Politika banditeske e Putinit

1. PutiniNjë bandë motoristësh me 5 mijë anëtarë janë mbështetësit më të flaktë të Putinit. Por ndërsa amerikanët skandalizohen nga dhuna e tyre, historia e SHBA-ve është e mbushur me rastet e përdorimit të frikësimit në zgjedhje

Terry Golway, Reuters

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i quan ata “vëllezër” – ky grup motoçiklistësh trupmadhë që e shohin veten si luftëtarë të rrugës në luftë për lavdi më të madhe të Nënës Rusi. Ata njihen si Ujqërit e Natës dhe Putini vetë ka shëtitur me ta me një ikonë amerikane të dëshirës së shfrenuar, një Harley-Davidson.

Ndërsa Rusia po përgatitej për të dërguar trupa në Krime për të rikapur gadishullin nga qeveria e re e Ukrainës Ujërit e Natës njoftuan se do të shkojnë në rajonin e trazuar për të rritur mbështetjen për vëllain e tyre të fuqishëm dhe të apasionuarin pas Harley.

2. Gangsteret e Nju JorkutTë veshur me lëkurë dhe duke përdorur shikimet e tyre sfiduese, Ujqërit e Natës kanë një mesazh për disidentët anti-Rusë të Ukrainës: protestat përbëjnë rrezik për shëndetin tuaj.

Putini, gjithsesi, nuk është udhëheqësi i parë politik që vlerëson rëndësinë e frikësimit fizik.

Ndoshta diku në politikën e afërt, bosi i Demokratëve amerikanë Richard Croker do të vriste mendjen se sa efektive do të qe banda e tij e njohur si Tammany Hall nëse do të kishin motoçikleta.

Kroker drejtoi makinerinë Tammany Hall vonë në shekullin e 19, një njeri që erdhi në vëmendjen e udhëheqësve të partisë jo për shkak të personalitetit të tij dinamik apo njohurive të thella mbi Kushtetutën, por për shkak se ai rrihte në mes të ditës dhe qe luftëtar rruge legjendar. Ai u bë udhëheqës i bandës – njësoj si  një drejtues tjetër i Tammany, Bill Tweed.

3. Frank HagueMarrëdhënia e Putinit sot me Ujqërit e Natës që numërojnë 5 mijë anëtarë sugjeron se ai është një student serioz i historisë së SHBA-ve. Ose ndoshta ai është thjeshtë fans i filmit të madh të Martin Scorcese mbi politikën e rrugës në Amerikë Bandat e Nju Jorkut (The Gangs of New York), i cili tregon se si frikësimi qe thjeshtë një formë tjetër e debatit politik para Luftës Civile.

Kroker nuk qe një personazh te filmi i Skorcezes, por Tued qe. Njësoj si Kroker, Tued në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës luftoi për pushtet dhe ndikim në Nju Jork dhe nuk pa arsye që të ndryshonte stil edhe pasi u bë senator i shtetit dhe shef i Tammany Hall. Tued rekrutoi një ushtri njerëzish të ashpër, të cilëve shtypi iu referua si “ata që të rrahin krahët” për të kontrolluar votat gjatë zgjedhjeve të vështira.

Një nga këto rrahës krahësh qe i riu Kroker. Në fillim të viteve 1970, Kroker dhe disa shokë e gjetën veten të angazhuar në një debat të gjallë politik me një grup demokratësh anti-Tammany. Pati të shtëna, dhe shumë demokratë anti-Tammany u rrëzuan, të plagosur për vdekje. Krokeri u akuzua për krime por u shpall i pafajshëm. Ai u rikthye te puna e tij si mjek ligjor i qytetit.

4. Uilliam TuedKroker, një burrë me gjoks sa një fuçi dhe me pamje të rëndë, qe i pari sa i përket përkushtimit për proceset demokratike. Gjatë një palë zgjedhjesh më 1860, Kroker e hodhi votën e vet 17 herë. Askush nuk guxoi t’i thotë gjë.

Përtej lumit në Nju Xhersi, Bos Frank Hague bërie emër për veten në fillim të shekullit të 20 kur i dha një mesazh brutal kundërshtarëve të vet në këshillin e qytetit të qytetit. Me frikën se këshilltarët po bëheshin gati ta hiqnin si kujdestar për selinë e bashkisë, Hague dërgoi versionin e tij të Ujqërve të Natës për t’u marrë me ndihmësin e një këshilltari veçanërisht të bezdisshëm.

Ndihmësi u vu te cepi – asgjë brutale, por ai u trazua disi. Mesazhi u mor. Hague e mbajti vendin e tij të punës dhe përfundoi të bëhet kryebashkiak i Xhersit nga 1917 deri në 1947.

Historianët dhe gazetarët shpesh flasim për makineri politike si kjo e Kroker dhe Tued si disa fenomene unike në përdorimin e muskujve si një formë pushteti politik. Më së fundmi, shkrimtari sportiv Majk Lupika (Mike Lupica) sugjeroi se ndihmësit e Guvernatorit aktual të Nju Xhersit Kris Kristi (Chris Cristie) janë duke “garuar për një version 2.0 të Tammany Hall.”

