Një përzgjedhje thëniesh nga Gabriel Garcia Marquez

Marquez“Gjithnjë më mërzit fakti, që vlerat më të mëdha të punës sime i jepen imagjinatës, ndërsa e vërteta është se nuk ka asnjë rresht të vetëm në të gjithë veprën time, që të mos ketë një bazë në realitet. Problemi është se realiteti karaibean përmbledh imagjinatën më të shfrenuar.”

“Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.”

“Fikshëni u shpik ditën, kur profeti hebre Jonah u kthye në shtëpi dhe i tha gruas se ishte tri ditë me vonesë sepse ishte përtypur nga një balenë.”

“Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.”

“Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.”

“Sekreti i një moshe të madhe nuk është asgjë tjetër përveç një pakti të ndershëm me vetminë.”

“Seksi është ngushëllimi që merr kur nuk mund të bësh dashuri.”

“Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.”

“Zemra ime ka më shumë dhoma se një bordello.”

“Asgjë nuk e përfaqëson një njeri më shumë sesa mënyra sesi vdes.”

“Unë nuk besoj në Zot, por i frikësohem Atij.”

“Kur një grua vendos të flejë me një burrë, nuk ka asnjë mur që ajo nuk mund të ngjisë, asnjë fortesë që s’mund ta shkatërrojë, asnjë konsideratë morali që ajo nuk do injorojë dhe mbi të gjitha: nuk ka Zot për të cilin t’ia vlejë të shqetësohesh.”

“Thuaji atij po. Edhe nëse po vdes nga frika, edhe nëse do të të vij keq më vonë, sepse çfarëdo që të bësh, do të pendohesh për gjithë jetën nëse thua jo.”

“Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.”

You may also like...