Maduro: Ka ardhur koha për një aleancë me Ramën!

  1. Nicolas Maduro, ju jeni një njohës i mirë i diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare. Si e shihni dhe gjykoni deri më tani primaret në SHBA?

Në gjykimin tim, ajo çfarë po ndodh në SHBA është degjenerimi i demokracisë dhe lirisë që ajo të ofron. Politikanët amerikanë kanë kohë që propagandojnë tek populli i tyre se ato mund të kenë çfarë dëshirojnë dhe kjo është problematike duke qenë se shumica e tyre tanimë duket se duan të zgjedhin një president si Trump apo një shumicë tjetër duan një presidente si Clinton. Pikërisht këtë problem ne si republikë demokratike (e vërtetë) dhe popullore e kemi shmangur, mënyra se si zgjidhet presidenti në Venezuelë është e mirë përcaktuar.

Venezuela's interim President Nicolas Maduro sits as he waits for the official ceremony at the Electoral Council to certify his victory on Sunday's presidential election in Caracas, Venezuela, Monday, April 15, 2013. Venezuela's government-friendly electoral council has quickly certified the razor-thin presidential victory of Hugo Chavez' hand-picked successor. Nicolas Maduro was elected by a margin of 50.8 percent to 49 percent over challenger Henrique Capriles.(AP Photo/Ariana Cubillos)

Venezuela’s interim President Nicolas Maduro sits as he waits for the official ceremony at the Electoral Council to certify his victory on Sunday’s presidential election in Caracas, Venezuela, Monday, April 15, 2013. Venezuela’s government-friendly electoral council has quickly certified the razor-thin presidential victory of Hugo Chavez’ hand-picked successor. Nicolas Maduro was elected by a margin of 50.8 percent to 49 percent over challenger Henrique Capriles.(AP Photo/Ariana Cubillos)

  1. Çfarë mendimi keni për Donald Trump?

Modeli i shëmtuar i suksesit amerikan, një i pasur që shpenzon pa fund dhe pasi nuk di ç’të bëjë në pleqëri sepse edhe gra ka ndruar shumë, i futet politikës.

  1. Po për zonjën Clinton?

Ajo është një kukull e George Soros.

  1. Pra mes Trump dhe Clinton juve zgjidhni?

Patjetër që Donald Trump. Më mirë një biznesmen i ndyrë kapitalist se sa një socialiste që bën sikur është e tillë.

  1. Si e gjykoni situatën e Britanisë dhe BREXIt?

Mendoj që Britania do të bëhet një superfuqi nëse del nga BE, që më ngjason me një aleancë të dobët. Balancat e botës po ndryshojnë.

  1. Në çfarë drejtimi sipas jush?

Unë jam i bindur që Venezuela do të jetë pjesë e një boshti që do të sfidojë të keqen dhe injorancën e botës mbarë.

  1. A nuk ishte në një bosht të tillë Venezuela me Iranin dhe dështoi?

Vendet e gadishullit arabik dhe Amerika si djalli vetë po përpiqen të falimentojnë Venezuelën. Prandaj qasja ime ndaj kësaj taktike është afrimi me vende me potencial.

  1. Si fjala vjen?

Në mendje tani më vijnë Rusia, Kina, Koreja por edhe vende të vogla si Shqipëria.

  1. Shqipëria? Çfarë ndihme mund t’ju japë ai vend?

Shqipëria është një vend i pasur me naftë e cila ka një pozicion strategjik që tanimë Alijev po e përdor për të kaluar gazësjellësi. Korruptimi i këtij vendi është i kollajtë, partitë politike nuk ndahen sa i takon ideologjisë prandaj dhe mund t’i blesh kollaj. Mjafton të çosh ofertën më të mirë dhe të komandosh zgjedhjet nga jashtë (nëse ke ndonjë të preferuar) dhe do shohësh se edhe ambasadori do të jetë më i rëndësishëm se sa kryeministri.

  1. Ju mendoni se Shqipëria, një vend që e ndjek SHBA edhe në fund të botës, do të heqë dorë nga miqësia me SHBA për ju?

Padyshim. Prandaj edhe citova më sipër që Trump duhet të jetë president i ri i SHBA, kështu që kryeministri artist sportist dhe intelektual z. Rama të shkëpusë marrëdhëniet me SHBA (siç ka premtuar) dhe ne të jemi dielli i tyre.

 

You may also like...