Pasojat ekonomike të z. Osborne

Ky është debati më i madh i kohës sonë mes kejsianistëve dhe liberalëve mbi mënyrat se si duhet të luftohet kriza aktuale ekonomike botërore…

NIALL FERGUSON

Kembrixh – “Nëse faktet ndryshojnë,” mendohet të ketë thënë John Maynard Keynes, “Unë do të ndryshoj mendimin tim. Po juve çfarë do të bëni zotëri?” Kjo është një pyetje që dishepujt e tij sot duhet t’i përgjigjen.

Kohë përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar ku Konservatorët korrën një fitore të atillë sa i lanë pa fjalë kritikët e tyre, faktet mbi performancën ekonomike të vendit kishin ndryshuar me gjithë mend. Gjithsesi, sot ende Kejnesianistët nuk kanë ndryshuar mendim.

Duke qenë se e admiroj atë si një historian, jo vetëm për biografinë e tij, e kam harruar emrin e Lord Robert Skidelskyt nga komenti im post-elektoral mbi gjendjen e Kejnsianistëve bashkëkohor në Mbretërinë e Bashkuar. Përbuzja qe e madhe, sipas meje, kundrejt Paul Krugman, përderisa ai e ka cilësi të tallurit e të tjerëve. Me padije, Skidelsky i kërceu në mbrojtje të Krugman.

Më lejoni të ripohoj pse Kejnsianistët ishin gabim. Në ag të vitit 2010 gjatë zgjedhjeve në Britani, Skidelsky, njësoj si Krugman, parashikuan se Lordi i Thesarit (Ministri i Financave në Britani) George Osborne qe në udhë të gabuar në tentativën e tij për të ulur deficitin buxhetor. Në nëntor 2010, ai e përshkroi Osborne si “një kërcënim për të ardhmen e ekonomisë” politikat e të cilit “ndëshkonin [Mbretërinë e Bashkuar] të kalonte vite në një recension të pambarimtë.” Në Korrik 2011, ai u shpreh për Financial Times se Osborne po i “bënte rrush e kumbulla” paratë, duke paralajmëruar se tregjet financiare do të humbisnin shumë shpejt besim në politikat e tij.

Në qershor 2012, Skidelsky argumentoi se “që nga Maji 2010, kur politika fiskale britanike dhe ajo e SHBA-së divergjuan, ekonomia amerikane është rritur – megjithëse me ritme të ngadalta. Ekonomia britanike është e kontraktuar tanimë. … Për kejnesianët, kjo nuk është një surprizë; duke ulur shpenzimet e tij, qeveria është duke ulur dhe të ardhurat e saj. Politikat e austeritetit kanë zhytur më tej ekonominë europiane (duke përfshirë Britaninë) në një recension dyshifror.” Kështu, në Maj 2013, ai  raportoi se “rezultati i austeritetit ka qenë ajo çfarë Kenjensianët kishin pritur: nuk shohim rritje në Mbretërinë e Bashkuar … gjatë dy viteve të fundit … kemi patur një reduktim të deficitit publik, megjithëse kemi patur ulje të shpenzimeve;…borxhin e madh publik dhe papunësi të madhe të zgjeruar në kohë.”

Kështu, secili qe në llogoret e tij. Skidelsky ishte në dakordësi me pohimet e Krugman se Britania ishte “më keq se sa kësaj radhe Britania ka vepruar vetëm gjatë Depresionit të Madh.” Më shumë se sa një herë ai ricitoi pohimin e Krugman se Osborne ka qenë motivuar nga një besim i gabuar se nëse nuk do të reduktonte deficitin, do të mund të humbiste besimin e investitorëve (“besimin e magjishëm”).

Vetëm një javë përpara zgjedhjeve të këtij muaji, Skidelsky spekuloi se votuesit “janë ende të hutuar nga ilaçi i Osborne,” dhe “mund të vendosin që të qendrojnë në shtëpi.” Në fakt, Torët fituan shumë thellë, duke hutuar madje edhe exit-pollet dhe vetë Kejnesianët. Çfarë nuk kish shkuar mirë apo keq?

Argumenti i fundit i hedhur nga llogorja e Krugman është se elektorati i Mbretërisë së Bashkuar u gënjye nga një boom para-elektoral i konservativëve, që është gjeneruar cinikisht nga një stimul Kejnesian. Nuk duhet të ketë qenë e kollajtë për të që të heqë dorë nga modeli i tij makroekonomik që ka propozuar deri më tani në favor të një teorie të tillë konspirative, veçanërisht të asaj që dy dekada më parë humbi të gjitha fuqitë që kishte në zgjedhjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Por ka dhe një alternativë tjetër shpjeguese; Kejnesianët qenë gabim. “Austeriteti” nuk qe aq i rrezikshëm sa ato e kishin propaganduar. Stabilizimi fiskal mund të ketë kontribuar në një rigjallërim të besimit. Në cilindo rast, asgjë në ekonominë moderne britanike nuk na thotë se Osborne mund të kishte deficit më të madh përmes mosndëshkimit.

