Raport Special! Dyshimet në zemër të ‘revolucionit’ Suni të Irakut

Still image taken from video of a man purported to be reclusive leader of militant Islamic State Abu Bakr al-Baghdadi making what would be his first public appearance at a mosque in MosulNga HAMID SHALIZI dhe JESSICA DONATI

(Reuters) – Sheiku Ali Hatem Suleiman, një nga udhëheqësit e revoltës Suni kundër qeverisë së udhëhequr nga Shiat në Irak u ul këmbëkryq në kolltuk muajin e kaluar, ndezi një cigare tjetër Marlboro Red dhe diskutoi luftën me vizitorët nga qyteti i tij i lindjes Ramadi, vendi ku filloi kryengritja vonë vitin e kaluar.

Në vend që t’i gëzohej progresit të rebelimit, gjithsesi, 43 vjeçari princ kurore filloi të ankohej për faktin se mjedisi kompleks etnik dhe fetar i Irakut po shpërbëhej tërësisht. “Si do ta ruajmë ne atë që na ka mbetur ende”? pyeti ai vizitorët.

Dyshimet e sheikut revolucionar duken surprizuese. Përgjatë shtatë muajve të fundit fraksionet e armatosura Suni, të cilat Suleiman ndihmon duke i udhëhequr dhe aleatët e tyre në degën shumë më ekstreme të Al Kaedës të njohur si Shteti Islamik, kanë kapur shumicën e qyteteve më të mëdha suni të veriut. Beteja kundër kryeministrit Nuri al-Maliki në Bagdat është përhapur në veri dhe lindje dhe kërcënon të copëtojë Irakun. Vonë në qershor, Shteti Islamik deklaroi një Kalifat të ri.

File photo of masked Sunni gunmen chanting slogans during protest against Iraq's Shi'ite-led government, demanding Iraqi army not try to enter the city, in FallujaSuleiman u bë një nga fytyrat publike të rebelimit. Por figura e rëndë shfaq edhe një kontradiktë në zemrën e tij dhe historia e tij shpjegon se pse Iraku do të jetë kaq vështirë të ribashkohet sërish.

Aleanca mes fiseve suni, nacionalistëve, besnikët e regjimit të vjetër Baath dhe veteranëve ushtarakë në njërën anë dhe Shtetit Islamik në anën tjetër është i bazuar pothuajse tërësisht në urrejtjen e përbashkët ndaj qeverisë shia të Malikit dhe dëshirës për një rajon të pavarur Suni.

Por si shumica e sunive të Irakut, Suleiman nuk është një ekstremist islamik. Ai ndihmoi në shtypjen e një kryengritjeje të mëhershme të Al Kaedës në Irak. Dhe ai u shqetësua së fundmi nga lajmi se dhjetëramijëra kristianë po arratiseshin nga Mosuli pas një ultimatumi të Shtetit Islamik që ata të konvertoheshin, të iknin ose të vdisnin. Ky është një nocion i kundërt me mendimet e Suleiman, i cili u rrit në Bagdatin kozmopolitan dhe shpesh ka folur publikisht për nevojën për tolerancë.

Në një seri intervistash që nga rënia e Mosulit herët në qershor, Suleiman përshkroi se si luftëtarët e Shtetit Islamik dhe rebelët e tij suni u bashkuan gradualisht. Ai shprehu shqetësime të thella për aftësinë e grupimeve që ai udhëheq – ata e identifikojnë veten si ‘revolucionarë fisnorë’ – për t’i bërë ballë aleatëve të tyre më ekstremë, që veprojnë njëkohësisht si në Siri ashtu edhe në Irak dhe që në disa raste njihen nën akronimin ISIL ose ISIS.

File photo of gunmen fighters walking with their weapons in the streets of the city of Ramadi“Nëse ka ndonjë vend të lirë, ISIS do ta kapë,” tha ai. “ISIS nuk është i fortë në krahasim me fiset, por ata janë strategji. Ata kanë pajisje ushtarake dhe i përdorin ato kundër revolucionarëve (fisnorë).”

Rritja e Shtetit Islamik i ka ndihmuar fiset, por Suleiman thotë se kjo edhe i kërcënon ata. Sa më të fortë të bëhen Islamikët, tha ai, më shumë gjasa ka që synimet e pastra nacionaliste të shumë ndjekësve të tij suni të eklipsohen nga religjoni.

