Palmologjia

Një disiplinë e diskutimeve politike dhe publicistike të Shqipërisë së kohës sonë e sorollatur në mënyrë jo gjithmonë me lidhje rreth pemës së palmës. Nisi me deklaratën bombastike të të Mesila Dodës në vitin 2011 “po u afrove te kryeministria, varesh te palma”, pas debateve jo shumë të logjikshme mbi pyetjen nëse qeveria kishte apo jo të drejtë të vriste protesues në boulevard. Palmologjia mori formë të plotë si disiplinë kur kryeministri Edi Rama shpenzoi rreth 3 milionë dollarë për të mbjellë palma në një pjesë të autostradës Tiranë – Durrës, nga rrethrrotullimi i Doganës deri te Kthesa e Kasharit, pemë shumë të kushtueshme dhe tërësisht pa funksion praktik, të cilat i hapën rrugë krijimit të (shih) palmofobisë. Për shkak të dashurisë së thellë për palmat, disa qytetarë iu referuan herë pas here Ramës si “ai që mbjell palma”. Fjalorthi Politik Shqiptar

10440098_10152844125671750_5255060156377754822_n

You may also like...