Ka pasur disa marifete që kanë mundësuar performancën aktuale të Britanisë. Fjala vjen, Dean Baker mori të dhënat e FMN-së për vendet e G-7 për sa i përket GDP-së duke vendosur 2007 si vitin bazë, në mes të këtij viti Cameron dhe Osborne morën mandatin e tyre të parë. Është më vlerë që të përfshijmë këtu edhe projeksionet e fundit të FMN-së. Kështu që mund të shtojmë GDP-në/capita që do të jetë më e preferueshme se sa agregati i GDP-së.

originalPa asnjë pikë dyshimi, rigjallërimi i MB nisi më ngadalë se sa vendet e tjera të G7, përjashto Italinë. Por gjithashtu nuk ka asnjë dyshim se rigjallërimi i MB u përshpjetua pas vitit 2012. Vitin e shkuar, përqindja e rritjes ishte më e larta në G-7. Sipas FMN-së, vetëm ekonomia amerikane do të rritet më shpejt për vitet në vijim, e cila do të pasohet nga ajo e MB.

Është e gabuar të supozojmë se MB mund të ishte rigjernuar më shpejt, në një mënyrë apo në një tjetër, rigjallërimin e ekonomisë Gjermane apo Amerikane, nëse do të kishte aplikuar politika Kejnesiane. Pozicioni i MB në 2010 ishte tejet i keq në më së paku katër drejtime duke qenë në një gjendje shumë herë më të keqe se sa SHBA.

Së pari, financat publike që ishin tejet të dobëta meqë në 2010 studimi i Bank for International Settlements për sa i përket trendit të GDP-së në përqindje tregoi qartazi. Skenari bazë për MB në atë kohë ishte ai i mungesës së një reforme fiskale bazike, që do ta çonte borxhin publik nga 50% të GDP-së në 500% të GDP-së në vitin 2040. Vetëm Japonia ishte parashikuar të kishte një përqindje të borxhit më të lartë në atë vit në mungesë ë reformave fiskale.

Së dyti, duke përfshirë borxhin në sektorin financiar, borhin në sektorin jo-financiar dhe borxhin e shtëpive që ndodhi përpara krizës në MB, gjatë qeverisjes së Laburistëve, duke u kthyer në një nga ekonomitë më debitore ndaj të tretëve. Në 1997, vitin e parë në pushtet të partisë Laburiste borxhi agregat i MB ishte rreth 250% të GDP-së. Në 2007, siç edhe tregon figura më poshtë borxhi kapërceu në 450%, krahasuar me 290%  të SHBA-së dhe 274% e Gjermanisë. Borxhi qeveritar në fak ka qenë komponenti më i vogël; bankat, bizneset dhe shtëpi kanë qenë dyfishi i asaj që ka patur qeveria.

Së treti, inflacioni ishte më i lartë se sa targeti i Bankës së Anglisë. Që nga viti 2000 e deri në vitin 2008, norma e inflacionit ka qenë më i lartë, që nga 1% e deri tek 3.6%. mes vendeve të G-7, vetëm SHBA ka pasur një inflacion më të lartë në 2008; por inflacioni i SHBA-së mbeti i ulët gjatë krizës ai i MB mbeti i lartë, duke arritur 4.5% në 2011.

Së fundi, MB ka qenë më e ekspozuar se sa SHBA në krizën e eurozonës gjatë viteve 2012-2013, duke qenë se partnerët e saj kryesorë në tregti kanë pësuar një rritje negative gjatë këtyre viteve.

Kështu që pyetja kryesore është kjo: A ka arritur Osborne të stabilizojë financat publike të MB-së në mënyrë të suksesshme? Nëse Kejnesianët kanë qenë të saktë, ai duhet të ketë dështuar; rritja duhet të kishte qenë negative dhe pozicioni borxhit/fiskalitetit do të ishte përkeqësuar.

Nuk ka ndodhur kjo. borxhi neto i qeverisë në GDP u rrit nga 38% në 69% nga viti 2007 në vitin 2010. U rrit edhe gjatë periudhës që Osborne qe në qeveri gjithashtu, por rritja qe shumë më e ngadaltë se sa rritjet e mëparshme dhe mbi të gjitha se sa parashikimi që e çonte borxhin në 83% këtë vit, pas të cilit do të kemi ulje të tij. nga viti 2020, sipas FMN, vetëm Kanadaja dhe Gjermania do të kenë një gjendje fiskaliteti më të mirë se sa MB.

original (1)

Stabilizimi i borxhit publik ka arritur përmes reduktimeve drastike të deficitit qeveritar nga një pikë që ishte poshtë 11% të GDP në 2009 në 6% përgjatë vitit të shkuar. Në vitin 2018, sipas FMN, deficiti do të jetë zhdukur. E njëjta histori mund të tregohet për balancën e strukturës qeveritare, e cila ka rënë nga 10% e GDP në 2009 në 4% në 2014 dhe do të jetë vetëm 0.5% në 2018.

original (2)

Kjo është një performancë mbresëlënëse në terma krahasues. SHBA, fjala vjen, do të ketë një deficit buxhetor në 4%-të-GDP në 2020.

