Qeveri e vogël
(koncepti shqiptar) Kur kryeministri ndjehet i fuqishëm dhe i aftë të kontrollojë maxhorancën parlamentare pa probleme, krijon pak ministri dhe pak poste ministrash. Kjo qe “filozofia” e Sali Berishës në vitin 2005, që u tolerua pas 2009 me krijimin e ministrive shtesë për të joshur aleatët. (Koncepti Ndërkombëtar) Kur qeveria beson se privati mund t’i bëjë punët më mirë, mbledh më pak taksa (dmth taksa të ulëta) dhe rrjedhimisht ka më pak shpenzime, duke kufizuar rolin e shtetit në disa shërbime bazë dhe pa shumë shërbime të mirëqënies shoqërore. Fjalorthi Politik Shqiptar