Rikthimi i represionit

Qeveritë po shtypin edhe lëvizjet shoqërore popullore. Gjatë viteve të fundit, protestat në nivel vendor – të cilat kundërshtojnë shumë gjëra, nga kushtet e këqija të punës te prerja e paligjshme e pyjeve apo grabitjet e tokave, apo projektet ifrastrukturore që dëmtojnë mjedisin apo shoqërinë – janë shtuar. Por në vend që të përkulen para presionit popullor, elitat politike dhe ekonomike, në shumë raste, kanë zgjedhur t’i shtypin protestat.

Protesta kundër betonizimit të parkut të Tiranës, një nga rastet ku protestuesit u dhunuan fizikisht, u sulmuan mediatikisht dhe u përndoqën penalisht për shkak se denoncuan veprime dukshëm të paligjshme të Bashkisë së Tiranës.

Protesta kundër betonizimit të parkut të Tiranës, një nga rastet ku protestuesit u dhunuan fizikisht, u sulmuan mediatikisht dhe u përndoqën penalisht për shkak se denoncuan veprime dukshëm të paligjshme të Bashkisë së Tiranës.

BARBARA UNMÜSSIG, Project Syndicate

Berlin – Qeveritë në të gjithë botën po ndërmarrin masa drakoniane për të shtypur organizatat e shoqërisë civile, me masa të tilla që fillojnë nga ligjet kufizuese te ngarkesat burrokratike të tepërta, te fushatat e shpifjeve, cenzura dhe represioni i drejtpërdrejtë nga shërbimet sekrete apo policia. Me çfarëdolloj mjetesh, qeveritë po punojnë pa pushim për të ndërhyrë në punën e aktivistëve politikë, shoqërorë apo mjedisorë në përmasa të tilla që nuk janë parë që nga koha e rënies së komunizmit në Europë një çerek shekulli më parë.

Natyrisht, qeveritë citojnë të gjitha llojet e arsyeve, shqetësime për sigurinë, të tilla si ato të lidhura me terrorizmin janë në majë të listës për të justifikuar represionin ndaj OJQ-ve dhe grupimeve të tjera të shoqërisë civile. Por realiteti është që rreziqet për sigurinë – të cilat mund të jenë të sinqerta – nuk përbëjnë justifikim për këtë lloj dyshimi total që qeveritë po përdorin si pretekst për të shtyrë në heshtje apo për të nxjerrë jashtë ligjit organizatat e pavarura.

Kjo tendencë shqetësuese nuk duket se është një fenomen kalimtar, por shenjë e një ndryshimi themelor në gjeopolitikën ndërkombëtare. Mes më të rëndësishmeve është rritja e theksimit të kërkesës për “sovranitet” mes ekonomive në zhvillim nga Egjipti në Tailandë.

Në të vërtetë, si pjesë e dëshirës së tyre të pretenduar për të mbrojtur sovranitetin kombëtar, qeveritë në vendet në zhvillim dhe në ngritje tashmë e konsiderojnë transferimin e parave nga vendet e pasura drejt tyre për, fjala vjen, proceset demokratike, me shumë më tepër dyshim nga sa e shihnin në vitet 1990. Të shikuarit e ndihmave të tilla për OJF_të vendëse si ndërhyrje e papërshtathshme te punët e tyre të brendshme, kanë bërë që një numër të rritje qeverish në jug të botës dëshirojnë të ruajnë apo rimarrin nën kontroll të plotë transfertat e parave nga jashtë vendit – veçanërisht nëse ato kanë për destinacion aktorët e shoqërisë civile, për shkak se lidhjet e tyre ndërkombëtare shikohen si mosbesnikëri ndaj vendit.

Për rrjedhojë, flukset e parave dhe rrjetet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, fondacionet dhe donatorët e tjerë të huaj po vihen gjithnjë e më shumë nën kontrolle të rrepta nga qeveritë. Ligjet që kufizojnë apo ndalojnë sigurimin e financimeve për OJF-të nga burime të huaja janë instrumentet më të përdorshme aktualisht për të monitoruar apo bllokuar punën e këtyre grupimeve. Ligje të tilla janë miratuar apo janë duke u diskutuar në rreth 50 vende në të gjithë botën.

