Prapaskenat, sarina e Asadit dhe si “PO!”-ja e Shqipërisë u bë “JO!”

Shqiperia jemi ne! Qytetaret!

Shqiperia jemi ne! Qytetaret!

* SHBA-të kërkuan që Shqipëria të mikpresë shkatërrimin e gazit nervor

* Protestuesit shqiptarë ia lidhën duart kryeministrit

* Refuzimi i la diplomatët në vuajtje për një “Plan B”

* Arsenali toksik tashmë mund të shkatërrohet në det

Nga Benet Koleka dhe Anthony Deutsch

Tiranë/Hagë, 21 Nëntor (Reuters) – Në mbrëmjen e të hënës, më 11 nëntor, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Alexander Arvizu u takua me kryeministrin Edi Rama dhe me ministrin e tij të jashtëm në një vilë qeveritare në kryeqytet.

Lajmi qe publikuar se një nder i qe kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, dhe se një zemërim i paprecedent po rritej vetëm dy muaj pas marrjes së pushtetit nga Rama.

Uashingtoni kërkonte që Shqipëria, një aleat i NATO-s me 2.8 milionë banorë, të pranonte shkatërrimin e 1,300 tonëve të agjentëve nervorë të Sirisë sipas një plani të rënë dakord me Rusinë për t’i eliminuar ato nga lufta Civile e Sirisë.

Shqipëria qe një zgjedhje e dukshme. E cilësuar si ‘shteti i 51-ë’, republika e varfër në Adriatik është bindshëm pro-Amerikane dhe qe vendi i parë në botë që eliminoi armët e veta kimike të epokës komuniste më 2007, me ndihmën e Uashingtonit dhe një faturë prej 48 milionë dollarësh.

Duke u përballur me një afat limit në 15 nëntor për të finalizuar planin, Arvizu dhe Rama folën deri në orën 1 të mëngjesit. Ditën tjetër, qindra protestues u mblodhën para ambasadës së SHBA-së duke thirrur “JO,JO,JO!”

Në minutën e fundit, ndërsa protesta po rritej, Rama u tërhoq – marrëveshja e propozuar u zhbë nga të njëjtat forca demokratike ë Uashingtoni i pati mikpritur kur sundimi komunist ra.

“Është e pamundur për Shqipërinë që të marrë pjesë në këtë operacion,” tha Rama në një fjalim televiziv të premten në mbrëmje.

Refuzimi i papritur i Shqipërisë i la diplomatët amerikanë në vështirësi për të gjetur një Plan B për të nxjerrë armët kimike jashtë Sirisë brenda gjashtë muajve sipas një axhende të rënë dakord me Rusinë, mbështetësin e fuqishëm të presidentit Bashar al-Asad.

Problemi nënvijëzon sfidën e madhe me të cilin përballet plani për të nxjerrë sarinën, gazin mustard e agjentë të tjerë vdekjeprurës nervorë nga një zonë lufte si dhe limitet e diplomacisë Amerikane. Rama ndërkohë u akuzua se dështoi të parashikojë opozitën e brendshme ndaj marrëveshjes.

“Qe e mundshme që ai të thoshte ‘Po’, dhe Rama dëshironte të thoshte ‘Po’, por në fund u bë e pamundur për të të thoshte ‘Po’,” tha një diplomat i lartë perëndimor. Si të tjerët e intervistuar për këtë artikull, diplomati nuk qe i autorizuar të flasë dhe kërkoi anonimitet.

Përmes ndihmësve, si Rama dhe Arvizu refuzuan të intervistohen nga Reuters për këtë çështje.

Besnikëri

Burime diplomatike thonë se Rama e dinte që Shqipëria qe e përzjerë që pas në shtator, kur Sekretari i Shtetit John Kerry dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov, ranë dakord për planin në Gjenevë dhe shmangën sulmet ajrore të SHBA-së pas sulmit të 21 gushtit në një lagje të Damaskut.

Rama, vetëm pak ditë në zyrë, qe shumë i lumtur të merrte pjesë.

Paraardhësi i tij, Sali Berisha, pati punuar fort të ruante dashamirësinë e Uashingtonit, duke pranuar të burgosur nga burgu amerikan i Guantanamos ndërsa presidenti Barack Obama u përpoq ta mbyllte atë, si dhe qindra azilantë të opozotës Iraniane që për vite qenë bllokuar në Irak.

