Origjina surprizuese Socialiste e Ditës Ndërkombëtare të Grave

photowomensday1HANNA KOZLOWSKA, Foreign Policy

Dita Ndërkombëtare e Gruas qe dikur dita e pushimit në Europën Lindore komuniste, një ditë kur shefat i jepnin lule të kuqe të punësuarave të tyre femra. Dukshëm, ajo qe një ditë për të festuar arritjet e grave punëtore. Por në praktikë, ajo qe një ushtrim propagande për të theksuar angazhimin e deklaruar të komunizmit për barazi mes sekseve.

Kjo ditë pushimi ka rrënjë të thella në ditët e para të socializmit ndërkombëtar. Lëvizja e Ditës së Grave filloi në shekullin e 20 me aktivistet amerikane të punës që festuan ditën e parë të gruas më 1909, e cila u mandatua nga Partia Socialiste e Amerikës.

Dita e parë e ndërkombëtare e Gruas u festua dy vjet më vonë dhe u përqendrua në të drejtat e votës, të punës dhe luftën kundër diskriminimit të grave. Në Rusi, kjo ditë pushimi luajti një rol kyç në fillimi e revolucionit të vitit 1917.

Një protestë e grave për të drejta të barabarta në Ditën Ndërkombëtare të Grave shkaktoi protestë masive të punëtorëve që në fund solli abdikimin e Carit Nikolai i Dytë gjatë Revolucionit të Shkurtit – e para nga dy rebelimet e vitit 1917.

Sot, në Rusi dhe në ish anëtarët e tjerë të bllokut Soovjetik, kjo festë është larguar shumë nga rrënjët e veta radikale. Ajo është një sinonim i Ditës së Shën Valentinit dhe Ditës së Nënës – sentimentale ngjitëse dhe komerciale njëkohësisht. Gratë festojnë të qenit nënë, grua, dhe e dashur, – të gjitha rolet e lidhura me burrat në jetët e tyre. Dhe sërish kjo ndoshta nuk është shumë habitëse. Rreth 72 për qund e Rusëve besojnë se kur zgjedhin mes një gruaje karriere apo një gruaje familjeje “ajo duhet të pëlqejë shtëpinë dhe familjen ndërsa puna duhet të jetë vetëm një element i dorës së dytë,” sipas një sondazhi të publikuar të premten.

Në Europën Qendrore dhe Lindore, Dita e Grave (fjala “ndërkombëtare” zakonisht hiqet) është kur burrat i japin grave të zemrës lule, dhurata apo i nxjerrin ato për darkë. Qendrat e kujdesit të trupit apo dyqanet e veshjeve bëjnë oferta ekskluzivisht për gratë. Gazetat dhe revistat ofrojnë sugjerime për të dashurit, kandidatët për martesë dhe bashkëshortët si të përqafojnë aktivitetet e Ditës së Grave dhe ta bëjnë veten respektues servil të feminizmit.

Një gazetë polake me bujari paralajmëron lexuesit e vet (meshkuj) kundër blerjes së “një përparëseje me të vërtetë të bukur” apo një tenxhere. “Kjo është një recetë për katastrofe”, deklaron gazeta. Por veprimet që ajo sugjeron nuk janë ekzaktësisht feministe: “Mund të tregosh se ke besim te partnerja jote dhe ta marrësh për të marrë pjesë në një garë me makina sëbashku (një dilemë e vërtetë: a duhet të jetë ajo shoferja apo ndihmësshoferja?), mund ta marrësh për të bërë Pazar, (dhe të mos e lësh të bëjë Pazar vetëm.” Ja dhe një suugjerim i mënçur: “Karafili dhe kafeja nuk do të mjaftojnë.”

Karafili, në veçanti, ka fituar nam të keq në ish bllokun sovjetik. Gjatë kohës së Komunizmit në Poloni, gratë i merrnin karafilët nga punëdhënësit e tyre, duke e bërë lulen sot një kujtim të pakëndshëm të ish-regjimit komunist. Fabrikat bujare i shtonin karafilit pak kafe apo geta, produkte të shtrenjta që gjendeshin me vështirësi në atë anë të Perdes së Hekurt.

Por feministet në rajon nuk janë gjithashtu të lumtura nga komercializimi i kësaj dite pushimi. Feministët nëpër Poloni organizojnë marshime të përvitshme më 8 mars, me një temë të ndryshme çdo vit – nga të drejtat politike dhe riprodhuese te arsimimi i fëmijëve. Më 2014 tema është “barazi në shkollë, shtëpi dhe punë.” Në prag të Ditës së Grave vitin e kaluar, Natalya Bitten, një feministe ruse i tha Washington Post: “Unë nuk dua karamele dhe lule… dua punë të mirë dhe arsim. Për çfarë shërbejnë lulet apo parfumet një herë në vit nëse nuk merr asgjë për 364 ditët e tjera?”

You may also like...