Fiset dhe organizatat e tyre ushtarake janë shumë më të mëdha në numër se sa xhihadistët, si sa i përket numrit të popullsisë ashtu edhe për numrin e njerëzve nën armë. Por Shteti Islamik po i josh fraksionet suni me sasitë e mëdha të armëve ruse dhe amerikane të kapura në fushëbetejë dhe me të ardhurat nga fushat e naftës që kontrollon në Irak dhe Siri.

File photo of Sheikh Ali Hatem Suleiman, head of Dulaimi tribe, after end of news conference in ArbilBalanca e pushtetit mes Shtetit Islamik dhe figurave me mendime më nacionaliste si Suleiman do të ndihmojë për të përcaktuar formën e ardhshme të rajoneve suni të Irakut dhe nëse ndonjë pajtim është i mundshëm me popullatën shia të vendit.

“A është ky një revolucion apo është terrorizëm?” pyeti një natë vonë njëri prej mbështetësve të tij Suleimanin në vilën e tij në Arbil.

“Është një revolucion,” u përgjigj Suleiman, “por ne kemi probleme.”

Më shumë kohë në ndihmë

Në disa mënyra, Suleiman është tregues i një epoke më shpresëdhënëse, një pionjer i revoltës së vitit 2006 kundër al Kaedës dhe i përpjekjeve të mbështetura nga amerikanët për të riintegruar popullatën suni në politikën e Irakut.

Princi i kurorës mori rolin e tij udhëheqës kur babai i tij vdiq dy vjet para rënies së Sadam Huseinit.

Fisi i tij, Dulaim, ka diku mes dy dhe katër milionë anëtarëve. Siç është e zakonshme në fiset e Irakut, anëtarët vijnë nga të dyja denominimet. Shumica janë suni në këtë rast por ka edhe 300 deri në 400 mijë shia.

Me qendër në provincën e gjerë perëndimore të Anbar por me shtrirje deri në veri të Bagdatit, Dulaim është një nga fiset më të mëdha të Irakut dhe një forcë e fuqishme shoqërore, politike dhe ekonomike, me lidhje me familjet mbretërore në të gjithë Gjirin Arabik dhe elitën e Jordanisë fqinje. Ai qe themeli i regjimit të dominuar nga sunitët në kohën e Sadamit me anëtarë që shërbenin në ushtri dhe qeveri. Sot ky fis mbetet themeli i tolerancës Suni për qeverinë e maxhorancës Shia të Irakut.

Bota që trashëgoi Suleiman qe e ndryshme nga ajo e babait të tij. Pas pushtimit të udhëhequr nga amerikanët në vitin 2003, puna e tij e parë qe që të ruante pushtetin politik të Dulaimëve në mes të kryengritjes brutale suni. Rebelimi i të ngjashmëve të tij suni shënjestroi si amerikanët, të cilët zemëruan Irakun me arrestime masive dhe forcë indiskriminuese ashtu edhe elitën e re politike shia, e cila dukej sikur kishte për synim të margjinalizonte sunitë për shkak të rolit të tyre në abuzimet e Sadamit.

Suleiman ruajti distancën nga kryengritja, por nuk e dënoi atë. Më vonë ai i tha një historiani ushtarak amerikan “gabime u bënë nga të dyja palët.”

Aleancë e thyer

Suniu i ri ka shije robaqepësi. Ai vesh bluza me javë V të bardha gjithmonë të pasura dhe me çallmë të kujdesur. Ai duket tamam si udhëheqës fisnor me sy të mprehtë të kaftë dhe me kocka të dala. Ai pati talent për fjalime dhe titulli i tij i princit të kurorës frymëzonte respekt dhe besnikëri.

Herët më 2005, xhaxhai i tij Maxhid, i cili pati shërbyer si regjent, u arratis në Jordani. Suleimani e gjeti veten vetëm duke lundruar mes pranisë ushtarake amerikane dhe krahut iraken të Al Kaedës, i cili filloi duke hapur rrugën  e vet me vrasje përmes Anbarit dhe Bagdatit.

Kjo fushatë përfundoi më 2006 kur Suleiman dhe një grup burrash në mes të të njëzetave apo tridhjetave përdorën paratë dhe armët nga amerikanët për të luftuar al Kaedën. Sunitë dhe Amerikanët e quajtën lëvizjen Zgjimi.

Oficerët amerikanë konsiderojnë Suleiman të rëndësishëm për fushatën e fiseve nga Ramadi deri te tokat bujqësore përreth Bagdatit dhe më lart në veri. Edhe sot, në disa shtëpi jashtë Bagdatit, sheikët fisnorë zbukurojnë shtëpitë e tyre me foto të princit të kurorës.

