Mësimet e gabuara nga falimentimi i Detroitit

detroit01.sJPG_950_2000_0_75_0_50_50.sJPG_detroit01.sJPG_950_2000_0_75_0_50_50.sJPG_detroit-abandoned-buildings-14Nobelisti i ekonomisë JOSEPH E. STIGLITZ, i famshëm për agresivitetin e luftës së tij kundër pabarazisë ekonomike në SHBA analizon falimentimin e Detroitit si rrjedhojë e kësaj pabarazie

JOSEPH E. STIGLITZ, NYT

Kur unë po rritesha në Garri, Indiana, gati një e katërta e punëtorëve të Amerikës qenë të punësuar në sektorin e manifakturës. Kishte vende pune me shumicë në atë kohë që paguanin mjaftueshëm sa një njeri të fitonte bukën duke bërë një punë dhe duke plotësuar ëndrrën amerikane për familjen e tij me katër anëtarë. Ai mund të fitonte jetesën me djersën e vetullës së vet, të përballonte dërgimin e fëmijëve të tij në kolegj, madje edhe të shihte se si ata rriteshin në klasën e profesionistëve.

Qytete si Detroiti dhe Garri lulëzonin me këtë industri, jo vetëm në kuptimin e pasurisë që ajo prodhonte por edhe në kuptimin e bashkësive të forta, bazës fiskale të shëndoshë dhe infrastrukturës së mirë. Nga themelet e qëndrueshme të shkollave publike të shkëlqyera të Garrit, të ndikuara nga idetë e reformuesit progresist John Deëey, unë shkova te kolegji Amherst dhe më tutje të M.I.T.

Sot, më pak se 8 për qind e punëtorëve amerikanë janë të punësuar në manifakturë dhe shumë nga qytetet e Brezit të Ndryshkut, (qytetet industriale) sot janë thjeshtë skelete. Faktet shqetësuese mbi Detroitin tashmë janë bërë klishe: 40 për qind e dritave të rrugës nuk funksiononin këtë vetë, dhjetëramijëra ndërtesa janë braktisur, shkollat janë mbyllur dhe popullsia ka rënë me 25 për qind vetëm gjatë dekadës së fundit. Norma e kriminalitetit të dhunshëm gjatë vitit të kaluar qe më e larta mes qyteteve të mëdha. Më 1950, kur popullata e Detroitit qe 1.85 milionë banorë, pati 296 mijë vende pune në manifakturë në qytet; më 211, me një popullatë prej vetem 700 mijë banorësh, kishte më pak se 27 mijë vende pune.

Kaq shumë gjëra janë thënë mbi ngjarjen dramatike të rënies së Detroitit – falimentimi më i madh i një bashkie në historinë e Amerikës – sa ia vlen të ndalojnë dhe të mendojmë se çfarë do të thotë kjo për ekonominë dhe shoqërinë tonë në ndryshim dhe se çfarë na kumton kjo për të ardhmen tonë.

Dështimet në politikat kombëtare dhe vendore tashmë janë të mirënjohura: investime të pakta në infrastrukturë dhe shërbime publike, izolim gjeografik që ka margjinalizuar bashkësitë e varfra afro-amerikane në Brezin e Ndryshkut, varfëria brez pas brezi që ka penguar barazinë në mundësi dhe ka ngritur të privilegjuarit me interesa parash (si ato të ekzekutitëve të korporatave dhe kompanive të shërbimeve financiare) mbi ato të punonjësve.

Në një farë pike, dikush mund të na kthehet me indiferencë; kompanitë mbyllen çdo ditë; të reja lindin. Kjo është pjesë e dinamikës së kapitalizmit. E njëjta gjë vlen edhe për qytetet. Ndoshta Detroiti dhe qytetet si ai janë thjeshtë në vendndodhjen e gabur për mallrat dhe shërbimet që kërkon Amerika e shekullit të 21.

Por një diagnozë e tillë është e gabuar dhe është shumë e rëndësishme të kuptosh se rënia e Detroitit nuk është thjeshtë një pasojë e pashmangshme e tregut.

E para, përshkrimi është i paplotë: Problemet më të rënda të Detroitit kanë të kufizuara te limitet e qytetit. Gjithkund tjetër në zonën metropolitane ka aktivitet ekonomik të gjerë. Në rrethina si Bloomfield Hills, Miçigan, të ardhurat mesatare për familje janë më shumë se 125 mijë dollarë në vit. Rreth 45 minuta larg me makinë nga Detroiti është an Arbor, shtëpia e Universitetit të Miçiganit, një nga qendrat botërore më të rëndësishme të kërkimit dhe prodhimit të dijes.

