Për një copë bukë

Premtimet ndaj ish-të përndjekurve politikë janë të vjetra mbi 20 vjet. Por që nga viti 1992 kur nisi rimbursimi i parë, me shpërndarjen e letrave me vlerë dhe strehimin e rreth 3 mijë familjeve, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Procesi i dëmshpërblimit që filloi me 2008 ka arritur të shpërndajë rreth 65 milion dollarë, nga dëmshpërblimet totale që kapin shifrën 430 milion dollarë. Zvarritjet dhe rishikimet e shpeshta të ligjit kanë çuar në vonesa dhe moskorrektësi në ndarjen e fondeve.veliaj-integrimi

Në katër vjet është ndarë vetëm 10% e fondit. Ish-të përndjekurit sorollaten qëllimisht nga zyra në zyrë për tërheqjen e dokumenteve. Kështu vonohen procedurat duke i hapur rrugë dhe humbjes të të drejtave për dëmshpërblim për disa prej tyre. Për më tepër, vlerësimi i bërë jetës së një të pushkatuari dhe dëmshpërblimit të individëve me probleme shëndeti mendor për shkak të torturave, janë padrejtësi të tjera qeveritare kundrejt kësaj shtrese, të cilës pushteti i djathtë i premtoi shumë, për t’i dhënë pak ose asgjë.

Partia Socialiste, në programin e saj elektoral të prezantuar gjatë fushatës për zgjedhjet e vitit 2013, ka një listë të gjatë premtimesh në favor të bashkësisë së ish-të persekutuarve të regjimit komunist dhe trashëgimtarëve të tyre. Mirëpo deri më tani Ministria është kujdesur që të rehabilitojë vetëm fasadën e institucionit dhe jo thelbin e institucionit.

Premtimet e Partisë Socialiste mund të ndahen në dy kategori: e para, premtohet që dëmshpërblimi financiar të mbyllet brenda katër viteve të mandatit qeverisës; e dyta; premtohet që masa e shpërblimit do të ndryshojë (rritet), duke ndryshuar disa kritere të vendosura nga qeveria e mëparshme në lidhje me konvertimin e shtëpive dhe letrave me vlerë që ish-të persekutuarit kanë marrë gjatë programeve të mëparshme në ndihmë të kësaj shtrese.

Mirëpo me sa duken bathët gjithë sa u premtua duhet të futet në atë torbën e madhe të mashtrimeve elektorale, duke qenë se edhe vetë opozita e djeshme e kishte jetike pushtetin e sotëm ndaj se gënjeu më shumë a më pak për to nuk përbën ndonjë diferencë të madhe. Por, kur kjo gënjeshtër u përplaset në fytyrë atyre që shpresuan apo mire besuan mazhorancën kjo e bën ngjarjen edhe më të rëndë.

Ministri i Punëve Sociale ka paraqitur sot në Komisionin e Ekonomisë një material përmes të cilit ai pretendon se e ka bërë ligjin në më human. Se çfarë nënkupton me këtë term po ia lëmë atij të na e shpjegojë, por ende mbeten disa pyetje të cilat nuk mundemi do t’i kthejmë përgjigje.

Fondi në dispozicion të ish të të burgosurve politikë për vitin 2014, përcaktuar në buxhetin e shtetit është afërsisht 1.8 miliardë lekë, (18 milionë dollarë). Ky fond nuk është më i lartë nga sa pati akorduar çdo vit qeveria e mëparshme. Meqë, siç thotë Partia Socialiste në programin e saj qeverisës, kostoja e dëmshpërblimit është 430 milionë dollarë (minus 63 milionë që janë shlyer sakaq), dhe ky detyrim duhet të shlyhet brenda katër viteve të mandatit qeverisës.

Atëherë Buxheti i Shtetit duhej të akordonte afërsisht 90 milionë dollarë në vit, pesë herë më shumë nga sa ka akorduar për këtë vit. Partia socialiste ka gjithsesi mundësi të realizojë këtë premtim elektoral në rast se në tre vitet e mbetura akordon nga Buxheti i Shtetit afërsisht 116 milionë dollarë në vit.

Por edhe pse kemi të bëjmë me një shumë kaq të vogël për gjithë vitin sërishmi nga të dhënat progresive të MF shohim se qeveria ka paguar rreth 80% më pak për të përndjekurit politik se vetë plani i saj për vitin 2014 dhe 97% më pak se sa ajo që mazhoranca e djeshme ka paguar për këtë shtresë. (Të dhënat janë nga Statistikat fiskale për Janar-Maj 2014).

Ajo që i bashkon shumicën e të përndjekurve dhe pronarëve si në regjimin e sotëm me atë të shkuarin është se ato sorollaten për një copë bukë, por nëse dje ato nuk shpresonin se do t’u jepej ajo copë bukë sot enden mes shpresave dhe zhgënjimeve që post-diktatura u ka lënë në prehrin e tyre të përvuajtur.

You may also like...