Paul Volcker, një kryebankier i varfër

Kur u bë president i FED, paga e tij u përgjysmua. Për të balancuar buxhetin e shtëpisë, bashkëshortja e tij, Barbara, filloi një punë me orar të kufizuar si llogaritare dhe lëshoi me qira një dhomë në apartamentin e tyre.

volckerKonsiderohet si guvernatori më me ndikim në historinë e kohës sonë, por nuk është kaq popullor.

Alan Greenspan mund të jetë kryebankieri më i njohur i kohës sonë, por Paul Volcker ka qenë pa dyshim ai më me ndikim. Ai pati një rol vendimtar diplomatik gjatë vdekjes së sistemit financiar të njohur si Bretton Woods në fillim të viteve 1970, gjë që shkëputi lidhjet mes parasë dhe arit dhe krijoi sistemin e kursit të lirë luhatës të këmbimit valutor.

Si kreu i Rezervës Federale më 1979, Volcker arriti të dominojë mbi inflacionin që u krijua nga vitet e krizës dhe solli stabilitet monetar pavarësisht kundërshtimeve nga politikanët për shkak të interesit shumë të lartë bazë që qe e nevojshme për të ndalur inflacionin. Duke e bërë këtë, ai krijoi themelet e menaxhimit modern ekonomik, ndërtuar përreth një banke qendrore të pavarur, që ka objektiva të shprehur apo të nënkuptuar për inflacionin.

Pasi shërbeu te departamenti i Thesarit në kohën e Richard Nixon, Volcker, i cili qe veçanërisht i gjatë, u emërua si kreu i Rezervës Federale si nga Jimmy Carter ashtu edhe nga Ronald Reagan. Së fundmi, ai ka qenë këshilltar te Barack Obama, i cili u bazua te besueshmëria e tij si ish-president i FED për të zbatuar planin e vet për t’u dhënë fund praktikave spekulative të bankave duke i ndaluar ato të rrezikojnë paratë e depozituesve në investime të rrezikshme, diçka që quhet “rregulli Volcker”.

Historia e tij e gjatë si zyrtar publik ka fituar admirimin e William Silber, biografit të tij aktual. Volcker mund të kishte fituar shumë më tepër para nëse punonte në “Wall Street”. Por kur u bë president i FED, paga e tij u përgjysmua. Për të balancuar buxhetin e shtëpisë, bashkëshortja e tij, Barbara, filloi një punë me orar të kufizuar si llogaritare dhe lëshoi me qira një dhomë në apartamentin e tyre.

Ai pinte cigarillo të lira (dhe me erë të qelbur) për shkak se nuk imagjinonte dot të shpenzonte 2 dollarë për një cilësore.

Më vonë në jetë ai drejtoi hetime mbi programin e OKB-së naftë në këmbim të ushqimeve apo manipulimet e Arthur Andersen, një kompani kontabiliteti dhe pranoi pagesë simbolike prej 1 dollari për këto shërbime.

Megjithatë, kjo nuk i dha Volcker popullaritet të konsoliduar, ndryshe nga Greenspan, i cili lavdërohej nga media dhe politikanët përgjatë të gjithë kohës kur qe drejtues i FED. Demokratët akuzuan Volcker për humbjen elektorale të vitit 1980 për shkak se politika e tij e ngurtë monetare solli vështirësi ekonomike.

Milton Friedman e pa atë si një monetarist në një shkallë të pamjaftueshme dhe shumë nga Shtëpia e Bardhë në kohën e Reagan e panë me dyshim si një demokrat. Volcker mezi ia doli të qëndrojë në krye të FED gjatë tetë viteve. Ai gati dështoi në përpjekjet për t’u rizgjedhur në vitin 1983 dhe qe duke dhënë dorëheqjen më 1986, kur u mposht mbi një debat të madh.

Ndërsa roli i Volcker si kreu i FED është i njohur, roli i tij vendimtar gjatë krizës së kursit të këmbimit në fillim të viteve 1970 është shumë më i panjohur dhe surprizues. Ai mund të konsiderohet si Henry Kissinger i ekonomisë. Udhëtoi nëpër të gjithë botën për të biseduar me aleatët e huaj në një kohë kur Nixon tregoi një indiferencë shumë të dukshme ndaj ekonomisë ndërkombëtare.

“Mua nuk më rruhet fare për atë çfarë ndodh me liretën”, mësohet të ketë thënë në mënyrë të përsëritur Nixon.

Për shumë dekada politikanët kishin folur shpesh për dëshirën për të pasur një monedhë të fortë, por Nixon e preu shkurt këtë histori. “Volcker mendon se ne duhet të sakrifikojnë ekonominë e brendshme për të shpëtuar dollarin”, tha ai. “Unë nuk jam dakord”. Dollari pësoi rënie të fortë gjatë viteve ’70 dhe rifitoi pikë gjatë kohës kur FED qeverisej nga Volcker. Sot ekonomistët e lavdërojnë atë për stabilizimin e dollarit, si dhe për kundërshtimin që shfaqi ndaj tendencave për politikën e deficitit të lartë të ndjekur nga Reagan.

Ndoshta fakti më mbresëlënës mbi Volcker është se ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së vet duke mbikëqyrur “Wall Street”-in dhe pa rënë kurrë nën influencën e bankierëve.

Shpikja e vetme financiare në kohën moderne ka qenë makina vetëshërbyese e parasë, ATM, ka thënë dikur Volcker duke marrë kritika të shumta nga ekonomistët e tjerë. Kredencialet e tij anti-inflacionare duhej ta kishin bërë një hero të lëvizjes së sotme konservatore, por cinizmi i tij ndaj bankave dhe lidhjet me Presidentin amerikan, e bëjnë që të mos jetë i tillë.

You may also like...