Një nga digat më të mëdha të Afrikës po rrëzohet

Pavarësisht përpjekjeve për të ngadalësuar degradimin e hidrocentralit dhe për të korrektuar problemet e saj strukturore, Diga Kariba po shkatërrohet; kopalsi i saj mund të sjellë katastrofë për të gjithë rajonin.

JACQUES LESLIE, The New Yorker

CREDIT PHOTOGRAPH BY JEKESAI NJIKIZANA / AFP / GETTY

CREDIT PHOTOGRAPH BY JEKESAI NJIKIZANA / AFP / GETTY

Ku vit i ri nuk ka qenë i këndshëm për industrinë e hidrocentraleve. Më 11 janar, New York Times raportoi se Diga e Mosulit, struktura më e madhe e tillë në Irak, ka nevojë urgjente për mirëmbajtje për të parandaluar kolapsin e saj, një katastrofë që mund të mbysë deri në 500 mijë njerëz që jetojnë poshtë digës dhe të lërë një milionë të tjerë të pastrehë. Katër ditë më herët, ministri i energjisë së Zambias deklaroi se Diga Kariba, e cila gjendet në kufi mes vendit të tij dhe ZImbabves, duke mbajtur rezervuarin më të madh të botës, qe në gjendje “të mjerë”. Një thatësirë e paprecedent kërcënon mbylljen e prodhimit të energjisë në digë, e cila furnizon pothuajse gjysmën e elektricitetit të vendit.

Lajmi vjen ndërkohë që gjithnjë e më shumë projekte për hidrocentrale të mëdha nëpër botë po anulohen apo shtyhen për më vonë. Në vitin 2014, kërkuesit në Universitetin e Oksfordit rishikuan performancën financiare të 245 digave të mëdha dhe dolën në konkluzionin se “kostot e ndërtimit të digave të mëdha janë tepër të larta për të dhënë një rezultat pozitiv.” Forma të tjera të gjenerimit të energjisë – era, dielli dhe mini hidrocentralet që mund të vendosen edhe brenda kanaleve të vaditjes – po bëhen më konkurruese dhe ato shkaktojnë shumë më pak dëme shoqërore dhe mjedisore. Dhe digat janë shumë keq të pozicionuara përballë ndryshimeve klimaterike, të cilat kërkojnë njëkohësisht që digat të bëhen më të mëdha (për të mbajtur përmbytjet e pritshme) dhe gjithashtu më të vogla) që të jenë me rendiment përgjatë thatësirave të pritshme.

Situata e vështirë në digën e Mosulit është pjesërisht rezultat i luftës që po zhvillohet atje: shumë nga punonjësit e mirëmbajtjes nuk kanë shkelut aty që nga gushti i vitit 2014, kur luftëtarët e ISIS e morën zonën përkohësisht nën kontroll. (Luftëtarët irakenë dhe kurdë e rifituan atë). Por çështja kryesore është se, si shumë diga të tilla, projekti nuk duhej të ekzistonte fare. E hapur në vitin 1986, ajo u ndërtua mbi një shtrat shkëmbor të paqëndrueshëm me bazë gipsin, gjë që kërkon që çimentoja të pompohet në mënyrë permamente në themelet e saj për të shmangur shkatërrimin e digës. Kjo punë është ndërprerë. Në vitin 2006, shumë më herët se sa ISIS të bëhej lajm, Forcat Xhenjere të ushtrisë amerikane e cilësuan digën e Mosulut si “diga më e rrezikshme në botë.”

Vështirësitë e Karibës janë edhe më të komplikuara. Ajo është nxjerrë pothuajse jashtë shërbimi nga thatësira që vijon, e cila ka ulur volumin e rezervuarit në vetëm 12 për qind të kapacitetit të saj të zakonshëm. Por nëse rezervuari rimbushet, diga ka rrezik të çahet.  Ajo u ndërtua në vitet 1950 dhe në vitet që kur uji filloi të derdhet përmes portave të shkarkimit të saj, ai ka krijuar një gropë rreth 100 metra të thellë në bazën e digës. Gropa e krijuar nga uji i shkarkimit gjendet aktualisht vetëm 50 metra larg themeleve të digës; nëse ajo mbërrin te themelet, diga do të rrëzohet. Kjo duket e vështirë që të imagjinohet tani kur niveli i ujit është në minimum historik. Por baseni i lumit Zambezi, mbi të cilin gjendet diga, është më i luhatshmi mes trembëdhjetë baseneve të Afrikës për thatërisa të tejskajshme dhe përmbytje masive dhe ndryshimet klimaterike pritet që t’i intensifikojnë të dyja.