Telashet e Detroitit janë krijuar pjesërisht nga një aspekt i dallueshëm i shoqërisë dhe ekonomisë së ndarë amerikane. Siç e kanë vërejtur sociologët Sean F. Reardon dhe Kendra Bischoff, vendi ynë po bëhet gjithnjë e më shumë ekonomikisht i segreguar, gjë që mund të jetë edhe më e rrezikshme se sa të qenit të segreguar nga pikëpamja rracore. Detroiti është shembulli par Excellence i ndarjes së të pasurve (më së shumti të bardhë) në enklava suburbane. Ka një lloj nacionaliteti pas kësaj ndarjeje: të pasurit sigurohen se nuk do të duhet të paguajnë asnjë pjesë të kostos së të mirave vendore publike që teorikisht duhej të ishin të përbashkëta me fqinjët më të varfër ndërsa fëmijët e tyre nuk do të kenë nevojë të përzihen me njerëzit me status më të ulët social dhe ekonomik.

Tendenca drejt vetë-forcimit të pabarazisë është veçanërisht i dukshëm në arsim, një shkallë gjithnjë e më e dobësuar drejt mobilitetit për lartë. Shkollat në lagjet e varfra janë më të këqija, prindërit që i kanë mundësitë lëvizin në lagje më të pasura dhe ndarjet mes atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë – jo vetëm për këtë gjeneratë, por edhe për gjeneratën tjetër – rritet gjithnjë e më shumë. Segregimi rezidencial përgjatë linjave ekonomike amplifikon pabarazinë edhe për të rriturit. Të varfrit duhet të menaxhojnë në një farë mënyrë të marrin vende pune gjithnjë e më të pakta, me kohë të pjesshme dhe që paguhen keq, ose të shkojnë të kërkojnë punë gjithnjë e më larg nga lagjet e tyre të varfra. Duke e kombinuar këtë shpërhapje urbane me sistemet e transportit publik të papërshtatshme, arrin të dallosh gjurmët e transformimit të bashkësive të klasës punëtore në geto të depopulluara.

Për t’i shtuar problemet që shfaqen në mënyrë të pashmangshme në aglomerime të tilla shumë keq të dizenjuara, zona metropolitane e Detroitit është e ndarë në juridiksione të shumta politike. Të varfrit në këtë mënyrë nuk janë vetëm të izoluar gjeografikisht, por janë të getoizuar edhe politikisht. Rezultati i të gjithë kësaj është krijimi i një qyteti të brendshëm, të ndarë dhe më të varfër me uri për burime, që përkeqësohet edhe për shkak se impiantet industriale që kanë ofruar zemrën e bazës fiskale janë mbyllur.

Vendimi për të aplikuar për mbrojtjen e falimentit bashkiak sipas Nenit 9 u bë nga Kevyn D. Orr, një menaxher emergjence i pazgjedhur me votë por i emëruar nga guvernatori Rick Snyder, një republikan, për të drejtuar financat e qytetit.

Kryebashkiaku aktual, Dave Bing, një demokrat, ka vendosur të mos kërkojë një mandat të dytë, gjë që vështirë se mund të na habisë në rast se shohim se ai dhe zyrtarë të tjerë vendorë janë lënë pa ndonjë rol në vendimet për të ardhmen e qytetit – ndërsa borxhet e akumuluara ndaj kreditorëve – po përcaktohet të ndahen nëpër gjykata.

Siç e kanë demonstruar historianë si Thomas J. Sugrue, shpërbërja e Detroitit është një histori e vjetër që ka nisur nga konfliktet mbi programet e mirëqënies sociale dhe marrëdhënieve racore, (përfshirë përleshjet e vitit 1967) dhe më herët, në dekadën e parë të pasluftës, koha kur mund të gjenden rrënjët e deindustrializimit, diskriminimit racor dhe izolimit gjeografik. Ne po korrim atë që vetë e kemi mbjellë.

Duke mos patur unitet politik rajonal, nuk ka një strukturë gjithëpërfshirëse për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet publike mes lagjeve qendrore të varfra të qyteteve dhe periferive të pasura. Kështu të varfrit bëhen edhe më të varfër me mjetet që kanë, të cilat nuk janë mjaftueshëm të mira. Makinat në fund vjetrohen dhe prishen ndërsa autobuzët nuk funksionojnë siç duhet, duke i bërë punëtorët të duken si “jo të besueshëm.” Por ajo që është me të vërtetë jo e besueshme është dizenjoja e ligë e qytetit. Nuk ka pse të habitemi se Amerika po bëhet vendi i avancuar industrial me mundësitë më të pabarabarta në botë.