Për të qenë brenda, MB nuk ka zhdukur borxhin, por, nën Osborne, ajo rritje e borxhit është frenuar. Mes ekonomive në rritje, vetëm Gjermania, Norvegjia dhe HSBA kanë arritur një rritje të vogël në borxhin publik agegat dhe në përqindjen e borxhit privat/GDP nga 2007 në 2014.

Inflacioni u mbajt nën kontroll, pa kaluar në një deflacion që shumë vende të zhvilluara ekonomikisht e kanë kaluar. Osborne nuk mund të marrë merita të drejtë për drejta për këtë, natyrisht; por zgjedhja e Mark Carney si guvernator i Bankës së Anglisë u shpërblye, sepse ishte meritë e tij e gjithë kjo arritje.

Ajo që është më e rëndësishmja është se nuk kemi patur asnjë depresion të shumëfishtë (double-dip depresion). Kjo do të thotë se vendi është shumë larg të qenurit pranë periudhës së Depresionit të Madh, performanca ekonomike pas 2010 ishte më i mirë se sa periudha e recensionit 1980 dhe në fillim të 1990. Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar ia ka kaluar ekonomive të vendeve të G-7 për rritje gjatë vitit të shkuar dhe është përqindja e papunësisë që nuk arriti të bëhej aq e lartë sa në SHBA dhe Kanada në mes të krizës, duke qenë sa gjysma e papunësisë së Italisë dhe Francës.

original (3)

Nëse do ta masim performancën përmes vendeve të reja të punës. MB ka një performancë sa të mirë aq edhe të mrekullueshme, me punësimin që është rritur me 5% mes 2010 dhe 2014. Siç edhe Jeffrey Sachs ka cituar, punësimi në Mbretërinë e Bashkuar, tani ka një rekord të ri të 73%, që ia kalon normës së punësimit në SHBA prej 59%.

original (5)

Fakti është se sa më shumë Kejnesianë si Skidelsky dhe Krugman të flasin për “besimin e biznesit” akoma më shumë rritet ky besim në Mbretërinë e Bashkuar. Dikush mund të pyes se përse ndodh kështu, por duket se ndryshe nga sa ato propozojnë Osborne ka arritur të konsolidojë suksesin e tij fiskal e kjo është shumë e qartë. Nuk ka asnjë provë të qartë në mbështetje të pohimeve të Krugman se situata në MB është e rënduar- me monedhën e saj dhe me një denominim të borxhit në atë monedhë- mund të marrë hua pa asnjë shtrëngesë në muajt në vijim një bankë në krizë të thellë. (Mbase Kejnesianët preferojnë që të fshijnë nga kujtimet e tyre mesin e viteve 1970, kur politikanët Laburistë, të inkurajuar nga këshilltarët Kejnesianë, u përpoqën të bëjnë atë që përmendëm më sipër.)

original (6)

Krahasimi Kejnesian me Depresionin e Madh është shumë qesharak që në fillim. Në terma të papunësisë, madje dhe recensioni i viteve 1980 dhe 1990 ishte dyfish më i dhimbshëm.

original (7)
Pa dyshim, që vendi ka kaluar nëpër momente të vështira. Që prej vitit 2010 e deri në 2015, inflacioni mesatar-i rregulloi të ardhurat javore duke rënë më poshtë se sa çdo qeveri tjetër paslufte. Por elektorati ka vendosur se koha e duhur për të hedhur një vendim për performancën e ekipit Cameron (jo vetëm se është ende herët) do të jetë në 2020, jo në 2015. Lajmi i mirë është se që prej Shtatorit 2014, të ardhurat janë rritur në terma realë. Gropa që nisi nën periudhën e Laburistëve iu desh kohë që të mbushej, por tanimë ajo është e kryer.

original (8)

Njësoj si Krugman (ndonëse toni i tij ka qenë i padurueshëm), Lord Skidelsky ka kryer një gabim jo-Kejnesian duke u kapur pas një pikëpamje të gabuar përballë fakteve që ndryshojnë. Jam në pritje të kohës kur të dy ata do të kenë ndershmërinë intelektuale për të prauar se kanë qenë gabim- jashtëzakonisht gabim- për sa i përket pasojave të strategjisë së Osborne-it.
http://project-syndicate.org/commentary/the-economic-consequences-of-mr-osborne-by-niall-ferguson-2015-05#k7G5h4lPrOTH7rIB.99

You may also like...