“Ai nxiti luftën kundër Kaedës,” thotë Koloneli Rick Ëelch, një oficer në pension i forcave speciale, i cili punoi ngushtë me Suleiman.

Suleiman ekspozoi shije për veprime dramatike. Në një rast, pasi një makinë bombë shpërtheu pranë zyrës së tij në Bagdat dhe vrau shumë nga rojet e tij, ai doli i paprekur. Ai e mikpriti sulmin, i tha ameriaknëve. “Ne kemi një shprehje: kur je sakaq i lagur, mos ki frikë të dalësh në shi.”

Kur shumë suni kishin edne frikë nga milicitë shia, ai vizitoi lagjen e varfër shia të Sadrit në lindje të Bagdatit, duke dalë nga xhipi i tij në mikpritjen e mijëra njerëzve, suni dhe shia.

Ai qe i aftë të tregohej njëkohësisht pragmatik dhe i drejtpërdrejtë. Ndërsa shumica e Sunive e urrenin kryeministrin Maliki që nga fillimi, princi i kurorës luajti bixhoz me një aleancë me të. Aleanca zgjati për tre vjet para se të shkatërrohej më 2010 si pasojë e tensioneve sektare, armiqësisë dhe fodullëkut nga të gjitha palët.

Por për aq sa zgjati, Suleiman lulësoi në marrëdhënien e tij me Malikin. Atij iu dhanë kontrata qeveritare dhe i besoi kryeministrit si njeriu i së ardhmes. Ai vendosi vëllain e tij më të ri, Abdul Rahman, të kandidojë për parlament në listën e Malikit.

Kur Rahman nuk fitoi dhe Maliki luajti me identitetin e tij islamist shia, aleanca u kris. Suleiman doli në televizion satelitor për të kritikuar Malikin dhe ata që i cilësoi si mbështetës iranianë të kryeministrit.

Më 2011, Maliki dërgoi ushtrinë në zyrtar e Suleiman pranë lumit në Bagdat dhe e përzuri atë. Kryeministri arriti të sjellë mbrapsht xhaxhain e Suleiman Maxhid nga Amani dhe i ofroi atij një shtëpi dhe roje në përpjekje për të gërryer staturën e Suleimanit.

Njerëzit përreth Malikit sërish e shajnë Suleiman si një terrorist dhe gojëçjerrë. Haidar Abadi, një zyrtar i partë i partisë Daua të Malikit, e talli atë si një nga “njerëzit që flasin në media” nga jashtë fushëbetejave. Ai tha se qeveria po merrej me kryetarë me më shumë ndikim nga fiset në mënyrë që të kundërbalancojë rebelët.

Mentalitet fisnor

Por edhe pas fitores suni kundër al Kaedës, qeveria e dominuar nga shiat vijoi të arrestojë kundërshtarët suni. Mijëra u burgosën nën akuza për terrorizëm dhe u mbajtën në burg për shumë vite pa gjyq.

Një vit pasi ushtria amerikane u tërhoq nga Iraku, shumë njerëz patën humbur shpresat se jeta mund të përmirësohej; demonstrama masive shpërthyen pas arrestimit të truprojave të një politikani të rëndësishëm suni. Suleiman e hodhi veten në protesë, duke u bashkuar me turmat e udhëhequra nga figura fisnore dhe klerikë fetarë.

Udhëheqësit fisnorë u gjendën mes alternativës së luftës dhe asaj të bisedimeve. Ai përgatiti një përballe ushtarake që nga shkurti 2013, i bindur se qeveria do të sulmonte demonstruesit suni. Në prill, forcat e sigurisë së qeverisë vranë së paku 50 demonstrues në qytetin verior Hauija, duke shkaktuar dhunë në të gjithë vendin. Në javët që pasuan, Suleiman mobilizoi milicinë për të mbrojtur protestuesit.

Tensioni u rrit. Shteti Islamik, i lindur nga hiri i al Kaedës në Irak, filloi një seri me bomba vetëvrasëse kundër Bagdatit. Dhjetorin e kaluar, Maliki sulmoi Ramadin për të pastruar kampet e protestës. Lufta në provincën Anbar mes qeverisë dhe fiseve filloi dhe milicia e Suleiman u transformua në një forcë luftarake të vërtetë.

Suleiman komandoi luftëtarët në Ramadi dhe shmangu përpjekjet e qeverisë së Irakut për ta vrarë. Një seri sulmesh të dështuara me helikopterë që hapnin zjarr ne atë që Suleiman i quan raketa amerikane, konfirmuan statusin e tij si një zë në revoltë.

