Nga cikli #shushunjat, ose shteti me maskë që u zë pritë qytetarëve

  1. Byrektoreve të Durrësit u kërkohet #lejemjedisore. Cunat dhe gocat e LSI kërkojnë të gjobisin çdo gjë që fluturon. Byrektoreve, restoranteve dhe çdo gjë tjetër, u kërkohet një leje mjedisore që kushton 800 mijë lekë të vjetra, sa katër rroga mujore të atyre që bëjnë byrek, të kamarierëve apo të kuzhinjerëve.
  2. Shoferëve u kërkohen Kutitë e Ndihmës së Shpejtë. Kushton nga 8 deri në 40 mijë lekë të vjetra. Nëse nuk e blejnë, kërcënohen me 400 mijë lekë të vjetra gjobë. Kutia e Ndihmës së Shpejtë vështirë se do t’i hyjë në punë ndonjëherë në jetën e vet. Por gjithsesi duhet të paguajnë.
  3. Shoferëve u kërkohet të mbajnë bombul kundër zjarrit, e cila kushton 40 mijë lekë.
  4. Çmimi i dritave do të rritet me së paku 20 për qind. Por qeveria po e “kompenson” popullsinë duke i dhënë spektaklin e arrestimit të një, dy apo tri hajdutëve.
  5. Çmimet për studime master kanë shku nga 1 milionë lekë të vjetra në vit. Universitetet, sido që publike, po shesin mastera me gati dy herë apo tri herë më shtrenjtë se sa kostot.
  6. Bleva sot një paketë cigaresh që e ka te pulla fekale të shkruar sipër A70, do të thotë, akcizë 70 lekë. Problemi është se akcizën e pagova për 110 lekë. Qeverisë i duket si punë ufosh që kur akciza e duhanit të jetë 110 lekë, importuesit të mos paguajnë 70 lekë.
  7. Vitin e ardhshëm taksa e makinave do të rritet me 12 lekë për litër naftë apo benzinë të konsumuar. Shqipëria ka aktualisht një nga taksat më të rënda për karburantet në kontinentin Europian.
  8. Një polic më tha se burgjet janë mbushur përplot me fukarenj të kapur me motorë papaq pa patentë. Këto motorë përbëjnë bukën e gojës për një pafundësi shqiptarësh, përfshirë shpërndarësit e picave si dhe përbëjnë mjetin më të leverdisshëm të transportit nëpër zonat rurale.
  9. Shqipëria po bëhet vendi me gjobat më të larta për shkeljet rrugore në planetin tokë.

Nëse pyet ndokush se pse po ndodhin të gjitha këto, thuajini që kjo ndodh gjithmonë sa herë që populli shet votën masivisht siç bëri qershorin e kaluar. Do t’i paguajë paratë e marra shumëfish.

You may also like...