Opozitar i arsyeshëm

Një ish-kandidat humbës i Partisë Demokratike që bëhet drejtor i Partisë Socialiste dhe që bëhet deputet në emër të Partisë Demokratike por i denoncuar si tradhëtar nga kjo e fundit. Një person i tillë, i njohur si Lefter Maliqi, përfaqësues i popullit dhe ish-kryekomunar, i cili arsyeshëm voton pro reformave të qeverisë. Maliqi ishte i treti në listën e PD në Berat në vitin 2017 por u shpreh i zhgënjyer për renditjen në pjesën e humbësve, u bë nga Rama zëvendësdrejtor i burgjeve dhe më pas, më 2019, deputet zëvendësues për PD-në ku bujshëm deklaroi se do të ishte “opozitar i arsyeshëm”. Lexo më shumë: Fjalorthi Politik

You may also like...