Rilindje

Mit i përdorur nga një gamë e gjerë udhëheqësish, ku më i famshmi qe Musolini, për të bindur turmat për domosdoshmërinë e pushtetit të një individi të caktuar në emër të një të mire supreme, ku vuajtjet apo fatkeqësitë e një apo shumë individëve nuk kanë rëndësi përballë të mirës së përbashkët.

U përdor nga Partia Socialiste në Shqipëri gjatë fushatës elektorale të vitit 2013 dhe pas saj bashkë me shumë forma të tjera retorike të krijuara fillimisht nga Musolini, të tilla si Enciklika e Bujqësisë, Bëj Shtet, Gjuha e SHQUP-it.

Sipas një studiuesi: ‘Fashizmi është një ideologji që përpiqet të arrijë rilindje shoqërore bazuar në një përqasje holistike-nacionale, radikale të Rrugës së Tretë, megjithëse në praktikë ka tentuar të theksojë stilin dhe në veçanti veprimet për dukje dhe udhëheqësit karizmatikë më shumë se sa programe të detajuara apo ka përdorur demonizimin Manikaean të armiqve të vet.’  Fjalorthi Politik Shqiptar

You may also like...