Problemet ekonomike të Shqipërisë së sotme dhe disa ilaçe “revolucionare”*

Profesor Elvin Meka ka bërë një koment mbi problemet e ekonomisë shqiptare sot, si reagim ndaj shkrimit “Dy rrugët për qeverinë e re”. Sipas Mekës, zgjidhja gjendet te masat më të ashpra në luftën kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit, të cilat mund të krijojnë të ardhura të mjaftueshme për të zgjidhur të gjitha problemet e vendit dhe që sigurojnë baza për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e Shqipërisë në dekadat e ardhshme.

Elvin Meka

Lidhur me taksat, pa lëvizur asgjë nga politika aktuale, vetëm nga tatimi i naftës vergine dhe i karburanteve, mund të rikuperohen nja 300-400 milionë euro; shtoji këtu një taksim tamam të kafeve të BLLOKU-t dhe u mbush buxheti. Gjithashtu, duhen audituar mirë e mirë AMC e VODAFONE se bëjnë shpenzime absurde, duke ulur qëllimisht të ardhurat (fitimet).

Sa i përket të ardhurave të bankave nga kalimi i pagave të punonjësve shtetërorë të siguroj që të ardhurat e bankave nga komisionet nuk janë më shumë se 5-10% e totalit të të ardhurave të bankave dhe bankat nuk presin shumë nga punonjësit e shtetit, pasi atyre nuk mund t’u kërkosh shumë të marrin produkte të bankave, për më tepër sot, kur askush nuk merr kredi.

Bizneseve nuk mund t’u kërkohet të kryejnë veprime jashtë bankave pasi kjo do të rrisë evazionin fiskal dhe kjo nuk të çon asgjëkundi. Sa per borxhin publik, nuk është faji i bankave se qeveria është i vetmi huamarrës i besueshëm sot në treg. Diku duhet të investohen paratë, pasi bankat kanë detyrime ndaj klientëve që depozitojnë në LEK dhe EURO.

Për të kaluar nga një sistem investimesh “labor intensive” në “capital intensive” duhet para së gjithash që të kesh një ekonomi konkurruese dhe që të jetë “export-oriented”, gjë që neve na mungon. Shumë-shumë ne mund të rrisin eksportin e hashashit, por eksporte të tjera të bazuara në përdorim të teknologjisë nënkupton një punë të madhe, shumë të madhe dhe për shumë vjet përpjekje. Edhe Kina e ka të vështirë të heqë dorë nga “labor-intensive”, jo më Shqipëria që është një ZERO E MADHE ME XHUFKE, në të gjitha aspektet.

Sa për sistemin gjyqësor, zgjidhja është e thjeshtë fare: futen në burg nderi në fund të vitit gjysma e gjithë gjykatësve, me afat minimal 20 vjet, u sekustrohet e gjithë pasuria dhe u hiqet për jetë licenca, futen në punë të detyrueshme të pastrojnë Lanën dhe të hapin Rrugën e Arbrit me kazmë dhe matrapik dhe jo me pajisje, kundrejt 200 gram bukë dhe një pjatë supë në ditë.

Lidhur me monopolet e pasaportave etj, është e thjeshtë fare: SHFUQIZOHEN dhe kalojnë automatikisht në dorë të shtetit, duke lehtësuar barrën e popullatës me çmime më të ulëta. Kompensimi nga humbjet e mundshme sistemohen duke vendosur një taksë vjetore për BMw dhe Mercedes Benz 5 milionë lekë të vjetra për çdo mjet të tillë (apo nuk ka plot si këto në qarkullim) dhe nja 3 milionë lek të vjetra për çdo mjet mbi 2,500 cc.

Po të kalojmë te kontratat koncesionare, është e thjeshtë të shpjegohet pse nuk ecin, përveç atyre që thua ti, sepse KESH që ka detyrimin ligjor të blejë energjinë është KOMPANI E FALIMENTUAR dhe INSOLVENTE, kështu që sido që të jetë puna, këto sipërmarrje janë të dështuara që në gjenezë për vetë bankat.

Ripublikuar me lejen e autorit

*Titulli është i vendosur nga diaryoftirana.com

You may also like...