Në 2003, ndërsa stërvitej për pushtimin e Irakut, Shqipëria lejoi avionët amerikanë të bombardonin bunkerë që patën mbetur nga koha e udhëheqësit stalinist të vendit Enver Hoxha.

Besnikëria shkon pas në fund të Luftës së Parë Botërore kur Woodrow Wilson shpëtoi Shqipërinë nga ndarja mes vendeve fqinje deri më 1999, kur Bill Clinton udhëhoqi bombardimet e NATO-s në atë që qe Jugosllavia për të ndaluar masakrimin e shqiptarëve etnikë në Kosovë nga forcat serbe të Sllobodan Millosheviçit.

Kur George W. Bush vizitoi Tiranën më 2007, në pikën më të ulët të popullaritetit në shtëpi dhe jashtë vendit, presidenti u prit si yll rroku, u përqafua dhe u puth nga shqiptarë që kishin kapele me Xhaxha Semin.

“Edhe në Miçigan, ai nuk ido të qe aq i mikpritur,” u citua të thoshte Rama, në atë kohë në opozitë.

Por edhe ai vetë e dinte se pranimi i Sarinës së Asadit do të qe diçka e vështirë për t’u shitur para popullatës.

Ndërsa agjentët nervorë mund të dëmtohen goxha shpejt, procesi prodhon deri në 15 herë më shumë volum mbetjesh toksike. Këto mbetje mund të kërkojnë vite për t’u përpunuar dhe përbëjnë rrezik për mjedisin nëse nuk pastrohen siç duhet.

Karamele

Një artist bohem në rininë e vet, 49 vjeçari Rama ka bërë emër si kryebashkiak i Tiranës duke i dhënë qytetit një ndryshim fytyre me pemë të mbjella së fundmi dhe lyerjen e fasadave me ngjyra të ndezura.

Kur Berisha e hapi vendin për importet joshëse të mbetjeve më 2010, Rama kundërshtoi dhe një nga vendimet e tij të para kur u bë kryeministër në shtator qe që të ndalonte praktikën.

Problemi hyri në venat e pakënaqësive mes disa shqiptarëve që ndjenin se vendi i tyre po shfrytëzohej, po përdorej si kosh plehrash nga aleatët e vet më të pastër e më të pasur në Perëndim. Kishte gjithashtu frikë se mafia shqiptare mund të qe përfshirë.

Rama kishte nevojë për një karamele.

Megjithëse nuk dihet me saktësi se çfarë ai diskutoi me Arvizu, kryeministri tha më vonë se marrëveshja do të përfshinte premtimin e SHBA-së për të pastruar disa dhjetëra “zona të nxehta” mjedisore në Shqipëri, trashëgimi e sundimit të Hoxhës dhe du dekadave problemesh industriale që nga rënia e regjimit.

Përfitimi për ekonominë e Shqipërisë mund të arrinte në dhjetëramilionë dollarë. Pastrimi do të mund të ushqente përpjekjet e Shqipërisë për të reklamuar veten si një destinacion i ri turistik në Detin Adriatik me pjesë të mëdha plazhesh ranore të paprekura.

Por para se Rama të jepte lajmin, raportet u shfaqën duke emëruar Shqipërinë si një destinacion të mundshëm të arsenalit kimik të Sirisë.

Shqipëria qe identifikuar fillimisht si një vend pritës i mundshëm më 31 tetor nga Global Security Newswire, një faqe lajmesh që është fokusuar në sigurinë e armëve bërthamore, biologjike dhe kimike.

Raporti u kap nga media shqiptare në ditët që vijuan ndërsa Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati konfirmoi mundësinë në një intervistë për Le Monde në 4 nëntor.

Mjedisorët shpallën alarmin dhe grupet e të rinjve përdorën Facebook për të thirrur protesta. Opozita hyri në lojë duke akuzuar Ramën se po negocionte në sekret një marrëveshje që mund t’i vendosë shqiptarët në rrugën e rrezikut.

Një figurë e lartë e opozitës e cilësoi Ramën “Edi Kimiku”, në jehonë të kushëririt dhe sekserit të Sadam Huseinit Ali Hassan al-Majid, i njohur si Ali Kimiku për shkak se urdhëroi sulmet me gaz mbi kurdët në Irakun e veriut më 1988.

Papritur Rama qe kapur në hapin e gabuar. Ai doli në telefon me sekretarin e Shtetit Kerry.

Diplomatët dhe zyrtarët shqiptarë thonë se si Rama edhe Arvizu, ambasadori i SHBA-së, nuk e patën pritur një reagim të tillë, Rama vetë pati dështuar të mbajë partnerin e koalicionit të tij, Ilir Meta, dhe presidentin Bujar Nishani në lak.

