Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për dekriminalizim të drogës

imagesThe Economist

Xhamajka, Uruguai, Kolorado, Uashingtoni – gjithnjë e më shumë vende po rebelohen kundër konventave të OKB-së që themeluan kriminalizimin e drogave një gjysmë shekulli më parë. Por organizata e fundit që del kundër qëndrimit të OKB-së është në fakt surprizë, ajo është një degë e vetë OKB-së.

Një raport i sapopublikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, një agjenci e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, bën një thirrje të heshtur por të qartë për dekriminalizimin e drogës. Dhe jo thjeshtë kanabisit – raporti shkon deri aty sa rekomandon dekriminalizimin e drogave me injektim, gjë që nënkupton drogat më të rënda.

Thirrja vjen në një raport të ri mbi atë se si duhet të parandalohet, diagnostikohet dhe mjekohet HIV mes “popullatave kyçe”, përfshirë përdoruesit e drogës. Në faqenn 91 (faqja 113 e PDF-së), nën kapitullin “Rekomandimet për Praktikat e Mira në Lidhje me Dekriminalizimin”, OBSH rekomandon që për njerëzit që përdorin apo injektojnë drogë duhet që:

– Vendet duhet të punojnë drejt zhvillimit të politikave dhe ligjeve që dekriminalizojnë injektimin dhe përdorimet e tjera të drogave dhe, në këtë mënyrë, të reduktojnë burgosjet.

– Vendet duhet të punojnë drejt zhvillimit të politikave dhe ligjeve që dekriminalizojnë përdorimin e ageve dhe shiringave të pastra (dhe lejojnë NSPs (programe për age dhe shirinta]) dhe që legalizojnë OST-të [Terapinë zëvendësuese opioide] për njerëzit që janë nën varësi.

– Vendet duhet të ndalojnë trajtimin e detyruar për njerëzit që përdorin dhe/ose injektojnë drogë.

Ky është një qendrim shumë i ndryshëm nga ai i mbajtur nga konventa e vitit 1988 e OKB-së, ku thuhet se:

Si temë e parimeve të veta kushtetuese dhe koncepteve bazë të sistemit të vet ligjor, secila Palë duhet të ndërmarrë masa të tilla si të dalin të nevojshme për të konsideruar si vepër penale nën ligjet e veta vendore, kur kryhet në mënyrë të qëllimshme, posedimi, blerja apo kultivimi i drogave narkotike apo substancave psikotropike për konsum personal.

Pra ja ku e kemi: politika e vjetër e OKB-së e kriminalizimit të përdorimit të drogës duhet të përmbyset – sipas vetë OKB-së. Qartë?

You may also like...