Media e drogës

Një lloj media, e cila, për shkak se nuk publikon fjalë për fjalë dhe vetëm njoftimet për shtyp të qeverisë “Rama”, rezulton se e bën këtë punë për shkak se financohet nga droga e Lazaratit. Në thelb, një akuzë e ngritur nga Edi Rama përkundrejt një numri të paidentifikuar mediash, të cilat, sipas tij, kritikonin ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, vetëm për shkak se Tahiri, duke shpartalluar Lazaratin, i kishte hequr burimin e financimit. Paraardhësi i tij Sali Berisha, përdorte në këto lloj rastesh shprehje të tjera të ngjashme të tilla si: media mafia, hanxhar i krimit, media e opozitës, mafia e betonit. shih më shumë: Hanxhar i Krimit Fjalorthi Politik Shqiptar

 

Deklarata e Ramës

“Lazarati ishte aty vite të tëra. Një oaz ku krimi kishte vendosur sovranitetin e vet të plotë dhe ku askush nuk mendonte më se në të gjallët e vet ai oaz do të  zhdukej. Por Lazarati ishte shumë më tepër sesa ai bari magjik dhe sesa ata gangesterë lokalë me automatikë që i bënë rezistencë për 5-6 ditë Policisë së Shtetit. Lazarati ishte një bankë e parasë së zezë, që qarkullonte me miliarda dhe djegia e plantacionit të “barit magjik”, arrestimi i atyre gangove lokalë ishte vetëm pjesa e dukshme.

Ndërkohë që ato flakë dogjën një bankë, paratë e së cilës nuk qarkullojnë më. Ata që përfitonin këto miliarda kanë humbur miliarda, por nuk kanë humbur fuqinë e tyre për të luftuar me maskat e politikës, e medias dhe me zërin që krimi ia merr politikës, ia merr segmenteve të tjera për të folur në emrin e tij duke përbaltur”. [Link]

You may also like...