Megjithatë kundërshtarqët e Tammany qenë po aq entuziastë kur vinte puna për përdorimin e forcës si një bindëse e vlefshme në politikën vendore. Kur votuesit shkuan në kutitë e votimit në Nju Jork më 1841, bandat vendëse pushtuan Pavionin e Gjashtë Katolik Irlandez për të ushtruar atë që njohësit e politikës e quajnë tashmë “ndrydhje të votuesve.” Banorët e lagjes e gjetën veten përballë supermacistëve kërcënues protestantë që synonin të bllokonin zgjedhjen e kandidatëve miq të katolikëve për zyrat e bashkisë.

putiniPoeti i madh i njerëzve të zakonshëm, Uollt Uitman (Walt Whitman), simpatizoi gangsterët duke u ankuar se demokratët e qytetit qenë në aleancë me “vulgun e ndyrë irlandez.”

Nuk është çudi që politikanët irlandez pranë Tammany u përgjigjën me të njëjtën monedhë.

Një version më djallëzor i këtyre taktikave u shfaq në Jug jo shumë kohë pasi Robert. E. Li (Lee) rinovoi faljen e tij me Ulises (Ulysses) S. Grant. I përballur me perspektivën e njerëzve me ngjyrë që pasi u liruan do të merrnin pjesë në politikë dhe qeverisje, burra me kapuçë të bardhë patrulluan fushat dhe rrugët e Jugut në një fushatë të dhunshme për të siguruar që politika do të mbetej një punë vetëm për të bardhët.

Ku Klus Klani, nën komandën e udhëheqësit të famshëm të Kalorësisë së Konfederatës Nathan Bedford Forrest, në thelb dhunoi liritë e garantuara për afro-Amerikanët nga amendamentet 14 dhe 15 të Kushtetutës. Në kohën kur Klani u zhduk, nocioni i mbrojtjes së barabartë para ligjit qe një shaka e pamëshirshme dhe e drejta për të votuar pavarësisht rracës u bë e pakuptimtë nga Teksasi deri  në Virxhinia.

Klani vrau së pakuu 200 vetë në Arkansas në garën për zgjedhjet kombëtare të vitit 1868. Në Xhorxhia, u përball me mbështetjen Republikane për Veriun dhe Abolicionizmin me një fushatë të egër dhune dhe vrasjesh.

Vota republikane në Xhorxhia dhe nëpër të gjithë Jugun u zhduk me shpejtësi. Nga 1890, Jugu qe solidifikuar si demokrat, dhe njerëzit me ngjyrë praktikisht humbën të drejtën e votës.

Kjo u arrit jo përmes politikës, por përmes frikësimit.

Gara për pushtet në shekullin e 19 nuk qe gjithmonë e zhvilluar në rrugë dhe fusha dhe jo gjithmonë e dhunshme apo vrasëse. Të varfërit në Nju Jork zbuluan vonë në vitet 1870 se një grup elite pati propozuar që e drejta e votës në zgjedhjet vendore duhet të kufizohet vetëm për burrat me prona.

Ky propozim, i cili pati mbështetjen e udhëheqësve të famshëm të biznesit, gazetarëve, presidentëve të universiteteve dhe një politikani të ri me emrin Teodor Ruzvelt (Theodore Roosevelt), erdhi pas shumë vitesh frikësimesh intelektuale në gazetat më të mira të qytetit dhe në klubet private.

Përgjatë viteve 1870, ndërsa njerëzve me ngjyrë iu mohua me dhunë e drejta e votës në Jug, elitat e qytetit të Nju Jorkut, përfshirë gazetarin E. L. Godkin, prokurorin e njohur Uilliam (William) Evarts, dhe Dhomën e Tregtisë së Qytetit, argumentuan se problemet e veriut qenë rezultat i votuesve injorantë.

Të bardhit e Jugut, argumentoi gazeta e Nju Jorkut Commercial and Financial Chronicle, “kanë… një klasë injorante për t’u marrë, si edhe ne këtu.”

Rezultati qe një amendim i kushtetutës së Shtetit të Nju Jorkut që zhveshi njerëzit që nuk kishin pronë nga e drejta e votës në zgjedhjet për bashki. Por kjo nuk hyri kurrë në fuqi, për shkak se Tammany organizoi mbështetjen popullore kundër saj. Ky version delikat i frikësimit të votuesve dështoi – pikërisht falë frikësuesve të dhunshëm.

Taktikat prej gangsteri të Putinit mund t’i ngjajnë amerikanëve si veçanërisht barbare, por Shtetet e Bashkuara nuk është se i kanë mbyllur tërësisht ditët kur forca fizike ka goditur proceset demokratike. Në fakt, frikësimi dhe mungesa e zgjedhjes, mbajti miliona afro-amerikanë larg shprehjes së opinionit dhe votimit për një shekull pasi të drejtat e tyre u siguruan, së paku në teori.

Ka patur një kohë dhe një vend në historinë e SHBA-ve kur Ujqërit e Natës do të ndjeheshin sikur qenë në shtëpi.

 

Diçiturat

  1. Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin me motoçikletë në festivalin e motorristëve në Novorosisk, Rusia e Jugut më 29 gusht 2011.
  2. Një skenë nga filmi Gangsterët e Nju Jorkut.
  3. Bosi Frank Hague i Xhersit më 1920.
  4. Bosi Uilliam Tued i Nju Jorkut

You may also like...