Ministër konviktor

Një numër ministrash (rreth 6 vetë njëkohësisht) që i përkisnin qeverisë Meta 3 rreth vitit 2002. Kishin për tipar të përbashkët faktin që vinin drejtpërsëdrejti nga fshati dhe jetonin në hotel Arbana – (sot Drejtoria e Përgjithshme e Policisë). Qëndruan vetëm pak muaj në statusin e konviktorit të luksit pasi shpejt u bënë aq të pasur sa blenë shtëpi të parë, të dytë, të tretë, etj. Të paktën njëri prej tyre ndërtoi edhe një pallat të tërë pa leje në një oborr shkolle. Shih më shumë: Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...