Politika e fuçisë së derrit, a i dha frute edhe Hitlerit?

hitlerautobahntestSi ndodhi që edhe Fyhreri qe një promovues i shpenzimeve të fuçisë së derrit.

ALICIA P.Q. WITTMEYER, Foreign

Në politikën amerikane, “derri” është një koncept i mirënjohur për keq: Alaska ndërtoi urën e vet drejt asgjëkundit dhe Karolina e Veriut ndërtoi muzeun e ibrikëve të çajit. Është një strategji elektorale e provuar dhe e sprovuar për politikanët që synojnë të investojnë në projekte vendore, pavarësisht se sa acaruese janë ato, për të përfituar mbështetje nga populli.

Por a ndihmoi derri edhe Adolf Hitlerin për të fituar besnikërinë e gjermanëve?

Akademikët në Universitin e Kalifornisë, Los Anxhelos dhe ata të Universitetit të Zyrihut së fundmi ekzaminuan shpenzimet në infrastrukturë – veçanërisht, ndërtimin e Autobahn, sistemin legjendat gjerman të autostradave – ndikuan në mbështetjen e qytetarëve për Rajhun e Tretë në vitet e para të ekzistencës. Aurobahn qe një prioritet për administratën e Hitlerit.

Vetë Fyhreri inaguroi nisjen e punimeve në një seksion të rrugës, pas të cilës iu kthye dëgjuesve në ceremoni dhe i tha atyre “t’i përvishen punës.”

Kërkuesit Nico Voigtländer dhe Hans-Joachim Voth krahasuan rezultatet në zgjedhjet vendore të zhvilluara në nëntor 1933 dhe në gusht 1934. Specifikisht, ata qenë të interesuar në krahasimin e numrit të votave kundër Nazistëve në rajonet që përfituan nga Autobahn, ndërtimi i të cilave u krye me shpejtësi të madhe mes dy zgjedhjeve, në krahasim me rajonet që nuk patën përfituar.

Ata zbuluan se opozita ra gjithkund dhe vërejtën se votimi i vitit 1934 nuk u zhvillua në rrethana tërësisht të lira dhe të ndershme. Por opozita ra 60 për qind më shpejt në rajonet ku autostradat po ndërtoheshin. Voigtländer dhe Voth vlerësojnë se në këto zona, një në çdo 10 njerëz që pati kundërshtuar më parë regjimin Nazist, votuan për të më 1934.

A qenë këto thjeshtë shpërblime për partinë si rezultat i pasurisë së krijuar nga shpenzimet e ndërtimit? Ndoshta. Punëtorët që ndërtuan Autobahn qëndruan në hotelet vendore dhe shpenzuan para nëpër dyqanet e zonës ndërsa disa kantiere ndërtimi u kthyen edhe në atraksione të vogla turistike. Por dy kërkuesit argumentojnë se votuesit kishte më shumë gjasa të ndikoheshin nga demonstrimi i kompetencës dhe efikasitetit të qeverisë të shprehur nga ndërtimi i autostradave. Në periudhën pas paralizës së përgjithshme nën qeverisjen e Veimarit, aftësia e Nazistëve për t’i bërë gjërat qe joshëse.

Natyrisht, pikërisht kjo aftësi do të përdorej për të kryer një nga tragjeditë më të rënda në histori. Megjithatë, siç shkruan Voigtländer dhe Voth, nuk është kaq e rrallë që edhe sot e kësaj dite, të moshuarit në Gjermani t’i shpjegojnë stërnipërve të vet se pse Hitleri qe aq popullor. Ata thonë, “së paku ai ndërtoi Autobahn.”

Titulli origjinal: A soli Hitleri Proshutë në Shtëpi?

You may also like...