Pse ekzistojnë kompanitë?

Pse disa aktivitete janë të drejtuara nga forcat e tregut dhe të tjerat nga forca e kompanisë?
20170729 BBD001 0

 

Ideja themelore është se mekanizmi i çmimit është qendror në studimin ekonomiksit. Çmimet e tregjeve përçojnë mesazhin sa i takon atë çfarë kërkojnë njerëzit për të blerë dhe atë çfarë kërkojnë tregtarët të shesin. Adam Smith përdori metaforën e “dorës së padukshme” për të përshkruar mënyrën se si ekonomia është qeverisur nga sinjalet e çmimeve. Në vitin 1937 ekonomisti britanik, Ronald Coase, publikoi një ese ku vinte në dukje një problem që kishte kjo qasje. Kur një punëtor lëvizte nga një sektor në një tjetër, fjala vjen, nuk e kryente përherë këtë për shkak të rrogës më të lartë por sepse kështu qe urdhëruar ta bënte. Pyetja që ngriti Coese qe tepër e thellë, në mos e çuditshme, sa i takon ekonomiksit. Përse ekzistojnë kompanitë?

Përgjigja e tij qe se kompanitë janë përgjigje e kostove të larta që ka përdorimi i tregut. Hera herës është më me pak kosto për të dhënë një urdhër të drejtë për drejtë se sa për të negociuar në kontrata të veçanta për çdo transaksion. Një “kosto këmbimi” e tillë është e ulët në një treg për të mira të unifikuara, shkruante Coase, por ka një kosto të lartë për instancat e tjera. Gjithsesi, përgjigja e Coase nuk bëri vetëm se ngriti një numër të tjerë pyetjesh. Fjala vjen, nëse arsyeja që ne kemi kompani është për reduktuar koston e transaksionit, përse tregjet kanë në fund të ditës transaksione?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, ekonomistët kanë zhvilluar teorinë e kontratave, që bën një dallim të qartë mes një transaksioni të vendit dhe marrëdhënieve të biznesit që kërkon një pakt më afatgjatë. Shumica e transaksioneve kryhen në tregjet fizike. Ato janë të mire përcaktuara dhe lidhen me transaksione të vlerave të ulëta si blerja e gazetës apo marrja e taksisë. Ato janë të qeverisura nga forcat e tregut, meqë shumica e blerësve janë të varur nga çmimi. Gjërat bëhen më të komplikuara kur të mirat apo shërbimet nuk janë të standardizuara. Palët e një transaksioni u kërkohet që të bëjnë disa zotime ndaj njëri tjetrit që janë tepër të kushtueshme nëse kthehen pas. Le të marrim shembullin e qirasë së pronës. Nëse një biznes largohet nga prona që po ushtron aktivitetin nuk mund të gjejë menjëherë një diçka të ngjashme. Njëkohësisht nëse një biznes vendos të largohet menjëherë nga prona e një qiradhënësi, ky i fundit do të mbetet si peshku pa ujë. Secili nga ato mund të kërkojë një qira më të mirë. Një kontratë afatgjatë që specifikon qiranë, mënyrën e përdorimin dhe kështu me radhë do të mbrojë të dy palët nga oportunizmi i tjetrës. Për shumë marrëveshje biznesesh, është shumë e vështirë për të shënuar të gjitha kërkesat e palëve në të gjitha rrethanat. Këtu është rasti kur një kontratë e “paplotë” merr jetë. Një kontratë martese është e këtij lloji. Kështu është edhe kontrata e një të punësuari. Ka pak terma formalë; titulli i punës, orët e punës, paga fillestare dhe kështu me radhë, por shumica e detyrave kryesore nuk është shkruar në kontratë. Nuk mund të detyrohet nga gjykata sepse detyrimet janë implicite. Ajo qëndron në fuqi sepse prishja e saj do të dëmtonte të dy palët dhe sepse forcat e tregut zbuten në një kontratë të tillë, një formë alternative qeverisje është e domosdoshme, e kështu në lojë vjen kompania..

Coase e lë të hapur madhësinë dhe fuqinë në të cilën firma qëndron sa i takon vullnetit të tregut dhe varësisë së tij ndaj rrethanave që ndryshojnë. Për tetë vjet, muri ndarës mes të dyjave dukej i pazgjidhshëm. Numri i aksioneve të të vetë punësuarve është rritur. “Gig economy” e tej thjeshtëzuar me shoferët e UBER, po gëlon dita ditës. Por gjithsesi kompanitë ende nuk po zhduken dhe gjasat janë që të mos zhduken. Kontratat e vendeve të punës po bëhen e gjithnjë më të pranueshme, por fleksibiliteti i tyre vjen me kosto. Punëtorët kanë një incentivë të vogël për të investuar në kompani aftësitë e tyre specifike, ndaj produktiviteti po bie. Krahu i ofertës për disa të mira komplekse, si fjala vjen iPhone apo një Airbus A380 superjumbo, varet tërësisht në kontratat me afat të gjatë mes kompanisë dhe punëtorëve që janë “të paplota”. Coase qe i pari që vuri në dukje një të vërtetë të qëndrueshme. Ekonomitë kanë nevojë si për diktaturën beninje të kompanive ashtu edhe për dorën e padukshme të tregut.

The Economist

You may also like...