‘Nuk ka asnjë dominim Gjerman’

Wolfgang Schäuble, Bundesfinanzminister, Portrait

Wolfgang Schäuble, Bundesfinanzminister, Portrait

Intervistë e kryer nga Klaus Brinkbäumer, Michael Sauga dhe Christian Reiermann

Kritikat ndaj rolit të Gjermanisë mbi të ardhmen e Greqisë kanë qenë të ashpëra. SPIEGEL ka intervistuar Ministrin e Financave të Gjermansë,  Ëolfgang Schäuble mbi qeverinë e Athinës, ndjesitë e tij për  një Grexit dhe raportet e tij me kancelaren Merkel.

SPIEGEL: Z. Ministër, a keni një llogari personale në Twitter?

Schäuble: Jo. Si rregull, mesazhet e Twitter janë jetëshkurtëra, kështu që mua më duken shumë pak interesante.

SPIEGEL: Gjithsesi, kohët e fundit, përdoruesit e Twitter janë marrë shumë me ju. Javën e shkuar, ju ishit mes atyre personalitet më të përfolura në të. Dhjetëra mijra ju kanë akuzuar se ju keni dashur të bëni një puç ndaj demokracisë Greke përmes programit të ri të ndihmës. A ndiheni i lënduar nga këto akuza?

Schäuble: E kam marrë me qetësi. Adresa ime e emailit ishte mbushur gjithashtu me gjëra të tilla dhe thuajse 90% e tyre ishin emaile që shprehnin opinione në mbështetje të paketës së ofruar. Nuk kam marrë kurrë një mbështetje kaq të madhe. Gjithsesi, kur vjen fjala tek Greqia, ka shumë çështje komplekse që duhet t’i kthehet një përgjigje e thjeshtë.

SPIEGEL: Europa ka për qëllim që të zgjidhë problemin e një pakoje të re huaje që vlen më shumë se 80 billion € (87 billion $). A është kjo përgjigja e duhur?

Schäuble: Gjysëm viti më parë, Greqia po përgatitej t’i kthehej tregut të kapitaleve. Sot, ekonomia e vendit është shkatërruar tërësisht. Kjo është përgjegjësi e qeverisë Greke. Por, ne nuk mund të lëmë në mëshirë të fatit qytetarët e Greqisë. Ja përse duhet një program i ri, madje edhe nëse me këtë program flasim për momente të vështira për popullsinë. Më shumë se gjithçka, ndër të tjera, pyetja është: Cila është zgjidhja më e mirë për Europën?

SPIEGEL: Ekonomisti amerikan, Paul Krugman, ka një pozicion të pastër që bie në kundërshti me tuajin. Pakoja e re e ndihmës për Greqinë, shkruan ai në një analizë në gazetën New York Times, është “qartësisht hakmarrëse” dhe një “degjenerim i sovranitetit kombëtar”. A ndani mendim të ngjashëm me të?

Schäuble: Krugman është një ekonomist i njohur i cili ka fituar çmimin Nobel për teorinë e tregjeve. Por nuk e ka idenë e ndërtimit dhe arkitekturës së monedhës së bashkimit Europian. Ndryshe nga SHBA, nuk ka një qeveri qendrore në Europë dhe të 19 vendet anëtare të euro zonës duhet të bien në një dakordësi. Me sa duket z. Krugman nuk ka dijeni për këtë.

SPIEGEL: Gjatë negociatave të fundjavës së shkuar, doli një letër nga ministria juaj që ftonte Greqinë të dalë nga euro zona për një periudhë të caktuar. Çfarë po përpiqeshit të arrinit me këtë propozim?

Schäuble: Ne nuk kemi thënë ndonjëherë që Greqia duhet të largohet nga euro zona. Thjesht u kemi kërkuar atyre të shohin mundësinë që vetë Athina të vendosë nëse ka nevojë për një pushim. Lehtësimi i borxhit nuk është i mundur në një bashkim monetar. Traktatet europiane nuk na e lejojnë këtë.

