Shaka ballkanase me Europën

Përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, vendet e Ballkanit janë përpjekur, më së shumti joseriozisht, të plotësojnë standardet për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke krijuar edhe disa barsaleta sarkastike gjatë procesit. Ja disa nga këto barsaleta…

1512302 1446774965542241 2051217522 n“Kur Shqipërisë t’i vijë koha të anëtarësohet në BE, vetë Bashkimi Europian do të jetë asgjë më shumë se sa një organizatë joqeveritare.” Ekspert shqiptar i Ministrisë së Integrimit në vitin 2003.

“Anëtarësimi i Kroacisë në BE në vitin 2014 ngjan me një njeri të ftuar në një festë në të cilën shkon vonë pas mesnatës. Gjysma e pjesëmarrësve kanë ikur sakaq, pjesa tjetër janë të dehur.” Barsaletë kroate.

“Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Europian pas Turqisë,” deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Jashme të Rusisë. Dhe kur gazetarët e pyetën, “po Turqia kur do të anëtarësohet?!” ai tha: “Asnjëherë”.

“Optimistët besojnë se Turqia do të bëhet anëtar i BE-së gjatë Presidencës së Shqipërisë, ndërsa Pesimistët besojnë se Shqipëria do të bëhet anëtar gjatë Presidencës së Turqisë”.

“Politikanët në Ballkan ankohen nga lodhja e procedurave të integrimit, ndërsa zyrtarët e Brukselit ankohen nga lodhja me mungesën e ecurisë së reformave.” Europarlamentar sllovak. (Enlargement fatigue vs. Reform fatigue).

“Nëse Britania del, ne jemi të gatshëm t’i zëmë vendin.” Politikan shqiptar.

You may also like...