“Kaq shumë gjak”

Ndihmësit e Malikit privatisht ndjenë se lufta do të rezultonte popullore me votuesit shia në zgjedhjet kombëtare të zhvilluara në prill. Koalicioni i tij fitoi pjesën më të madhe të votave, Por në terren ofensiva u kthye në një luftë të gjatë. Në gjashtë muajt e parë, së paku 6 mijë trupa të qeverisë u vranë dhe rreth 12 mijë të tjerë dezertuan, sipas zyrtarëve të mjekësisë dhe diplomatëve.

Një rival fisnor i Suleiman, Ahmed Abu Risha, u nda nga kryengritja dhe u bashkua me Malikin. Abu Risha tashmë kryeson Zgjimin dhe bashkëpunon me xhaxhain e vet, ministrin e mbrojtjes së Irakut Sadoun Dulaimi.

Kaosi krijoi edhe një mundësi për Shtetin Islamik, i cili dërgoi forca në Ramadi. Në fillim Suleiman dhe ndjekësit e tij injoruan organizatën më radikale por në prill të dy grupimet filluan të luftojnë krahas njëri-tjetrit.

Suleiman tha se një aleancë qe një e keqe e domosdoshme. Ai luftoi dikur al Kaedën, por kuptoi se Shteti Islamik kishte eksperiencë taktike nga lufta civile në Siri. Zhvendosja e tij nga pozicioni i të moderuarit përkoi me ndjenjat e sunive. Ai dhe ndjekësit e tij besonin se, minimalisht, Bagdati duket të japë koncesione para se fiset të përballeshin me Shtetin Islamik. Sunitë kërkojnë të drejtojnë punët e veta dhe sigurinë e vet dhe të marrin një pjesë të të ardhurave të naftës nga qeveria qëndrore.

Suleiman nominalisht drejton dy organizata të mëdha – Këshillin e Përgjithshëm Ushtarak të Anbarit dhe Revolucionarët Fisnorë – që sëbashku përbëhen nga dhjetë fraksione të ndryshme ushtarake. Disa fraksione besojnë te parimet konservatore islamike dhe te identiteti i irakenëve suni. Të tjerë janë degë të regjimit të vjetër të partisë Baath të Sadamit. Ajo që i lidh fraksionet është udhëheqësia ushtarake nga ish-oficerët e ushtrisë.

“Pjesëmarrja e oficerëve lehtësoi gjërat,” tha një klerik islamik i lidhur me kryengritjen Suni. “Ata janë truri i luftës së viteve 1980 me Iranin dhe prania e një oficeri në një grup prej 30 apo 50 vjetësh qe e mjaftueshme. Ai është që bën planifikimin.”

Suleiman, i cili shpesh thirret si Sheiku Ali apo Ali Hatem, i përmbledh të gjitha grupimet dhe ofron një pamje ligjshmërie: gjyshi i tij luftoi në kryengritjen e kombit kundër Britanikëve në vitet 1920 dhe qe mik i Mbretit Faisal, babait themelues të Irakut modern.

“Revolucionarët kanë nevojë për dikë që të jetë i veçantë si Ali Hatem,” tha kleriku. “Ai përmbledh mentalitetin fisnorr dhe flet me një gjuhë që fiset merren vesh.”

Por fuqitë e tij kanë limite.

“Nëse Sheiku Ali bie dakord me njerëzit për të ndaluar revolucionin, a do të ndalojë me të vërtetë? Nuk besoj se ndokush do ta dëgjojë,” tha kleriku.

“Duke zbuluar dhëmbët”

Shteti Islamik mund të jetë më i vogël – diku mes 8 mijë dhe 20 mijë luftëtarë, në krahasim me rreth 30 mijë luftëtarë fisnorë suni dhe nacionalistë – por ai grupim gjithnjë e më shumë po dominon kryengritjen. Ndërsa forcat e armatosura të Irakut u shpërbënë në qershor, fraksione të tjera të armatosura suni iu bashkuan përparimit të grupit radikal nga Mosuli deri në 160 kilometra larg Bagdatit.

“Udhëheqësia është në duart e Shtetit Islamik,” tha një ish-kryengritës suni, Abu Azzam al-Tammi, i cili tashmë është këshilltar i Malikit. Suleiman, tha al-Tammi, qe një “figurë e pastër fisnore dhe shumë popullore,” një nga “revolucionarët me kërkesa të sinqerta.”

Por, ai beson, Shteti Islamik do t’i mposhtë në fund grupimet e tjera Suni. Ai vuri gjithashtu në pikëpyetje aftësinë e Suleiman për të krijuar grupime të mëdha mbështetësish në detin e fraksioneve Suni.

