PD përjashtoi anëtarët e para vitit 2001 nga zgjedhjet

Për t’i vënë vulën të ashtuquajturit votim një anëtar një votë për kreun e Partisë Demokratike, nga burime të brendshme nga kjo parti mësohet se të gjithë anëtarët që kanë qenë anëtarë para vitit 2001 dhe nuk kanë shkuar të “marrin kartën e re” të anëtarësimit, janë përjashtuar automatikisht nga e drejta e votimit, rrjedhimisht nga partia.

Lajme te tjera: Basha te kryeministria, Rihana, sytjena antiberthamore, LSI komenton zgjedhjet ne PD

 

Në thelb, çdo anëtar i PD-së nga themelimi i kësaj partie deri sa kjo parti ka mbushur gjysmën e moshës që ka sot, është përjashtuar. Pra për mbështetësit e Berishës ka patur një anëtar një votë, për demokratët jo mbështeës për të, ose për ata pasivë, përfshirë edhe themeluesit që kanë jetuar jashtë vendit, këto qenë zgjedhjet një anëtar asnjë votë.

Shyqyr që nuk jemi në një kohë tjetër, kur përjashtimet nga partia zakonisht shoqëroheshin me internime dhe ekzekutime.

Fjalorthi politik i ditës

Prerje e Mirë – Në përpjekje për ta shpallur garën e 22 korrikur 2013 për kryetar të Partisë Demokratike mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës si të rregullt dhe reale, në qarqet e Partisë Demokratike thuhet se votat duhet të ndahen në raportin 60 me 40. Kjo quhet Prerje e Mirë pra që ndihmon në bindjen e njerëzve se gara qe reale.

Nuk qe ky mendimi i  organizatorëve të zgjedhjeve të PD-së, mes të cilëve, dhe një ish-truprojë e Berishës, të cilët vendosën ta nxjerrin fitoren e Bashës një plebishit 80 me 20. Imagjinoni se si do të kishte dalë rezultati në rast se do të konkurronte Berisha me Olldashin psh.

Në këtë kontekst, Berisha i ka bërë nder vetes duke refuzuar të mbajë zgjedhje në partinë e vet. Në fund të fundit, votat janë shumë banale për diktatorët.

You may also like...