Në Rusi, për shembull, 12 organizata të huaja u vendosën në listën e zezë korrikun e kaluar dhe u kërcënuan me nxjerrje jashtë ligji. Ndërsa bashkëpunimi me organizata të huaja tashmë mbart rrezikun e ndëshkimit me ligj, organizatat e shoqërisë civile ruse kanë humbur akses te financimet e tyre të mundshme. Në fillim të shkurtit, pas një debati të ashpër, parlamenti i Izraelit miratoi në parim një ligj që thotë se organizatat e shoqërisë civile nuk duhet të lejohen të marrin më shumë se gjysmën e buxhetit të tyre nga institucione publike të huaja dhe duhet të bëjnë transparencë mbi burimet e financimit.

Qeveritë po shtypin edhe lëvizjet shoqërore popullore. Gjatë viteve të fundit, protestat në nivel vendor – të cilat kundërshtojnë shumë gjëra, nga kushtet e këqija të punës te prerja e paligjshme e pyjeve apo grabitjet e tokave, apo projektet ifrastrukturore që dëmtojnë mjedisin apo shoqërinë – janë shtuar. Ndërsa teknologjia dixhitale i jep protestuesve vendorë akses te rrjetet politike dhe një audiencë më e gjerë ndërkombëtare, qeveritë janë vënë nën presion në rritje për të pranuar kërkesat e demonstruesve.

Por në vend që të përkulen para presionit popullor, elitat politike dhe ekonomike, në shumë raste, kanë zgjedhur t’i shtypin protestat. Për më tepër, ato kanë zbatuar ligje shtypëse mbi median, të cilat arrijnë deri në vendosjen e internetit nën kontroll shtetëror, nën justifikimin se duan të ruajnë stabilitetin, të luftojnë terrorizmin dhe të mbrojnë sovranitetin kombëtar nga ndërhyrjet Perëndimore.

Denoncimi i protestave popullore nuk ndodh vetëm në shtetet me regjime autokratike. Edhe në vendet demokratike – të tilla si Australia, Kanadaja dhe India – ka pasur pretendime se protestat kontrollohen nga jashtë në mënyrë që të diskretitojnë rezistencën vendore ndaj çështjeve të tilla si naftësjellësa apo miniera qymyri, të cilat supozohet se prodhojnë fitime dhe rritje ekonomike. Në të gjitha këto raste, synimi është i njëjtë: ruajtja e fuqisë politike apo sigurimi i interesave ekonomike të atyre që janë në majë.

Nuk ka asgjë të re te fakti që sundimtarët shpesh i persekutojnë njerëzit që luftojnë për të drejta të njeriut, barazi gjinore, sundim të ligjit, të drejtat e LGBTI, politikave ekonomike miqësore me shoqërinë dhe ekologjinë. Aktorët e shoqërisë civile mundet dhe duhet ti vënë në parehati qeveritë e tyre. Ata janë qentë roje ndaj politikave zyrtare, duke tërhqur vëmendjen për zhvillimet e këqija, duke nisur dhe përqendruar debatin publik dhe duke ofruar alternativa shoqërore. OQF-të vijojnë të thirren në proceset politike shumëpalëshe, të tilla si të ndihmuarit të zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së apo garancive për pasojat e Marrëveshjes së Parisit për Klimën.

Problemi i hapësirës në zvogëlim apo në mbyllje për shoqërinë civile duhet të shtohet se axhenda e parlamenteve kombëtare, organizatave shumëpalëshe dhe proceseve negociatore ndërkombëtare. Liria e opinionit, organizimit dhe mitingut janë thelbësore për demokracinë. Përpjekjet për të kufizuar liri të tilla duhet të shikohen si sfidë ndaj të gjitha qeverive demokratike dhe bashkëpunimit botëror – dhe rrjedhimisht duhet të ndalohen.

* Autorja është presidente e fondacionit Heinrich Böll (Hajnrih Bël)

You may also like...