Përkujtimi i vrasjes masive më të madhe në historinë e botës

Nga Ilya Somin

Kush ka qenë arkitekti i vrasjes masive më të kobshme në historinë e botës? Shumë prej njerëzve me shumë mundësi do të përgjigjen me Adolf Hitler, arkitektin e Holokaustit. Të tjerë mund të sugjerojnë emrin e Jozef Stalin, i cili ka arritur të vrasë më shumë të pafajshëm se sa Hitleri, shumë prej të cilëve vdiqën nga uria dhe këto qenë më të shumtë se sa njerëzit e vrarë gjatë Holokaustit. Por si Hitleri dhe Stalini janë asgjë në krahasim me Mao Cedung. Nga viti 1958 deri në 1962, fushata e tij Hapi i Madh Përara çoi në vdekjen e 45 milion njerëzve- duke e shndërruar kështu në episodn më të kobshëm të vrasjeve masive të regjistruar ndonjëherë.Great-Leap-Forward-2-e1470193237419

Historiani Frank Dikötter, autor i një libri me rëndësi Mao’s Great Famine ka publikuar rishtazi një   artikull në History Today, ku ka përmbledhur pak a shumë çfarë ka ndodhur:

Mao mendonte se mund të katapultonte vendin e tij përpara vendeve të tjera duke tufëzuar fshatrat e gjithë vendit në një kooperativë të vetme popullore. Në tentativën për të ndërtuar këtë parajsë utopike, gjithçka u kolektivizua. Njerëzve kështu iu mor toka, shtëpia, puna, të mirat dhe ato me të cilat ato siguronin jetesën. Në mensat kolektive ushqimi shpërndahej në bazë merite, duke u shndërruar kështu në një armë force dhe dhune kundër njerëzve që nuk ndiqnin vijën e partisë. Inventivet për të punuar u hoqën, dhuna dhe shtrëngesat filluan të përdoreshin për të detyruar bujqit e uritur që të përmbushnin detyrat e tyre mbi planifikimin e përcaktuar ndërsa fushat liheshin pas dore.

Një katastrofë me përmasa gjigande qe rezultati. Duke ekstrapoluar disa të dhëna mbi popullsinë, historianët kanë spekuluar se me dhjetëra milionë qytetarë kanë vdekur nga uria. Por dimensioni i vërtetë i asaj çfarë ka ndodhur po shihet sot e kësaj dite falë raporteve  të përpikta që vetë partia ka përmbushur gjatë urisë ….

Ajo çfarë rrodhi nga kjo dosje masive dhe tepër e detajua është një histori e tmerrshme nga ku Mao na shpërfaqet si një prej kriminelëve më të mëdhenj në histori, përgjegjës për vdekjen e më së paku milion banorëve nga viti  1958 deri në 1962. Nuk është thjesht përmasa e katastrofës që të mbetet në mendje, por edhe mënyra se si ai e kreu atë; rreth dy e deri në tre milion banorë u torturuan për vdekje apo u vranë përnjëherë, shpesh edhe për më të voglin gabim. Kur një djalë vodhi një grusht grurë në fshatin Hunan, bosi lokal Xiong Dechang detyroi të atij e tij ta varroste të gjallë. I ati më pas vdiq nga trishtimi pak ditë më pas. Rasti i Ëang Ziyou u raportua në Komitetin Qendror; një prej veshëve të tij u pre, një këmbë e tij iu lidh një teli prej bakri dhe dhjetë kilogram gur iu vendos mbi shpinën e tij dhe më pas atij iu vendos damka – ndëshkimi për atë që mbjell patate.

Faktet mbi politikat e tilla kanë qenë të njohura për shkollarët. Vepra e Dikötter është për t’u vlerësuar sepse na dëshmon që numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh se sa është menduar dhe se vrasjet masive kanë qenë në fund të fundit qëllimi i qartë i Maos. Këto studime kanë përfshirë një numër të madh viktimash që janë ekzekutuar dhe torturuar duke qenë se i janë kundërvënë një politike që i çoi nga uria në vdekje. Madje edhe shkollarët e mëhershëm kishin llogaritur tek 30 milion të vrarë, e nëse kjo shifër nuk do ri shihej nga zbulimet e reja do të mbetej ende vrasja më e madhe në histori.

Ndërsa horrori i kësaj politike ka qenë i njohur për ekspertët e historisë komuniste në Kinë, nuk ka qenë e njohur për njerëzit jashtë Kinës duke pasur një impakt kulturor modest. Kur perëndimorët mendojnë për të këqijat e historisë botërore, ato zakonisht nuk para e mendojnë këtë ndodhi. Ndryshe nga librat e shumë, filmat, muzetë dhe ditët përkujtimore për Holokaustin, ne kemi shumë pak përpjekje për të rikujtuar Hapin e Madh Përpara, apo për të qenë të sigurt se shoqëria jonë e ka mësuar mësimin nga kjo katastrofë. Kur ne betohemi “kurrë më” ne nuk sjellim ndërmend këto lloj tmerresh dhe masakrash, sikundër i sjellim kur rikujtojmë racizmin dhe anti semitizmin.

Fakti që veprat e Maos prodhuan më shumë të vdekur se sa Hitleri nuk do të thotë medoemos që ai është më i keq se ky i fundit. Numri i të vdekurve është një tregues i dy të dhënave të tjera, që Mao qeverisi më gjatë dhe një popullsi më të madhe se sa Hitleri. Unë kam humbur mjaft të afërm të mi gjatë Holokaustit prandaj nuk kam ndërmend të zhvlerësoj këtë tragjedi. Por numri i madh i vdekjeve si pasojë e tmerreve komuniste në Kinë e shndërron këtë të fundit në të njëjtën shkallë. Më së paku, ato meritojnë një mirënjohje më të madhe se sa marrin sot.