“Kjo qe një punë e lehtë thjeshtë përmes marrëdhënieve publike,” tha një zyrtar amerikan.

Kontaminim

Një protestë e vogël por e zhurmshme nisi, televizionet shqiptare transmetuan pamje nga Qafëmolla, një bazë ushtarake në anën tjetër të malit mbi Tiranë ku Shtetet e Bashkuara patën ndihmuar shkatërrimin e 16 tonëve të armëve kimike të Hoxhës gjashtë vjet më parë.

Raporti paraqiste fshatarë që përdornin bidona plastikë blu për ujë, për të cilat gazetari tha se dikur qenë përdorur për kimikatet.

Një kabllogramë nga maji 2009 i ambasadës së SHBA-së thoshte se konteinerët e lënë pas nga kompania e punësuar nga SHBA në vendndodhje po rridhnin arsenik, plumb dhe mërkur.

Kabllograma rrodhi në publik më 2010 dhe u citua nga media shqiptare. Ajo u riraportua këtë muaj dhe u përdor nga protestuesit dhe mjedisorët si një element qendror në argumentin e tyre kundër kërkesës së SHBA-së.

Në shtëpi. Shtetet e Bashkuara ende duhet të eliminojnë armët e veta kimike. Deri tani, është shpenzuar 28 miliardë dollarë në shkatërrimin e 90 për qind të rezervave të deklaruara dhe duhet të shpenzohen edhe 10 miliardë për të plotësuar punën më 2023, shumë vite pas afatit, sipas qendrës së SHBA-së për Kontrollin e Armatimeve dhe Mospërhapjen e armatimeve.

Përpjekjet e SHBA-së për të nxitur të tjerë të ashtuquajtura “shtete poseduese” në shkatërrimin e armëve të veta janë penguar nga rezistenca politike dhe vonesat.

SHBA-të kanë probleme në ngjashme në përpjekjet për të siguruar dhe shkatërruar – në bashkëpunim me Rusinë – materialin radioaktiv të lënë pas nga Lufta e Ftohtë në vende të ndryshme nëpër botë, ngra frika se këto materiale mund të bien në duart e militantëve për t’u bërë bomba bruto.

Transportimi i këtyre materialeve është i kushtueshëm dhe kërkon siguri e sekret të ashpër.

Rama papritur u duk në vështirësi për të shpjeguar përfitimet e marrëvesgjes dhe në një pikë tha se mund t’i qe bashkuar protestës nëse nuk do të qe kryeministër.

“Nëse komunikimi me opozitën dhe shoqërinë civile do të qe i mirë, kjo mund të kishte funksionuar” tha një diplomat i lartë Perëndimor. “Njerëzit në rrugë qenë po ata që patën votuar për të (Ramën), dhe ai e gjeti veten me shpatulla pas murit.”

Edhe të enjten në darkë, 24 orë para afatit për të pranuar marrëveshjen, Arvizu doli në një televizion shqiptar për të mbrojtur kërkesën e SHBA-së. Ai tha se Uashingtoni “do të zhgënjehej” në rast se kërkesa do të hidhej poshtë. Ditën tjetër ndodhi.

Burime të njohur me diskutimet në Organizatën e Ndalimit të Armëve Kimike në Hagë, e cila mbikëqyr planin, i thanë Reuters këtë javë se ekspertët tani po shohin mundësinë e përpunimit dhe shkatërrimit të armëve në det, me shumë gjasa në Mesdhe.

Një skenar i tillë mund të ketë kosto shtesë përtej qindramilionëve dollarëve që nevojiten për të shkatërruar armët kimike në tokë, siç do të ndodhte nëse Shqipëria pranonte.

“Ndoshta si zyrtarët shqiptarë ashtu edhe ata amerikanë nënvlerësuan opozitën e mundshme të publikut shqiptar ndaj propozimit për të shkatërruar kimikatet e luftës dhe pararendësit e tyre në tokën e vet,” tha një burim i informuar mbi bisedimet.

“Për shkak se kundërshtime të konsiderueshme publike kanë penguar për shumë dekada programin amerikan të shkatërrimit të armëve kimike, ky qe një problem i parashikueshëm.

Raporte të mëtejshme vijnë nga Michelle Nichols në Nju Jork. Shkrimi nga Matt Robinson; Redaktimi Giles Elgood dhe Janet McBride)

You may also like...