Oriental

Sharje politike në Shqipërinë e të gjitha kohërave. Fjalë që duhet përdor medoemos që të hiqesh si çun perëndimor që vdes për Evropën. Është përdorur nga Edi Rama kundër Sali Berishës dhe është përdorur nga Lulzim Basha kundër Edi Ramës. Një variant i saj, Otomanizëm, është përdorur nga Spartak Ngjela për të sharë Lulzim Bashën dhe lavdëruar Erion Veliajn. Nuk është përdorur kundër Lulzim Bashës për shkak se askush nuk e ka marrë mundimin me e sharë atë. Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...