Vëllai i Suleiman Abdul Razzaq tha se Shteti Islamik ka nxjerrë “dhëmbët” dhe fitoi mbi segmente të gjera popullsie. “Ata kanë më mirë gjithçka: municione dhe makina të reja.”

Një oficer sigurie në Ramadi i tha Reuters se Suleiman ka gënjuer veten duke nxitur një luftë që ai nuk mund ta fitonte. “Kur ai foli mbi rebelët që kontrollojnë tokë ai nënkuptonte, pa e thënë atë, ISIS”, tha oficeri.

Një luftëtar besnik ndaj Suleiman është dakord, duke i thënë Reuters se çdo dallim mes fiseve suni dhe Shtetit Islamik në të vërtetë është zhdukur. Grupimet tashmë kanë armë të përbashkëta me ato të magazinave që Shteti Islamik rrëmbeu nga ushtria e Irakut.

Për momentin, Suleiman përjashton mundësinë e përballjes me Shtetin Islamik për shkak se Maliki dhe forcat t tij speciale apo milicitë shia mbeten kërcënimi më i madh. “Ne kemi edhe njerëz të këqinj në zonat tona Suni, por kush i ka dhënë të drejtë qeverisë të sjelli milicitë në tokat tona dhe të vrasë popullin tonë?” pyeti Suleiman para të ftuarve të tij. “Dhe pastaj më pyesin mua për Shtetin Islamik.”

Mes bombardimeve intensive nga qeveria në maj, Suleiman u zhvendos për në Arbil, kryeqyteti i Kurdistanit të Irakut. Ai u betua të kthehet në Ramadi, por ka vijuar të qëndrojë në veri, duke argumentuar se ka nevojë për takime politike dhe për udhëtime në Katar dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe për të bindur Arabët e Gjirit për kauzën e tij. Disa thonë se vijimi i qëndrimit në ekzil ka dëmtuar reputacionin e tij; të tjerë nuk janë dakord.

Një kryengritës në Bagdat e përshkroi Suleiman si frymëzues. Në provincën Dijala, një luftëtar që pati dezertuar nga mbetjet e lëvizjes suni të financuar nga qeveria Zgjimi, e cilësoi atë si një nga figurat fisnore më të respektuara në vend.

Një oficer ushtarak amerikan, duke folur me kushtin e anonimatit, tha se ai besonte se nëse Iraku shpërbëhet përgjatë linjave sektare, e ardhmja e rajoneve suni të Irakut gjendet te ata si Suleiman të cilët kanë një medalje ligjshmërie fisnore.

“Ali Hatem është i vetmi sheik serioz në Anbar,” tha oficeri.

“Njerëzit do të humbin”

Vetë Suleiman është realist.

Herët në maj, ai u ul në një dhomë hoteli në Arbil duke pirë kafe dhe duke luajtur me celularin e tij iPhone. Ai numëroi kurthet e ngritura kundër forcave speciale të Irakut, për të cilat thotë se shkaktuan më shumë se 100 të vdekur.

I freskët nga fushëbeteja, lëkura e tij dukej e nxirë dhe fytyra i qe fryrë. Një përpjekje për ndërmjetësim mes qeverisë dhe fiseve Suni në Anbar sapo pati dështuar. Mosul nuk do të binte në duart e tyre edhe për një muaj tjeër, por Suleiman sakaq ndjente se Iraku po ecte drejt një ndryshimi madhor. Ai nuk shihte ndonjë mundësi për të ndaluar këtë apo për të hequr veten nga procesi.

Ai paraqiti shkurtimisht atë që ka ndodhur që nga ajo kohë: luftime të intensifikuara nga kryengritësit Suni për rajonet rurale të Bagdatit dhe sulme mbi burimet natyrore kritike të vendit – fusha nafte, naftësjellës dhe diga.

“Të gjitha komunitetet do të jenë të ndara. Po bëhet tepër vonë dhe njerëzit do të humbin,” parashikoi ai. Civilë nga të gjitha rajonet Suni të Irakut do të gjenden shpejt në kurth në një luftë mes qeverisë dhe një morie fraksionesh të armatosura.

Ai u rehatua në kolltukun e tij dhe ra në heshtje, zëri i tij bariton nuk dha shenja krenarie për fuqinë e fiseve dhe grupimeve të armatosura. Ai akuzon sunitë pranë qeverisë për sabotimin e shansit për kompromis.

“Kush i dëmton sunitë kaq shumë në Irak? A e dini?” pyeti Suleiman. “Vetë Sunitë.”

You may also like...