Mekanizmi i Flukseve të Përcaktuara nga Çmimi

Mekanizmi i fluksit të përcaktuar nga çmimi (Price-specie flow mechanism) një teori e tregtisë ndërkombëtare zhvilluar nga David Hume (1711–1776) si një kritikë ndaj politikave merkantiliste të zhvilluara në epokën e Standardit të Arit  (Shih).

Sipas teorisë, nëse vendi A eksporton mallra drejt vendit B, atëherë çmimet e mallrave në vendin A do të rriten ndërsa fuqia blerëse në vendin B do të bjerë si pasojë e pakësimit të masës monetare në vendin B. Anasjelltas, çmimet e mallrave në vendin A do të rritën për shkak të shtimit të masës monetare nga të ardhurat e realizuara në eksport. Në një farë pike në të ardhmen, çmimet e ulëta të mallrave në vendin B do t’i japin këtij vendi një avantazh konkurrues për të eksportuar drejt vendit A ndërsa çmimet e rritura në vendin A do t’i japin disavantazh konkurrues duke sjellë përmbysje të situatës.

Kjo është një nga teoritë më të fuqishme që qeveris tregtinë ndërkombëtare në bazë të parimit se rritja ekonomike nënkupton rritjen e njëhershme të importeve dhe eksporteve dhe jo thjeshtë rritjen e eksporteve. Kjo është teoria që goditi politikat merkantiliste të vendeve Europiane, të cilat për shumë kohë besonin se vendi i tyre do të ishte më i fuqishëm në rast se kishte suficit tregtar dhe akumulonte rezerva ari. Lexo më shumë: Fjalorthi Ekonomik

You may also like...