Të njëjtat prioritete të shtrembëta që shkatërruan Detroitin në nivel vendor bëjnë jehonë më kot në politikat në rang kombëtar. Çdo vend, çdo shoqëri, ka rajonet dhe industritë që janë yje në ngjitje dhe të tjera që janë në rënie. Silikon Vallei që, për disa kohë, ylli në ngjitje i Amerikës – siç pati qenë Miduesti i sipërm njëqind vjet më parë. Me ndryshimet teknologjike dhe globalizimin, gjithsesi, avantazhi krahasues i Miduestit si qendra botërore e manifakturës është dobësuar, për arsye shumë mirë të njohura dhe të panevojshme për t’u renditur këtu. Tregjet, gjithsesi, shpesh nuk bëjnë një punë të mirë në drejtim të vetë-ripërtëritjes.

Në vend që të merreshin qëllimisht me këtë panoramë ekonomike në ndryshim me politika të vlefshme për nxitjen e rritjes së industrive të tjera, qeveria jonë shpenzoi shumë dekada duke u fshehur përballë dobësive gjithnjë e në rritje duke lejuar sektorin financiar të bëjë punë false, duke krijuar “rritje” bazuar te fluskat financiare.

Nuk qe se ne vetëm lamë tregun të ecte në rrugën e vet. Ne bëmë zgjedhje aktive për të përqafuar përfitimet afatshkurtra dhe akumuluam në këtë proces ineficencën në shkallë të gjerë.

Mund të ketë diçka të pashmangshme mbi ndryshimet strukturore që e kanë bërë manifakturën amerikane më pak të rëndësishme në ekonominë tonë, por nuk ka asgjë të pashmangshme mbi mbi çuarjen dëm, dhimbjen dhe dëshpërimin njerëzor në qytetet që kanë rënë pre e këtij ndryshimi.

Ka alternativa politike që mund të zbusin një tranzicion të tillë në mënyrë që të ruhet mirëqënia dhe të promovohet barazia. Vetëm pak orë larg Detroitit, Pitsburgu është zënë gjithashtu në këtë betejë. Por ky qytet e lëvizi më me shpejtësi ekonominë e vet nga varësia nga çeliku dhe qymyri te një ekonomi me theksin te arsimi, kujdesi shëndetësor apo shërbimet ligjore dhe financiare. Mançesteri, qendra e industrisë tekstile të Britanisë për më shumë se një shekull, është transformuar në qendër të arsimit, kulturës dhe muzikës.

Amerika nuk ka një program rimëkëmbjeje urbane, por është përqendruar më shumë në restaurimin e ndërtesave dhe gentrifikim në vend që të përqendrohet në rimëkëmbjen e bashkësive. Punonjësit amerikanë u shitën për politika të tregtisë së “lirë” me premtimin se fituesit do të kompensonin humbësit. Humbësit janë ende duke pritur.

Natyrisht, recesioni i Madh dhe politikat që e kanë krijuar këtë, si shumë gjëra të tjera, janë shumë më keq. Bankierët e pronave të patundshme marshuan mbi lagje të tëra të disa prej qyteteve tona dhe i gjetën ato subjekte të mira kredidhënien e tyre grabitqare dhe diskriminuese. Sapo fluska shpërtheu, këto qytete u braktosën nga të gjithë me përjashtim të mbledhësve të borxheve dhe sherifët e falimentimeve.

Në vend që t’i shpëtonin komunitetet tona, politikanët tanë u përqendruan në shpëtimin e bankierëve, aksionerëve dhe blerësve të bondeve të tyre.

Situata mund të duket e zymtë, por jo gjithçka është humbur për Detroitin dhe qytete të tjera që përballen me probleme të ngjashme. Problemi që ka Detroiti tashmë është si të menaxhojë falimentimin.

Por edhe këtu ne duhet të shqetësohemi mbi ndikimin e “diturisë” së interesave të të pasurve. Në vitet e fundit, “magjistarët” tanë financiarë të bankave private – ata me aftësi që supozohej se duhej të menaxhonin rrezikun – i shitën Detroitit disa produkte financiare gallatë (derivativë) të cilat përkeqësuan fatkeqësinë financiare të qytetit me qindramilionë dollarë.

Në një faliment klasik, derivativët duhet të marrin prioritet si kreditorë në krahasim me punonjësit bashkiakë aktualë apo ata në pension. Për fat të mirë, rregullat që qeverisin Falimentin sipas Kapitullit 9 i japin më shumë rëndësi të mirës publike. Kur një organizëm publik shkon në faliment, ka gjithmonë një ambiguitet mbi asetet dhe detyrimet. Detyrimet përfshijnë një “kontratë shoqërore” të pashkruar, si shërbime shoqërore për banorët e vet. Aftësia e saj për të rritur të ardhurat është e kufizuar: taksa më të larta mund të përshpejtojnë spiralen vdekjeprurëse për poshtë, duke larguar edhe më shumë biznese apo pronarë shtëpish.

