Reforma Monetare 1946

Reforma monetare e vitit 1946 qe procesi i tërheqjes nga tregu i kartëmonedhave të vjetra frang ar dhe zëvendësimi i tyre me kartëmonedha të reja të kryer nga qeveria komuniste pjesërisht për të nxjerrë të pavlefshme kartëmonedhat e shpërndara në trojet e “Shqipërisë së Madhe 1942-1945” dhe pjesërisht për të zhdukur fuqinë ekonomike të tregtarëve që kishin akumuluar kartëmonedha të tilla. Shteti shqiptar i kohës pati konfiskuar Bankën Kombëtare të Shqypnis dhe e pati riemëruar Banka e Shtetit Shqiptar, por kartëmonedhat e kësaj banke qenë shpërndarë me shumicë dhe qenë inflacionuar në të gjithë territorin e vendit. Për më tepër, këto kartëmonedha qenë shpërndarë edhe nga administrata e qeverisë shqiptare të kohës së luftës, e cila pati marrë nën administrim Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë e Malit të Zi të sotëm. Për të nxjerrë nga qarkullimi këtë sasi kartëmonedhas u vendos për këmbimin e tyre me kartëmonedha të reja me kushtin që për çdo familje të mos shkëmbeheshin dot më shumë se 5 mijë franga ar nga kartëmonedhat e vjetra. Këmbimi u lejua për një periudhë vetëm dhjetëditore në korrik 1946 ku kartëmonedhat e vjetra në sasi të kufizuar u shkëmbyen me kursin fiks 5 franga të vjetër, një frang i ri.

Sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, kufizimi i sasisë së këmbimit të frangave të vjetra me frangat e reja në 5 mijë franga të vjetra, dogji rreth 9.5 milionë franga të vjetra të cilat nuk hynë në dyert e bankave. Qeveria raportohet se konfiskoi pa shpërblim edhe 11,1 milionë franga të vjetra, të cilat raportoi se i ka vendosur në një depozitë që do ta përdorte për rindërtimin e vendit.

Zëra të ngjashëm: Frang ar, Reforma Monetare 1947, Reforma Monetare 1963, Liberalizimi i Çmimeve 1992.

Lexo më shumë: Fjalorthi ekonomik

Për më shumë shih: Banka e Shqipërisë,

You may also like...