  1. Pse ne shohim kaq rrallë në politikën e Hapit të Madh Përparimtar

Cili është shkaku i kësaj harrese? Një përgjigje e mundshme është se shumica e viktimave qenë qytetarë kinezë- njerëz që kulturalisht dhe nga ana sociale janë larg Perëndimit dhe intelektualëve perëndimorë sikundër edhe figurave mediatike që kanë pasur influencë të madhe mbi vetëdijen tonë historike dhe kulturën popullore. Si një rregull gjeneral, është më e thjeshtë të jesh empatik me viktimat që janë të ngjashëm me veten tënde.

Por edhe faktor më të mëdhenj janë shkaqe të harresës sonë sa i takon Hapit të Madh Përparimtar, që lidhen me tendencën përgjithësuese për të nënvlerësuar krimet e kryera nga regjimet komuniste,   si kundërpeshë për autoritarianët e krahut të djathtë. Ndryshe nga ditët ku qeveriste Mao, sot shumë pak prej këtyre intelektualëve perëndimorë janë simpatizantë të komunizmit. Por një pjesë e tyre nuk duan ta pranojnë krimet dhe të këqijat që solli ai, duke pasur, ndoshta, frikë, se majtistë të tjerë mund të asociohen me veprime të tilla.

 

Në Kinë, regjimi ka pranuar gjatë këtyre viteve ”gabimet” e Maos  dhe ka lejuar në një farë mase një diskutim të hapur mbi historinë. Por qeveria nuk ka dëshirë të pranojë se vrasja masive ishte e qëllimshme dhe vazhdon të mposhtë dhe persekutojë disidentët që përcaktojnë të vërtetën.

Kjo vjen si pasojë e faktit se Partia Komuniste vazhdon të qeverisë Kinën. Megjithëse ato janë tërhequr nga shumë mendime të Maos apo nga shumë prej politikave të tij, regjimi ende derivon shumë prej legjitimitetit dhe trashëgimisë së tij. Unë kam përjetuar ambivalencën e zyrtarëve kinezë në vetën e parë, kur dhashë një ligjëratë sa i takon çështjes gjatë një leksioni si një profesor i ftuar në një universitet Kinez në vitin 2014.

  1. Pse ka rëndësi.

Si për Kinën ashtu edhe për perëndimin, dështimi i të kuptuarit të natyrës së vërtetë të Hapit të Madh Përparimtar ka kosto shumë serioze. Disa prej të mbijetuarve të kësaj politike janë ende gjallë sot. Ato meritojnë një respekt dhe mirënjohje më të madhe për padrejtësinë e tmerrshme që kanë vuajtur dhe gjithashtu meritojnë një kompensim për humbjet e tyre, ndëshkimin e pamerituar dhe gjendjen ku janë përfshirë sot.

Gjithashtu, verbëria jonë historike sa i takon krimeve të Maos dhe sundimtarëve të tjerë komunistë na ka dërguar ne në një pikë të tillë nënvlerësimi për pasojat e politikave të ngjashme, që nesër apo pasnesër mund të rigjallërohen. Historia e tmerrshme e Kinës, Bashkimit Sovjetik dhe imituesve të tyre, duhet të kishte diskretituar tërësisht socializmin njësoj si fashizmi apo nazizmi. Por nuk ka ndodhur diçka e tillë deri më sot.

Vetëm kohët e fundit, një qeveri socialiste si Venezuela ka imponuar me dhunë punën tek popullata e saj. Gjithsesi shumica e mbulimit mediatik ndaj kësaj padrejtësie dështon për të vënë re një lidhje mes socializmit dhe politikave paralele që kanë ndodhur në Bashkimin Sovjetik, Kubën dhe Kinën apo vende të ngjashme me to. Ironikisht një nga analizat sugjestiononte se problemi real nuk qe edhe aq “socializmi por quasi socializmi” dhe se Venezuela kishte një “brand të veçantë socializmi që përziente idetë e këqija ekonomike me një burrë të fortë që bullizonte qytetarët” dhe që kjo është më shumë e ngjashme me autoritarizmin dhe “keqmanaxhimin”. Autori në këtë rast thjesht injoron faktin se “bullizmi” dhe “keqmanaxhimi” është një gjendje tipike e vendeve socialiste në botë. Vendet Skandinave – që citohen shpesh si vende me socializëm të suksesshëm- nuk janë aspak socialiste, sepse ato nuk përziejnë qeverinë në prodhim dhe në shumë forma zotërojnë më shumë një treg të lirë se sa vende të tjera perëndimore.

 

Situata tragjike e Venezuelës nuk do të habiste askënd që ka njohuri mbi politikat e Hapit të Madh Përparimtar. Ne duhet t’i japim hapësirën e duhur në histori episodit të vrasjes masive në mënyrë që të fitojë vëmendjen e duhur.

Ilya Somin është Profesor I Ligjit në Universitetin George Mason. Studimet e tij fokusohen në konstitucionalizëm dhe pjesëmarrje në politikat popullore. Ai është autori i librave “The Grasping Hand: Kelo v. City of New London and the Limits of Eminent Domain” dhe “Democracy and Political Ignorance: Ëhy Smaller Government is Smarter.”

You may also like...