SPIEGEL: Qeveritë e Francës dhe Italisë duket se kanë një tjetër pikëpamje. Ato kanë kritikuar propozimet e juaja dhe kanë dashur të mbajnë Greqinë në euro zonë me të gjitha mënyrat. A keni shkuar kaq larg?

Schäuble: Panorama juaj nuk është shumë konsistente me faktet. Edhe kundërpala jonë italiane, Pier Carlo Padoan, ka pranuar në takimet e rëndësishme analizën tonë, madje të 15 anëtarët e eurozonës kanë rëndë dakord dhe kanë mbështetur pozicionin Gjerman. Vetëm Franca, Italia dhe Qipro kanë patur mendim tjetër.

SPIEGEL: Italia dhe Franca, gjithsesi, janë vende themeluese të BE. A nuk duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe Gjermania mendimeve të tyre dhe pozicionimeve të tyre?

Schäuble: Është jo natyrale për pozicionin e Francës dhe Gjermanisë që të mos jenë tërësisht jokonsistente. Gjithashtu ndonjëherë rastis që të mos kem të njejtin mendim me bashkëshorten time. Ne nuk jemi as të martuar me Francën, por Gjermania dhe Franca gjithsesi kanë tejkaluar diferencat e tyre në fund. Pa Gjermaninë dhe Francën, e gjitha kjo nuk do të funksiononte. Kjo ka rëndësi.

SPIEGEL:  Koalicioni qeverisës i kancelares Merkel ka pasur gjithashtu disa vështirësi për shkak të opinioneve të kundërta. Juve u shprehët se propozimi juaj ishte i dakordësuar me Social Demnokratët (SPD), partnerët e qendrës së majtë të Merkel. Por kryetari i SPD, Sigmar Gabriel, pohoi se ai është informuar me propozimet por nuk ka thënë ende fjalën e fundit. Kush ka të drejtë?

Schäuble: Incidenti ishte i mjaftueshëm për të vendosur gjërat në vijë. Tanimë gjithçka është e qartësuar. Çdo parti ka problemet e saj. Në një koalicion qeveritar duhet të tregosh konsideratë për palën tjetër. Nuk duhet të zgjidhësh problemet e tua duke sulmuar tjetrin përmes akuzave të pamenduara.

SPIEGEL: Gjermania morri rolin drejtues në negociatat me Greqinë – duke adaptuar një “ton shumë padronizues” sikurse u ankua presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz. A ju shqetëson fakti se njerëzit tanimë përqark Europës flasin për një “dominancë të re Gjermane?”

Schäuble: Nuk ka asnjë dominim Gjerman. Ne kemi një pozicion mjaft të mirë ekonomik, kjo është e pamohueshme. Por ndryshe nga Franca dhe Britania e Madhe, Gjermania nuk është një anëtare e Këshillit të Sigursë së Kombeve të bashkaura. Për arsyen e vetme, se nuk mund të kesh një pozicion politik suprem. Gjithsesi, balancat në Evropë kanë ndryshuar që pas rënies së Perdes së hekurt. Vendet Balltike, Slovakia dhe Slovenia flasin po ashtu marrin pozicion kur nuk u pëlqejnë veprimet e tjerëve.

SPIEGEL: E keni fjalën për një ndarje të re në euro zonë – mes veriut dhe jugut.

Schäuble: Kjo është e pasaktë. Çfarë është me rëndësi është fakti se shumë vende të euros kanë lënë pas programin e emergjencës dhe ndihmës dhe kanë përfituar një zhvillim ekonomik pozitiv; Portugalia, irlanda, Spanja dhe Qipro. Madje edhe Greqia ka pësuar rritje në fund të vitit të shkuar, sa që sot mund të themi me plot gojë që kemi arritur stabilizimin e zonës euro.

You may also like...