Mesatare lëvizëse

Mesatare lëvizëse, (Moving Average), e përkthyer në shqip edhe si mesatare rrëshqitëse, është një teknikë statistikore që synon dallimin e një tendence duke hequr efektet rastësore, sezonale apo të tjera.  Mesatarja lëvizëse llogarit mesataren e disa ditëve, fjala vjen, shtatë ditëve, apo 30 ditëve apo 365 ditëve dhe përdoret nga statisticienët për të kuptuar një realitet përmes eliminimit të një fenomeni stinor, apo sezonal apo javor. Për shembull, nëse një dyqan shënon kulmin e shitjeve në fundjavë por dëshiron të shohë se si ka ecur biznesi i vet përgjatë një periudhe disamujore, mesatarja lëvizëse shtatëditore të jep mundësinë ta shohësh këtë tendencë i pashqetësuar nga ngritjet e grafikut gjatë ditëve të fundjavës apo rëniet në një ditë jave. Mesatarja lëvizëse konsiston në vendosjen në një grafik të mesatares së shtatë ditëve të para, pastaj të javës nga dita e dytë deri në ditën e tetë e më tutje nga dita e tretë deri në ditën e nëntë e me radhë deri në fund të periudhës.

image
Shembull.

File excel i shembullit

You may also like...