Kolapsi i Karibës, njësoj si ai i Mosulit, mund të përbëjë një ngjarje epokale në historinë e zhvillimit të energjisë – ajo mund të bëhet Çernobili për industrinë e digave. Dallga që do të krijohet rej saj mund të jetë katër herë më e madhe se sa përmbytja më e madhe e njohur në historinë e Zambevit në vitin 1958 dhe ajo mund të çlirojë mjaftueshëm ujë për të rrëzuar edhe një digë tjetër të madhe që gjendet treqind kilometra më poshtë rrjedhës, në Mozambik. Së paku tri milionë njerëz jetojnë në shtegun e përmbytjes; shumica mund të vdesë ose të humbasë shtëpitë e të mbjellat. Rreth 40 për qind e kapacitetit prodhues të energjisë për dymbëdhjetë kombe të jugut të Afrikës do të elemijohej.

Diga, 128 metra e lartë dhe 579 metra e gjerë, u ndërtua me financime të Bankës Botërore për të dhënë energji elektrike për minierat e bakrit në atë që qe Rhodezia Veriore në atë kohë. Inxhinjerët synuan ta bënin digën të sigurtë për ngjarje që kishin probabilitet për të ndodhur vetëm një herë në dhjetë mijë vjet, por llogaritjet e tyre bazoheshin në vetëm tri dekada të dhëna mbi prurjet e Zambezit – një periudhë kjo tepër e shkurtër për të kryer parashikime të besueshme. Defekti u bë i dukshëm më 1957, kur hidrocentrali qe ende nën ndërtim dhe u godit nga një përmbytje më e madhe se sa parashikimi më ekstrem i inxhinjerëve. Inxhinjerët nxituan që ta zgjeronin kapacitetin e portave të saj të shkarkimit, por më 1958 projekti u godit nga një përmbytje tjetër, dy herë më e madhe se sa ajo e mëparshmja, kështu që portat e shkarkimit u zgjeruan më tej. Parashikimet më të fundit, të cituara nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet e Klimës, sugjerojnë se baseni i lumit Zambezi do të përjetojë periudha më të gjata dhe më të thata si dhe përmbytje edhe më të mëdha në vitet e ardhëshme.

Që nga vitet 1990, operatorët e Karibës janë lejuar të hapin vetëm tri nga gjashtë portat e shkarkimit të digës, nga frika se gropa e krijuar nga uji i derdhur do të zgjerohet. Por nëse rezervuari mbushet në nivele të rrezikshme, operatorët do të përballen me dy opsione: të lejojnë ujin që të derdhet mbi majën e digës dhe të rrjedhë përgjatë pasqyrës së saj, duke kërcënuar themelet, ose, më e mundshma, të hapin më shumë se tri porta shkarkimi, duke shkaktuar zgjerimin e gropës. Për të parandaluar katastrofën, Banka Botërore dhe kredituesit e tjerë ndërkombëtarë ranë dakord në nëntor 2014 të japin një kredi prej gati 300 milionë dollarësh për ta riparuar atë, duke deklaruar se projekti kërkon “vëmendje imediate”.

Por “imediate” në këtë rast nënkupton disa dekada dhe jo disa dite. “Kërkon shumë kohë për të kryer studimet e thelluara të nevojshme për të siguruar financimin e një projekti kompleks si ku,” deklaroi drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Lumit Zambzi Munyaradzi Munodaëafa, i cili menaxhon hidrocentralin Kariba. “Ne po mendojmë për një proces pesëmbëdhjetë apo njëzet vjeçar, në të cilin ne kemi hyrë saka në vitin e pestë.” Për ta riparuar digën, punëtorët do ta zgjerojnë gropën më tej poshtë rrjedhës, me qëllim që të reduktojnë erozionin pranë themeleve. Nuk është e sigurtë se do të funksionojë ndërsa përmbytja masive mund të ndodhë para se riparimet të përfundojnë.

Banka Botërore dhe financierët e tjerë ndërkombëtarë i pëlqejnë digat për shkak se ato duket se ofrojnë zgjidhje në shkallë të gjerë të problemeve të energjisë dhe mungesës së ujit. Kariba është vetëm një nga më shumë se dy mijë diga të mëdha të ndërtuara në Afrikë; Zimbabve, një nga vendet më të varfra në planet, ka së paku 254. Por mirëmbajtja e një dige është e kushtueshme – dhe shumë më pak popullore se sa ndërtimi i një dige të re. Edhe në vendet e pasura si Shtetet e Bashkuara, mirëmbajtja shpesh neglizhohen; gjasat janë që mirëmbajtja të jetë edhe më keq në vende të varfëruara dhe të mbushura me korrupsion si Zimbabve dhe Iraku. Digat nuk mund të thahen ndërsa çmontimi i tyre mund të jetë po aq i kushtueshëm sa edhe ndërtimi. Ky është kurthi i teknologjisë së Epokës Industriale: sapo sistemi i mekanizkuar zëvendëson një sistem natyror, ai duhet të menaxhohet në përjetësi, ose përndryshe shkatërrohet.

You may also like...