Përse u kthye Kuba

Kjo e bën Kubën shumë vulnerabël. Reformat ekonomike nuk kanë patur efektin e dëshiruar. Të ardhurat kanë rënë. Një mungesë të theksuar në prodhim dhe rreziku i hiperinflacionit janë një tjetër shkak. Këmbimi valutor në tregun e zi janë pak më shumë se sa 3% nga norma zyrtare. Një lëvizje politike anti sistem është mëse e mundshme.

Jorge G. Castañeda*

MEXICO CITY – Telefonata mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe atij Kubanez, Raúl Castro, që u pasua nga shkëmbimi i të burgosurve amerikanë me tre agjentë inteligjence kubanezë të burgosur në SHBA, është një nga momentet më kardinale të marrëdhënieve bilaterale gjatë dekadës. Pak kohë pasi qeveria e SHBA dhe Kubës shpallën hapjen e procesit për rilidhjen e marrëdhënieve diplomatike.National memorial service for Mandela

Në pamje të parë, kjo marrëveshje duket më shumë një fitore për Kubën, e cila zmbraps pretendimet e SHBA-së për të izoluar ishullin komunist. Por realiteti është më i komplikuar se kaq.

Si fillim, hapja e procesit nuk do të thotë që Amerika do të heqë embargon me Kubën, veprim që mund të kryhet vetëm nga Kongresi. Madje as relacionet nuk do të normalizohen plotësisht; do të kemi ambasada por jo ambasadorë.

Por është shumë e qartë se kjo marrëveshje – e aplikuar më parë nga Vatikani dhe Kanadaja – është një hap i madh përpara. Udhëtimi në Havana për Amerikanët të cilët nuk kanë prejardhje kubaneze do të bëhet më e thjeshtë. Do të jetë e mundshme që të kryhen transaksione bankare mes dy vendeve. Disa marrëdhënie tregtare do tu vendosen tullat. Departamenti Amerikan i Shtetit do ta heqë Kubën nga lista e vendeve që akuzohen se mbështesin terrorizmin.

Është e vërtetë që Kuba duket, në pamje të parë, që ka dhënë shumë pak në këmbim me sa ka marrë. Për lirimin e Alan Gross, Castro ka rënë dakord që të lirojë 53 të burgosur politikë, të heqë kufizimet mbi internetin dhe tu japë akses zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe të drejtave të njeriut dhe vëzhguesve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Natyrisht që ka tolerime, për të qenë të qartë, por ato më të mëdha janë në një qasje të tillë të asaj që Kuba pritet të fitojë me rifillimin e marrëdhënieve diplomatike pas gjysmë shekulli izolim.

Në fund të fundit, Kuba është në vështirësi, e gjendur në një pikë kruciale që me shumë mundësi ka motivuar vendimin e Castros: rënia e çmimit të naftës. Një seri të tjerë faktorësh – rritja e madhe e prodhimit të gazit dhe naftës në SHBA, recensioni i Evropës dhe Japonisë, vendimi i Arabisë Saudite për të vazhduar prodhimin, dhe rënia ekonomike e Kinës dhe Indisë – kanë sjellë një rënie të ardhurave. Pa folur që vendet të cilat janë prekur thellësisht nga kriza janë dy prej atyre të cilat kanë mbështetur historikisht Kubën, pra Rusia dhe Venezuela.

Nga këto të dyja, Venezuela dhe problemet e saj kanë ngritur problemin më të madh dhe kërcënimin më të madh për stabilitetin Kubanez. Duke qenë se Rusia nuk e ka mbështetur shumë Kubën që pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë që Venezuela – sidomos nën drejtimin e ish presidentit Hugo Chávez – ka qenë një mbështetje e madhe, duke i dërguar Kubës rreth 100,000 barela nafte në ditë, bashkë me një ndihmë monetare prej rreth 5-15 bilion dollarë amerikanë për çdo vit.

Me sa duket, këto ndihma nuk do të vijnë më ndaj nuk është aspak çudi që bisedimet mes SHBA dhe Kubës nisën fill pas vdekjes së Chávez në 2013. Qartësisht ndërprerja e ndihmave venezuelase do ta dërgonte Kubën në një depresion të thellë– siç ndodhi pas ndërprerjes së ndihmave Ruse në 1990.

Kjo e bën Kubën shumë vulnerabël. Reformat ekonomike nuk kanë patur efektin e dëshiruar. Të ardhurat kanë rënë. Një mungesë të theksuar në prodhim dhe rreziku i hiperinflacionit janë një tjetër shkak. Këmbimi valutor në tregun e zi janë pak më shumë se sa 3% nga norma zyrtare. Një lëvizje politike anti sistem është mëse e mundshme.

Në librin e tyre Back Channel to Cuba: The Hidden History of Negotiations Between Washington and Havana, William LeoGrande dhe Peter Kornbluh na përshkruan se si Kuba ka refuzuar koncensione politike në këmbim të heqjes së embargos apo normalizimit diplomatik. Castro, nuk ka ofruar asnjë të tillë në marrëveshjen e deklaruar.

Por përllogaritjet ekonomike na paraqesin një ndryshim që do të vijë në të ardhmen. Në mungesë të një padroni të pasur dhe gjeneroz, rigjallërimi i ekonomisë kubaneze do të varet nga normalizimi i marrëdhënieve me SHBA-në – e kjo natyrisht që do të bëhet me ndryshime radikale në drejtim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Kur të shkruhet historia e ditëve të sotme, mbase do të qe mirë të shkruhej se nuk qe forca e armëve dhe as përpjekja e diplomatëve por ndërhyrja e pa interes nga baronët e naftës në Dakotën e Veriut dhe Gadishullit Arabik që më në fund i hapën dyert Kubës së Kastros.
*Jorge G. Castañeda ka qenë sekretar i jashtëm i Meksikës nga 2000-2003, pasi u bashkua me oponentin e tij ideologjik, Presidentin Vicente Fox, për të krijuar qeverinë e parë demokratike në vend. Ai është aktualisht një Profesor i mirënjohur i Shkencave Politike në Amerikën Latine dhe në Universitetin e New Yorkut në departamentin e Studimeve për zonën e Karaibeve. Ai është autor i The Latin American Left After the Cold War and Compañero: The Life and Death of Che Guevara.
http://project-syndicate.org/commentary/cuba-us-diplomatic-relations-embargo-oil-prices-by-jorge-g–casta-eda-2014-12#vRKilizMh3JCE42e.99

You may also like...