Paçe presidenciale

Gatimi simbol i Tiranës, që u bë gjithashtu edhe simbol i ish-presidentit Bamir Topi. Për shumë vite, në Tiranë thuhej se presidenti porosiste paçe çdo ditë te një paçeri pranë Pazarit të Ri në Tiranë. Pastaj u tha se e porosiste në një paçeri luksi pranë ish-ekspozitës Shqipëria Sot, (ku gatuhet nga një gjirokastrit për hatër të së vërtetës), e më pas u fol për një vend tjetër. Vendi i paçes presidenciale mbeti një legjendë dhe pa përgjigje mbeti edhe pyetja nëse pëlqente më shumë paçe koke, paçe këmbësh apo paçe plënci. Fjalorthi politik shqiptar

You may also like...