Njerëz të mirë, gjykime të këqija

Ian Buruma

NEW YORK – Vidkun Quisling, lideri fashist I Norvegjisë gjatë luftës së dytë botërore emir i të cilit është sinonim i bashkëpunimit me të keqen, ka jetuar bashkë me të shoqen në një vilë madhështore jashtë Oslos. Sot, ajo është shndërruar në Qendrën Norvegjeze të Studimeve për Holokaustin dhe Minoritetet Religioze, një transformim interesant për një vend të tillë.

Pak më herët, gjatë këtij viti, e vizitova këtë qendër për një ekspozitë interesante mbi kushtetutën e parë të Norvegjisë së pavarur të shpallur në 1814. Ishte me të vërtetë një dokument i rëndësishëm dhe shumë iluminues, i shkruar nga shkollarë të ditur, që kalonte në histori, ligj dhe filozofi. Disa prej tyre ishin njohës të kaslikëve grekë, të tjerë të atyre hebrenj; të gjithë ishin lexues të devotshëm të Kantit dhe Volterit.

Gjithsesi, atje gjendej një klauzolë e jashtëzakonshme; Artikulli II pohonte lirinë e besimit në shtetin Luterian, me një konditë që “Çifutët sërishmi janë të ndaluar për t’u futur në Mbretëri.” Kjo qe e pazakontë, edhe për atë kohë. Napoleoni, i mundur në të njëjtin vit, i ka siguruar të drejtat e cifutëve në vendet në të cilat ai i pushtoi. E përpara se kjo klauzolë të futej në ligjin Norvegjez, Mbreti i Danimarkës i kishte dhuruar qytetarëinë Çifutëve në mbretërinë e tij.

Ajo që është më interesante për sa i përket kushtetutës së Norvegjizë të vitit 1814 nuk bën fjalë për këtë klauzolë, po përse?! Motivet krysore të cituara nga intelektualët që e krijuan këtë dokument nuk qenë raciste; ato nuk presupozonin që çifutët ishin biologjikisht inferiorë. Përkundrazi, pyetja shtrohet dhe argumentohej në terma të kulturës dhe besimit, duke qenë se besimi dhe zakonet e tyre qenë të papërputhshme me modernizmin, iluminizmin dhe vlerat e Perëndimit.

Një prej shkruesve të kushtetutës, Frederik Motzfeldt, argumentonte se çifutët nuk do të asimiloheshin dot me njerëzit e vendit. Një tjetër pohonte se judaizmi i inkurajonte pasuesit e tij që të mashtronin të krishterët dhe xhentilët. Çifutët, besohej asokohe, do të krijonin një “shtet brenda shtetit”.

Shkruesit e kushtetutës qenë padyshim në djeni se çifutët për një kohë të gjatë qenë persekutuar në vende të tjera, por sipas tyre ky nuk qe problemi i Norvegjizë. Për Norvegjinë, do të ishte më mirë që mos t’i linin të shndërroheshin në qytetarët e tyre. Ekseprtët në kulturën hebraike shpjeguan se judaizmi në kushtetutën norvegjeze ishte i papërputhshëm. Ligji i Moisiut qe, sipas disa ekspertëve, kushtetuta e vetme e njohur nga çifutët, e për pasojë duhet pasur frikë, në të njëjtën mënyrë që kritikët modern të Islamit kanë frikë ligjin Sheriatik.

Pra, problemi kryesor ishte religjioni, jo rraca- megjithëse të dy këto mund të konfondohen fare lehtë. Siç Håkon Harket, shkollari i madh norvegjez në fushën e temës së anti-semitizmit, shpjegon: “Edhe ato që luftuan për të drejtat e qytetarëve që t’i kenë dhe çifutët kishin gjithmonë një ambicion për të çliruar çifutët nga judaizmi.”

Paralelizmi mbi myslimanët dhe islamin është shumë i dukshëm. Tanimë, gjithashtu, iluminizmi evokohet si një mënyrë e shkurtër për të përcaktuar vlerat e Perëndimit që do të viheshin në rrezik prej “islamizimit”. Tanimë, gjithashtu, njerëzit i paralajmërojnë të tjerët për mashtrimet e myslimanëve, shtetin brenda shtetit, pamundësinë për t’u asimiluar dhe domosdoshmërinë për sekularizmin e domosdoshëm për të çliruar myslimanët nga besimi i tyre i verbër.

Për të qenë të saktë, në 1814, nuk kishim të bënim me një xhihadizëm të ashpër që i helmonte marrëdhëniet siç po ndodh sot mes myslimanëve dhe Perëndimit. Por ama, ka shumë mësime që mund të mësohen nga mënyra se si kushtetuta në fjalë keqpërdorte dhe ngrinte kaluzola anti-çifute, e cila, do të rishikohet vetëm disa dikatada më pas. Gjykime të këqija mund të lindin edhe nga motive decente, dhe dija (e islamit apo Judaizmit) nuk është profilatike ndaj ideve idiote.

Leksioni më i mirë, gjithsesi, është se përherë budallenjtë – e me të drejtë, të rrezikshmit – gjukojnë njerëzit përmes asaj që ne mendojmë se besojmë. Për të presupozuar se të gjithë myslimanët mendojnë njësoj sepse kanë një besim të përbashkët, se ato kanë një “mendje” në vend të mendimeve individuale, është një gabim i madh siç qe e tillë supozimi i njohjes së mendjeve të çifutëve, krishterëve apo cilitdo tjetër. Po ashtu pohimi se diçka e ndryshme, e hera herës e turbullt, si besimi mund të fiksohet si një pozicion ideologjik, për shkak të disa shkrimeve antike, është tërësisht e padrejtë.

Ka shumë degogë populista në Perëndim që do ta ndalonin Kuranin dhe myslimanët për të emigriuar në vendin e tyre. Ato kanë pasues që rriten dhe furnizohen me ushqimin e terrorizmit që i rrit ankthin atyre. E duke qenë se ato nuk janë ende shumica në perëndim, krijon frikën se në Perëndim ka një rrezik të të “arabizuarit” apo “islamizuarit” që ende nuk është në qendër të këtij ligjërimi.

Ndërkohë që politikanët kryesorë, hera herës për shumë arsye, janë në rrezik të bërit të gabimeve të ngjashme me ato të anëtarëve që shkruan Kushtetutën Norvegjeze të 1814-s. Kryeministri i britanik David Cameron, fjala vjen, po përpiqet që të godasë ekstremizmin islamik përmes ndalimit të shprehjes të ideve dhe mendimit se qeveria po e promovon apo glorifikon atë. Njerëzit që “nuk pranojnë vlerat tona” do të ndiqen penalisht, deklaroi ai, “nëse janë të dhunshëm në qëllimet e tyre apo jo.”

Cameron nu njihet si një racist apo bigot. Ai po përpiqet të merret me një problem real. Promovimin e ideologjive ekstremiste. Por, ndërsa njerëz të caktuar do të dënohen për aktet e dhunës, të shkuarit pas atyre që thjesht mendojnë- apo akoma më keq, për shkak se ne mendojmë se ato mendojnë- i ngjan më shumë një gjuetie shtrigash.

Cameron ka të drejtë: “vlera kyçe” si “demokracia dhe toleranca” janë shumë të sakta, e duhen mbrojtur. Por është shumë e vështirë të shohësh se si ide të ndaluara apo të penalizosh ato që nuk bëjnë më shumë se sa i shprehin ato, është mënyra më e mirë për të vepruar.

 

Project Syndicate

You may also like...