Oligarki

Sistem i qeverisjes jodemokratike të një vendi që shfrytëzon mekanizmin e përqendrimit të pushtetit në principata ekonomike të afta për të kontrolluar opinionin publik dhe rezultatin e votimit përmes fuqisë disproporcionale ekonomike. Nën një sistem të tillë, pushteti qendror, i tillë si mbret, princ, president apo kryeministër, përzgjedh një numër njerëzish të cilët i bën biznesmenë me pozicion monopol ose oligopol në sektorë kyçë të ekonomisë apo në mallra të domosdoshëm, të tillë si energji apo burime natyrore, si minerale, pyje, ujë apo plazhe. Këta persona që nominalisht janë biznesmenë, i shërbejnë sundimtarit përmes furnizimit me mbështetje mediatike, apo me furnizim me paratë e nevojshme për të blerë vota për të deformuar në këtë mënyrë një qeverisje demokratike. Oligarkia ndryshon nga korrupsioni sistemik shih për shkak se oligarkët e lidhin fatin e tyre në mënyrë të pashmangshme me pushtetin e sundimtarit/sundimtarëve dhe rrjedhimisht janë të gatshëm t’i shërbejnë atij deri në fund.

P.sh. Makiaveli ka thënë në një nga këshillat e tij për Princin: Nëse dëshiron të sundosh një vend në të cilin nuk je i pranishëm, krijo një oligarki.

Lexo më shumë: Fjalorthi politik shqiptar

You may also like...