Parti me qira
Një parti politike e vockël e cila jepet me qira në rast zgjedhjesh për persona të ndryshëm, përgjigjësisht biznesmenë, të cilët parapëlqejnë të garojnë në emër të një partie në vend që të garojnë si të pavarur. Gjatë zgjedhjeve lokale 2015, Partia Social Demokrate u bë simbol i partisë që u mor me qira në zona të ndryshme nga personazhe të ndryshe nga veriu në jug të vendit. Shih më shumë: Parti Taksi. Fjalorthi politik shqiptar