Bankat, jo pa surprizë, dëshirojnë që prioritetet të jenë ndryshe. Me gati 300 milionë dollarë produkte derivateve në lojë, ata mund të dëshirojnë të jenë të parët për t’u riparuar. Por Kapitulli 9 siguron mundësinë për t’i vendosur bankat atje ku duhet të jenë, – në fund të rreshtit. Qe sakaq shumë keq që këto instrumente financiare jotransparente u përdorën për të hutuar dhe mashtruar investitorët. Do të qe një fyerje mbi poshtërimin të shpërblesh sjelljen e bankave. Prioriteti në procedurat e falimentimit duhet t’i rikthejnë Detroitit jetën si një qytet, jo thjeshtë ta nxjerrin jetën te pjesa e kuqe. Parimi bazë i kapitullit tonë 11 për falimentin (fokusimi te korporatat) është që falimenti të sigurojë një fillim të ri: një masë e tillë është jetësore në ruajtjen e vendeve të punës dhe ekonomisë sonë. Por kur qytetet falimentojnë, është edhe më e rëndësishme të ruajmë bashkësitë tona.

Bankat dhe mbajtësit e bondeve do të argumentojnë se pagesat e pensioneve për punonjësit e qytetit janë një barrë e padëshirueshme dhe duhet të kufizohen apo anulohen për të reduktuar humbjet e bankave. Por prioriteti i lartë është që punonjësit të paguhen të parët dhe kjo është tërësisht e justifikuar.

Në fund të fundit ata i kanë kryer shërbimet e tyre me kushtet që do të paguhen dhe pensionet nuk janë asgjë tjetë veçse “pagesa të mbajtura për t’u shlyer më vonë.” Punonjësit nuk janë angazhuar në biznesin e komplikuar të vlerësimit të rrezikut, siç janë investitorët. Dhe ndryshe nga investitorët, ata nuk kanë mundësi të diversifikojnë portofolet e tyre për të menaxhuar rrezikun. Kështu që është e pakëshillueshme t’i thuash punëtorëve, na falni, nuk po ju paguajmë atë që ju premtuam për punën që ju sakaq e keni bërë. Veçanërisht për shkak se pensionet, ndryshe nga ato të krerëve të korporatave, nuk janë bujare. Shumica e punonjësve në pension të qytetit presin të marrin vetëm 1,600 dollarë në muaj.

Kjo do të thotë se shumica e barrës së falimentit do të duhet të bjerë mbi ata që i dhanë para borxh Detroitit dhe atyre që siguruan këto kreditorë. Dhe kështu duhet të jetë. Ata morën një kthim nga investimi që reflekton vlerësimin e tyre subjektiv mbi nivelin e rrezikut që ato u përballën. Natyrisht, ata mund të dëshirojnë të marrin më shumë, dhe në një farë mënyre, të mos pranojnë rrezikun. Por kjo nuk është mënyra se si funksionojnë tregjet dhe as mënyra se si tregjet duhet të punojnë.

Që të sigurohemi që procedura e falimentimit do të ecë në mënyrë të tillë që është e mirë për Detroitin duhet të jemi vigjilentë dhe ky është vetëm hapi i parë drejt rimëkëmbjes. Në terma afatgjatë, ne do të duhet të ndryshojmë mënyrën se si ne drejtojmë zonat tona metropolitane. Ne duhet të sigurojmë transport publik më të mirë, një sistem arsimor që promovon barazinë në mundësi dhe një sistem të “qeverisjes” metropolitane që punon jo vetëm për 1 për qindëshin e pasur apo 20 për qindëshin e pasur, por për të gjithë qytetarët.

Dhe në nivel kombëtar ne kemi nevojë për politika – investime në arsim, trajnim dhe infrastrukturë – që zbusin rrugën e tranzicionit të Amerikës nga varësia në vendet e punës në manifakturë. Nëse nuk ia dalim, falimentime të tilla të epokës së post – Recesionit të Madh, si ajo e Kontesë Xheferson në Alabama, Valejo, Kaliforni apo Detroit, do të jenë të zakonshme.

Falimentimi i Detroitit është një zile alarmi se sa e ndarë është bërë shoqëria jonë dhe se sa shumë duhet bërë për të shëruar plagët. Dhe kjo ofron edhe një paralajmërim të rëndësishëm për ata që jetojnë sot në qytetet në periudhë bumi: kjo mund të të ndodhë edhe ty.

You may also like...