërkombëtar se sa mallra zëvendësuese të prodhuara në vendet me monedha të tjera. Kur vendet konkurrente kundërveprojnë duke zhvlerësuar edhe ato monedhat e veta, atëherë kemi të bëjmë me zhvlerësime konkurruese ose me luftë monedhash. Në historinë e botës janë dalluar disa raste luftërash të tilla. Një shembull tipik i luftës së monedhave është kriza e viteve 1923-1933, ajo e viteve 1967-1987 dhe në një farë mase, kriza aktuale e pas vitit 2010. Në krizën aktuale, disa ekspertë flasin për luftë monedhash për shkak se bankat kryesore qendrore të botës si Rezerva Federale, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Japonisë kanë prodhuar para pa fund, në një cikël të vazhdueshëm masash[1] monetare të njohura si Lehtësim Sasior. Shih: Garë drejt Fundit. Fjalorthi ekonomik

[1] https://www.theinvestorspodcast.com/wp-content/uploads/2016/02/CurrencyWars.pdf

You may also like...