Marrëveshja e San Egidios

Një marrëveshje politike mes dy partive kryesore në vend e arritur me ndërmjetësimin e institutit të San Egidios në vitin 1996. Palët angazhoheshin në marrëveshje që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit t’i jepej partisë në opozitë, me synimin për të pasur një kontroll real mbi financat e qeverisë. U shkel fillimisht në vitin 2000, kur qeveria Socialiste krijoi një institucion të Auditit të Brendshëm, puna e parë e së cilit qe të shkonte të kontrollonte Bashkinë e Tiranës, në atë kohë të kontrolluar nga Opozita. Pak më vonë, qeveria socialiste i ofroi opozitës së djathtë të propozonte dikë për të mbajtur postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sali Berisha refuzoi. Qeveria propozoi emrin e një aktivisti të opozitës për postin, i cili e pranoi menjëherë pavarësisht se Berisha vijoi të refuzojë dhe e shpalli aktivistin republikan tradhëtar. Marrëveshja u harrua përfundimisht kur Berisha zgjodhi një nga mbështetësit e vet në postin e kryetarit të KLSH. Institucioni, ashtu si edhe marrëveshja, janë bukë kot. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...