REPO

Akronimi në anglisht Repurchase Agreement, përkthyer në shqip në ‘Marrëveshje Riblerjeje”. Është një formë e huamarrjes afatshkurtër që banka qendrore vë në dispozicion të bankave të nivelit të dytë përkundrejt një interesi të caktuar dhe me titujt e borxhit public si garanci. Teknikisht, bankat e nivelit të dytë japin hua te banka qendrore përkundrejt interest të përcaktuar nga BSH, dhe e rimarrin huanë në përfundim të një afati të caktuar. Zakonisht bankat lënë tepricat e tyre të parave te banka qendrore pas mbylljes së ditës së punës, i lënë aty gjatë natës përkundrejt një interesi dhe i marrin të nesërmen në mëngjes. Parimi funksionon edhe anasjelltas, pra që bankat të marrin para nga banka qendrore për një ditë. Banka qendrore përdor pranimin e depozitave dhe dhënien e huave afatshkurtra si mjeti kryesor i përçimit të politikës monetare. Fjalorthi Ekonomik

You may also like...